Artikujt Revista Botuesit Lëndët

37 rezultate

Faqja 3 / 4
OA Kosova SQ

Arsimi në Ferizaj gjatë viteve ‘90-të të shek. XX

Agon Krasniqi
Arsimi në komunën e Ferizajt gjatë periudhës së viteve ‘90-të, u karakterizua me ngjarje të shumta, siç e kemi rastin me helmimet në shkolla, refuzimin e plan-programit serb nga ana e mësimdhënësve, largimi i të gjithë mësimdhënësve nga puna, lëshimin e dëftesave Republika e Kosovës (RKS) nga ana e …

Bahri Beci, gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e Studimeve Albanologjike

Tomorr Plangarica
Më 20 gusht 2023 u nda nga jeta gjuhëtari me kontribute të shquara në fushën e studimeve albanologjike, akademik Bahri Beci (lindur në Shkodër më 6 mars 1936). Profesor B. Beci ia kushtoi jetën e tij studimit të gjuhës shqipe, duke u angazhuar në fusha e kahe shqyrtimesh nga më të larmishmet. Prurje…

“Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe”, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022

Evalda Paci
Përmbledhja me titull “Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe” përmban disa punime që kanë objekt të vëmendjes autorë a vepra që prej vitesh janë pjesë e kërkimeve dhe e interesave studimore të kolegëve të Departamentit të Studimeve Letrare të Institutit të Gjuhësisë dhe të Le…

Konferencë shkencore “studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”

Evalda Paci
Më datën 29 qershor 2023, pranë Muzeut Arkeologjik të Akademisë së Studimeve Albanologjike u mbajt konferenca shkencore “Studime letrare në proces, perspektiva e qasje të reja zhvillimi”, si një veprimtari e përvitshme e organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare i Institutit të Gjuhësisë dhe t…
OA Univers SQ

Ditari i Haxhi Hasan koplikut si burim me rëndësi për shoqërinë shqiptare të shek. XVIII

Dr. Ardian Muhaj
Në arkivin e familjes Kopliku të Shkodrës gjendet një dokument me vlera për historinë sociale të fillimit të shekullit XVIII. Ditari është mbajtur në osmanishten e kohës me ndonjë dua në arabisht, sidomos kur shënon lindjen e një fëmije, martesën e një djali apo vajze apo vdekjen e ndonjë personalit…

Anila Omari: Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022

Evalda Paci
Studime rreth shqipes së vjetër (shek. XV-XVIII), përmbledhje studimore me kontribute të përzgjedhura të koleges Anila Omari përbën një prej botimeve më të fundit reflektuese të veprimtarisë shkencore të saj. Në lëndën e kësaj përmbledhjeje tërheq vëmendjen një konfigurim i arsyetuar trajtesash, që …

Konferencë shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”

Evalda Paci
Më datën 15 maj 2023, në sallën “Europa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua konferenca shkencore “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”, e organizuar nga Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për arbëreshët dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë …
OA Antropologji SQ

Studime etnografike mbi Skënderbeun: 1940-1990

Ermela Broci
Ky punim është pjesë e projektit “Bibliografia etnografike mbi Skënderbeun”, e cila shënon një fazë të re në qasjen etnografike, duke përgatitur bibliografi tematike. Kjo bibliografi rendit kontributet rreth figurës së tij në revistat kryesore etnografike, si Etnografia shqiptare dhe Kultura popullo…

Konferencë shkencore “studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi”

Evalda Paci
Më datën 27 qershor 2022, në ambientet e Hotel Mondial (Tiranë), u mbajt konferenca shkencore Studime letrare në proces, rezultate e kahje të reja zhvillimi, organizuar nga Departamenti i Studimeve Letrare, i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA). Fjalën e hapjes e mbajti prof. as. dr. Eva…