Detarët e Bokës së Kotorrit me origjinë shqiptare

Autorët

  • Ylber Hysa

DOI:

https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7438

Abstract

Tregtia dhe lundrimi mes Bokës së Kotorrit dhe limaneve shqiptare ka një traditë të gjatë mesjetës dhe në kohën e re. Drithi, kripa, druri, lëkurët dhe produktet e tij janë ndër artikujt më me interes që ka ofruar Shqipëria në mesjetë dhe që kanë shënuar tregtinë e Bokës me të. Përveç tregtisë, duhet parë edhe konotacionet politike e gjeopolitike që ndërtuan lidhjet e fuqishme në mes të shqiptarëve dhe Bokës së Kotorrit. Albania Veneciana kishte ndërlidhur territorialisht në një njësi hapësirat shqiptare dhe Bokën e Kotorrit. Edhe pas rënies së Ulqinit e Tivarit më 1571, Albania Veneicane, apo Dalmatia et Albania, vazhduan të mbijetojnë si organizim territorial e memorie deri në fund të Republikës së Venedikut (1797). Pas rënies së Durrësit, Shkodrës, e sidomos të Ulqinit, më 1571, shumë familje arbërore kërkuan shpëtim në gjirin e Kotorrit, qoftë duke u vendosur aty, qoftë duke e shfrytëzuar për tranzit për më tutje, në Venedik a Dalmaci. Një pjesë e mirë e familjeve detare me nam në Bokën e Kotorrit kanë origjinë arbërore, ndaj kjo duhet kërkuar mu në këtë kontekst historik. Këta ishin Vulović – Arbanasović, Zaguri, Sbutega, Veroni, Balovic, Bronza etj.

Keywords:

Boka e Kotorrit, detatriks, albanoe, veneciane, arbanosovic, zaguri, Perast

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2024-12-01

How to Cite

Hysa, Y. (2024). Detarët e Bokës së Kotorrit me origjinë shqiptare. Gjurmime Albanologjike, (54), 91–107. https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7438