56 results
Page 1 / 5Studimi i komponimeve farmaceutike dhe mbetjeve të tyre në ujin e lumit Sitnica, Kosovë
Produktet farmaceutike që përdoren për trajtime shëndetësore spitalore, ambulatore, shtëpiake dhe për qëllime veterinare janë komponime të zakonshme të raportuara në ujrat sipërfaqësore. Shkak është eskertimi i tyre nga pacientët apo kafshët ku janë aplikuar këto barna. Një pjesë e substancave prima…
E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë etnike
Në një atmosferë të rrallë e solemne, në Hamburg të Gjermanisë, pas gjashtëdhjetë vjet harrese e përbuzjeje të nacionalistëve të Shqipërisë etnike, u mbajt një akademi përkujtimore e të Djathtës shqiptare në shenjë nderimi dhe përkujtimi të 100- vjetorit të lindjes se inxh. Xhafer Devës, udhëheqësit…
Kumte për raportet e kanunit me ligjin
Në fokus: drama klasiko-moderne “Loja e mbasdrekës” e Martin Camajt
"Loja e mbasdrekës" është një dramë klasiko-moderne, ndër më të fuqishmet e dramaturgjisë sonë kombëtare, e shkruar me kulturë, dije të thellë, me dialektin e bukur të gegërishtes, me stil të lartë dhe vizionin prej intelektuali e d…
Bashka e artë arvanite e prof. Tito Jochalas
Prof. Tito Jochalas është një emër i mirënjohur në studimet albanologjike. Ka kryer studimet e larta filologjike në Universitetin e Athinës (1965). Punoi në fillim si lektor i gjuhës greke në Universitetin e Palermos, ku u njoh me mjedisin arbëresh. Më 1970 kreu studimet në fushën e albanologjisë pr…
Poezia e Martin Camajt mes hermetizmit dhe errësisë kuptimore
Çështja e hermetizmit dhe pikëtakimet e Martin Camajt me të janë ende në vazhdën e diskutimeve ndër studiues. Një pjesë e etiketojnë këtë poezi si trajtë të mirëfilltë të hermetizmit, ndërsa një pjesë tjetër e shohin si errësim të shprehjes poetike, që vjen si përpjekje për të lartësuar nivelin este…
The Dutch in Albanie
In Dutch history as in Albanian the concept of the Albanian gendarmerie directed by Dutch army officers stands rather out of focus. The only work especially dedicated to the subject till now was that — without any scientific prétention — by the officer Fabius who himself took part and described his …
Sprovë për gjetjen e kritereve në analizën e emnavet të vend-banimeve
Veprat e Zef Valentinit përmbajnë nji numur të madh emna vendesh, fisesh e familjesh apo vëllaznish shqiptare. Vetëm mbledhja e tyne e dokumentacioni historik asht ndihmesë kryesore për kthjellimin e historisë të popullsisë shqiptare mbrendë e jashtë kufijve, sidomos për të gjetë disa fille në zbuli…
Humbja e Prof. Alois Schmaus
Me njizet e shtatë korrik të këtij vjeti vdiq në München mbas nji sëmundje të randë e të rrufeshme Alois Schmaus, profesor i universitetit të München-it ku drejtonte studimet e slavistikës e të filologjisë të Evropës Juglindore. Lexuesit tanë e njohin të ndiemin nga shkrimet e botueme herë mbas here…
Kremtimet e gjashtëdhetëvjetorit të “Diellit" në New York
Prej 28 deri me 30 nandor u zhvilluen në New York kremtimet kushtue gjashtëdhetëvjetorit të fletores ma të vjetër shqiptare « Dielli ». Nuk qe vetëm nji kongres madhështor në dukjen e jashtme ndër salat e gjana e të farfurishme të Americana Hotel në qendrën e atij qyteti të stërmadh, por dhe nji tak…
Gjurmë të popullsisë shqiptare në Provincën e Piacenzës
Sqarimi i valëve të ndryshme të dyndjeve të shqiptarëvet drejt dheut të Italisë gjatë pushtimit turk mbetet ende si nji ndër detyrë kryesore të historjanëvet që merren me çashtje shqiptare. Si dihet ky mërgim pati dy rrugë : nji në drejtim të Jugut të Italisë ndër tokat e Aragonezëve dhe nji tjetër …