Articles Journals Publishers Subjects

44 results

Page 1 / 4
OA Art Studies SQ

Ekspozita e Arkivit të Emigracionit Shqiptar në Greqi: projekt sfidues për një histori të lënë në heshtje

Ervin Shehu
Artikulli trajton ekspozitën A Bag Full of Telephone Cards: Making the Archive of Albanian Migration (Një borsë plot me telekarta: Krijimi i Arkivit të Emigracionit Shqiptar), të organizuar në galerinë “TAVROS” në Athinë (Greqi) midis 18-28 shtator 2024, si një projekt politik dhe kuratorial që ndër…
OA Art Studies SQ

Albanofuturizmi dhe vdekja e yjeve

Vincent W. J. van Gerven Oei
Kjo ese sjell analizën e disa veprave të letërsisë fantastiko-shkencore shqiptare të realizmit socialist në kontekstin e politikave anti-koloniale dhe anti-imperialiste të Shqipërisë nga vitet ’60 e në vijim. Si një zhanër “minor”, letërsia fantastiko-shkencore shqiptare e realizmit socialist ishte …
OA Art Studies SQ

Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176

Anxhela Çikopano
Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. Premiera e vitit 1986 dhe popullariteti masiv i shfaqjes (me mbi 500 të tilla), lidhen me batutën e shkathët, natyrshmër…
OA Art Studies SQ

Borgjezi e kuqe, borgjezi e zezë: perceptime mbi fundin e socializmit në romanet Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit të Ismail Kadaresë

Enis Sulstarova
Artikulli shqyrton dy romane të Ismail Kadaresë, Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit për mënyrën se si trajtohen në letërsinë e kohës dy krizat e regjimit komunist shqiptar në vitet 1960-1970, të shkaktuara nga ndërprerja e mbështetjes prej Bashkimit Sovjetik dhe, më pas, Kinës. Në këta roman…
OA Art Studies SQ

Recension i librit

Vincent Van Gerven Oei
Monografia Projekt Jon është libri i dytë i etnomuzikologut Nicholas Tochka mbi muzikën e lehtë shqiptare, pas të parit Audible States: Socialist Politics and Popular Music in Albania (Oxford University Press, 2016). Projekt Jon është botuar në serinë “33 1/3” të Bloomsbury Academic kushtuar monogra…
OA Art Studies SQ

Çështje të kujtesës

Dimitra Gkitsa
Ky artikull mban në fokus vendet e braktisura postindustriale të Shqipërisë ndërsa heton çështjet dhe materialitetin e kujtesës kolektive që gjenden në peizazhe të deindustrializuara. Artikulli fillon me një analizë të përshkrimeve dhe perceptimeve të natyrës gjatë regjimit socialist, të cilat ishin…
OA Art Studies SQ

Hyrje

Jonida Gashi
Ky numër i Studimeve për artin shqyrton temën e revizionizmit, kuptuar njëkohësisht si një dukuri historike, për aq sa lufta kundër të ashtuquajturit “revizionizëm modern” (fillimisht sovjetik por më pas edhe kinez) luajti një rol vendimtar në rrugën e ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë nga fi…
OA Art Studies SQ

Nga kinemaja shëtitëse e popullit te konsumi digjital

Tong Lam
Dikur një spektakël i modernitetit, kinemaja shëtitëse i ofronte publikut të saj mundësinë e rrallë për të përjetuar magjinë e teknologjive audiovizive, sidomos për ata që kishin patur shumë pak kontakte me kësi mrekullish teknologjike më parë. Kjo ishte e vlefshme edhe për zonat e pamata rurale të …
OA Art Studies SQ

“Një valle e lashtë që vazhdon të kërcehet”

Raino Isto
Ky artikull shqyrton debatet artistike mbi kulturën popullore dhe realizmin socialist, që u zhvilluan në Shqipërinë e socializmit shtetëror të viteve 1970. Artikulli fillon me fjalimin famëkeq të diktatorit Enver Hoxha në Plenumin e Katërt dhe eksploron ndikimin e tij mbi artet pamore dhe kulturën m…