Artikujt Revista Botuesit Lëndët

128 rezultate

Faqja 1 / 11
OA Diskutime SQ

SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK

Behar Hoxhaj
Ky artikull analizon statusin e gjuhës shqipe nën ndikimin e globalizimit brenda-etnik dhe ndëretnik, si pjesë e proceseve më të gjera të globalizimit botëror. Në këtë kuadër, shqipja përballet me dy sfida kryesore: (1) trysnia nga huazimet leksikore prej gjuhëve të huaja; dhe (2) globalizimi brenda…
OA Univers SQ

Dukuri të bashkëjetesës ndërfetare

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Në këtë punim trajtohet fenomeni i diversitetit si një dukuri shumë interesante, që është pothuajse një veçori unike e bashkëjetesës ndërfetare midis shqiptarëve. Nga ky këndvështrim, janë bërë përpjekje për të shpjeguar më tej disa aspekte të kësaj teme që janë po aq interesante sa edhe komplekse. …
OA Univers SQ

Disa gabime në përkthimin e terminologjisë fetare dhe drejtshkrimin e tyre

Liridon Kadriu
Përmes këtij punimi, kam paraqitur shkurtimisht disa terma fetarë, të cilët, sipas mendimit tim, janë përkthyer gabimisht në shqip dhe po humbasin kuptimin e tyre thelbësor duke marrë një kuptim dytësor, madje në disa raste një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Le të marrim si shembull fjalën “Haxh”:…
OA Optime SQ

Lidhja e vendimeve juridike me standartet nga gjykata europiane e të drejtave të njeriut

Pjereta Agalliu, Alem Bedhija
Çdo shtet demokratik synon të ndërtojë dhe zbatojë një shtet të së drejtës si bazë të funksionimit të duhur të tij. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë po aq komplekse, sa edhe ndërluftuese. Miratimi i Kushtetutës sonë në vitin 1998, sanksionoi një rol të rëndësishëm kyç në marrëveshjet ndërkombëta…
OA Optime SQ

A do të kontribuojë këshilli fiskal në financat e shëndosha publike të cilat e afrojnë Shqipërinë me BE-në?

Vanina Kalemi (Jakupi)
Metodologjia e zgjeruar e zgjerimit, e miratuar në vitin 2020, e vuri grupin e Themeleve në qendër të negociatave të pranimit. Në këtë mënyrë, Shqipërisë do t’i duhet të përqafojë dhe zbatojë plotësisht reformat në fushat themelore të sundimit të ligjit, në veçanti reformën gjyqësore dhe luftën kund…
OA Optime SQ

Prevalenca dhe faktorët e riskut të kariesit dentar në fëmijërinë e hershme në komunitetet rurale shqiptare: një studim cross-sectional

Elsa Metalla
Të dhëna të përgjithshme: Kariesi dentar në fëmijërinë e hershme (KFËH) është një problem mjaft i përhapur i shëndetit publik në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale, ku qasja ndaj shërbimetve den-tare është shpesh e kufizuar. Shkalla e lartë e prevalencës dhe dallimet e mëdha rajonale theksojnë ne…
OA Optime SQ

Fenomeni i dhunës kibertinike dhe problematikataktuale të mbrojtjes juridiko penale ndaj saj

Ylli Pjetërnikaj, Enisa Shahini
Dhuna kibernetike duke qenë një fenomen relativisht i ri, i cili përfshin një shumëllojshmëri të gjerë krimesh, si term është ende i vështirë për t’u përcaktuar me saktësi.Ajo shpesh keqkuptohet dhe nuk merret seriozisht sa duhet. Megjithatë, mund të fillojë në internet, por shpesh përfundon jashtë …
OA Optime SQ

Sfidat e ruajtjes së natyrës njerëzore të drejtësisë.

Nadia Guni, Teojorg Gogu
Inteligjenca artificiale dhe ligji, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes së diskutimeve të fundit politike dhe akademike, janë dy tema kryesore të strukturës sonë sociale të cilat po pësojnë ndryshime themelore. Kur bëhet fjalë për rastin e Shqipërisë, një shqetësim që me të drejtë do të lindt…
OA Optime SQ

Sistemi e-albania kërkon adresimin e sfidave për të mbrojtur të dhënat sensitive të qytetarëve. Është thelbësore të krijohet një sistem i sigurt dhe i besueshëm

Valbona Cinaj
Përparimet e fundit në teknologji kanë revolucionarizuar proceset tradicionale administrative, duke lejuar ofrimin më të shpejtë dhe më efikas të shërbimeve. Në ritmin e shpejtë të zhvillimit dhe lehtë-sisë me të cilën informacioni mund të transmetohet, siguria e informacionit është bërë një shqetës…
OA Kosova SQ

Publikimet në Shqipëri për komitetin "Mbrojtja kombëtare e Kosovës" dhe veprimtarët e tij

Jani Sota
Për Komitetin "Mbrojta Kombëtare e Kosovës" dhe rolin e figurave historike të tij në lëvizjen për çlirim e bashkim kombëtar, në vitet 1918- 1924 kanë shkruar studiues të huaj seriozë, të cilët kanë trajtuar në këndvështrime të ndryshme problemet për kohëzgjatjen e veprimtarisë së KMKK, evidentimin e…