3,191 rezultate
Faqja 1 / 266Vetëdija kritike e Arshi Pipës
Kritika letrare shqipe, në historinë e zhvillimit të vet, ka pranuar e refuzuar format e zhvillimit të kritikës letrare në një trajektore atipike krahasuar me kritikën letrare në vendet perëndimore. Ky zhvillim i kritikës letrare shqipe ka bërë që historia e kritikës së letërsisë shqipe sot të na of…
Tema në prozën e Musa Ramadanit
Musa Ramadani është autor i respektuar në letër- sinë shqipe, i cili prej më se gjysmë shekulli është i pranishëm me krijimtarinë e tij te lexuesi dhe kritika letrare, e cila ka studiuar aspekte të ndryshme të krijimtarisë së tij. Arsye tjetër për këtë punim është veçantia dhe komplek- siteti i këti…
Reflektimi i dhimbjes në artin letrar
Ky punim ka për qëllim të paraqesë një dukuri që është e pranishme në mbarë letërsinë. Dukuria si e tillë lidhet më krijimin e letërsisë së mirëfilltë duke marrë brumin nga realitet i jetuar i autorëve. Një përkufizim më i qartë do të ishte dhimbja personale e kthyer në art. Kësaj here do të mbetemi…
Adem Dema për Adem Demaçin
Punimi trajton njërën prej veprave më të mira të Adem Demaçit: romanin autobiografik Dashuria kuantike e Filanit, në të cilën, duke rrëfyer me “kapërcime”, autori mbulon një kohë rreth gjysmëshekullore. Ngjarjet, situatat, mjedisi, personazhet janë të vërteta, natyrisht të plotësuara me tisin e fiks…
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Ismail Kadare, edhe pse një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë, nuk ka qenë objekt i një vëmendje të madhe nga ana e kritikës italiane. Një lagunë jo pak e rëndësishme nëse konsiderohet jo vetëm rëndësia e këtij autori në vetvete, por mbi të gjitha f…
Ulku dhe Uilli - Vath Koreshi postmodernist
Në këtë punim bëjmë një vështrim të shkurtër të veprës më të mirë të Vath Koreshit, “Ulku dhe Uilli”, njërit ndër romanet e rralla të shkruara me vetëdijen krijuese postmoderne të periudhës postkomu- niste.
Romani “Ulku dhe Uilli” është ndërtuar mbi parimet e poetikës postmo- derne. Ai nis me parate…
Rrëfimtarët e Kutelit
Në vitet para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mitrush Kuteli boton disa libra me tregime. Përveç gjuhës së këndshme, rrëfimit të ngjarjeve e storieve, përshkrimeve, ndërtimit të atmosferës, aftësisë për ta përfshirë lexuesin në botën fiksionale që ndërton, veçanti kryesore e tregimeve të tij ësht…
Ymer Riza si përfaqësues muzikor i qytetit të Gjakovës dhe fonografimet e para shqiptare në Kosovë (në 60-vjetorin e vdekjes së Ymer Rizës)
"Në këtë punim do të trajtohet figura e Ymer Rizës, një ndër personalitetet, i cili ndikoi në mënyrë domethënëse në kul- turën muzikore të qytetit të Gjakovës në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit njëzet. Theks i veçantë i vihet ndikimit të tij me ndryshimin që bëri kur k…