Thesari i Jubicës, hallkë tjetër me rëndësi për renditjen kronologjike të drahmeve Ilire

Authors

  • Hasan Ceka

Abstract

Thesari i Jubicës (Koplik, rrethi Shkodrës), si zakonisht gjetjet e këtij lloji, i detyrohet një zbulimi të rastit. Ai ju rrëmbye tokës, ruajtjes se të cilës i qe besuar nga pronari i panjohur, aty nga muaji Tetor apo Nëntor i vitit 1965, duke lëruar me traktor një are që shtrihej disa dhjetra metra larg hyrjes se shtëpisë se kooperativistit jubicar Zef Miculit. Simbas dëshmisë se fshatarëve që i zbuluan dhe i mblodhën monetat e thesarit, kryekëput drahme argjendi të qyteteve Dyrrah e Apolloni, këto duhet të kenë qenë vendosur ne një enë balte. Për fat të keq nga kjo enë nuk qe e mundshme të shohim veçse fragmente pa rëndësi,
kështu që nuk mund të thuhet gjë as për formen e madhësinë e saj, as edhe nëse ka qenë fjala për keramikë lokale, sikurse duhet tè mendonim ne radhë të pare, apo për enë të importuar, të tipit dhe teknikës helene. Një sondazh i bërë këti« nga sektori i arkeologjisë i Institutit të historisë e të gjuhësisë, nuk dha ndonjt
të dhënë tjetër të re; gjetjeve të mëparshme ju shtuan edhe dy drahme të tjera. Nga të 138 copë drahmet e mbledhura, 91 !) janë prerë ne Apolloni dhe vetëm 47 copë mbajnë monogramin e qytetit velia, Dyrrahut. Ky raport sasior del krejt i papritur për ne, për arësye se ne të gjitha thesaret me drahme të dy qyteteve që njohim, qofshin këto të zbuluar ne Shqipëri, apo jashtë territorit të vendit tonë, kanë qenë pikërisht drahmet e Dyrrahut ato që mbizotëronin, madje ne një përqindje mjaft të lartë. Një raport si ky do të mund të prite j dhe as qëdo të dukej i jashtëzakonshëm, nëqoftëse thesari do të kishte dalur ne dritë ne hinterlandin
e Apollonisë dhe jo ne një territor si yni që duhet të ketë qenë vazhdimisht nën ndikimin ekonomik të Dyrrahut të afërt e jo të Apollonisë se largët. Për këtë arësye ky raport nuk mund të jetë i rastit, por duhet të merret si pasojë e një krize ekonomike-financiare që kalonte Dyrrahu, ne kohën e fshehjes se
thesarit, krizë kjo qe i vuri marrëdhënjet tregëtare të qytetit me prapatokat ilire ne një gjendje inferioriteti përkundrejt Apollonisë. Kjo gjendje e pasqyruar qartë ne thesarin tonë, sikurse lënë të supozojnë vetë monetat, u detyrohet kryesisht
shkaqeve të jashtëme luftarake, për të ciJat do të flasim më poshtë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. ) Ne të vërtetë janë 90 copë, mbasi njëri ekzemplar është imitacion dhe si i tille nuk mund të jenë prerë ne punishten e qytetit.

  2. H. Krekich v. Strassoldo, Ueber einen Fund zumeist unedierter Drachmen von Dyrrachium, Monatsblatt der numismatischen Gesellshaft in Wien (Mbl.), vol. IV, 1897/99, fq. 276 vv.

  3. Pjesa më e madhe e 100 drahmeve të këtij thesari të pabotuar, u rrëmbye gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë dhe u dërgua ne Itali, gjoja për ekspozim, por nuk ju kthye më muzeut. Me qëllim krahasimi, po japim ne një tabelë, përmbajtjen tipologjike të tij për aq sa është shenuar ne inventarin e vjetër të muzeut Arkeologjik-Etnografik të Tiranës.

  4. ti j H. Ceka, Dy thesar e drahmesh ilire e denarësh romakë të zbuluar ne Tirane, rëndësia e tyre historike, numismatike e kronologjike, S. H. 1966, 1, f. 3-40.

  5. Thesari i Gjonmit, i zbuluar ne vitin 1960 dhe i ruajtur né muzeun e Elbasanit, nga pikëpammja tipologjike përputhet plotësisht me ato të Tiranës, pra është edhe i njëkohshëm me to.

  6. Përsa i përket përcaktimit kohor të drahmeve të këtyre tre thesareve shih H. Ceka: Vep. e cit.,

  7. f. 10 e 12. Datimi i drahmeve të Dyrrahut dhe Apollonisë, SH. 1966, 3, f. 39, si dhe La datation des drachmes de Dyrrachion et d'' Apollonie et V époque de leur penetration massive vers les cotes de la Mer Noire. S.A. 1966, 1, p. 219; shih edhe më poshtë shënimin 12.

  8. H. Ceka, Datimi i drahmeve. . . f . 38 v. dhe La datation, f. 218 v.

  9. H. Ceka, Probleme të numismatikës ilire, Tirane 1967, f. 40 v.

  10. Nuk mund të vlerësohen ne këtë drejtim, nga ana tjetër, drahmat apolloniate të thesareve të Lezhës e të Durrësit për arësye se né thesarin e fundit u gjet vetëm një drahme apolloniate, e cila veç kësaj mungon ne të dy thesaret e tjera.

  11. Ka qenë vënê re, dhe kjo e ruan vlerên edhe sot e kêsaj dite, se kanë qenë drahmet e Dy rrahut ato që u kanë shërbyer si prototip edhe atyre të Apollonisë. Por kjo nuk do të thotë se çdo e re, që solli ndryshime né pamjen e jashtme të drahmeve, u vu në zbatim në tê njejtën kohë mbi drahmet e të dy qyteteve. Ishte e natyrshme që punishtja e Apollonisë të vonohej për një farë kohe në kêtë mes. Ka edhe raste, në të cilat Apollonia ndjek një rrugë më vehte për shembull, përdorimin e monogrameve kryesisht në segmentin e faqes së monetave

  12. dhe lopën e kthyer majtas, karakteristika këto që shquajnë drahmet e Apollonisë së periudhë së tretë, monetat e Dyrrahut nuk i njohin fare.

  13. Në shpinë, nga ana tjetër, tek të dy ekzemplarët, ndonëse vulat ndryshojnë, si ypsiloni ashtu edhe sigma, janë dhënë në trajtat e tyre të hershme.

  14. Shih referimet e shënimit 6.

  15. Periudha e pare, afërsisht 325-250 para e. sonë; periudha e dytë afërsisht 250-150 para e. sonë dhe psriudha e trete apo e fundit, afërsisht 150-30 para e. sonë.

  16. Mjift instruktiv në çështjen e rreshtimit kronologjik, veçanërisht të monetarëve dyrrahas, janë krahasimet e mëposhtme. Nga të dhjetë tipet e lidhura me emrin e monetarit Aristodam, në thesarin e Jubicës përfaqësohen jo më pak se tetë, ndër të cilat tri krejt të reja, që nuk i njihnim më pare. Nga gjithsejt tri tipe të Euandrit na dolën dy, ndërsa nga Ktesoni me gjashtë variante, gjetëm vetëm tri. Prej Mnasenit njihnim më pare vetëm katër variante; në Jubicë na dolën gjashtë tipe, ndër të cilat tri krejt të reja, kështu që numri i varianteve

  17. ngjitet në shtatë. Dy tipe krejt të panjohura lidhen tani edhe me emrin e monetarit Sostren. i cili më pare përfaqësohej me dy variante të tjera që nuk u gjetën në Jubicë. Në thesarin e Lezhës, ku monetarët kryesorë janë Alkai dhe Menisku me nga tetë, respektivisht, gjashtë tipe secili, Aristodami përfaqësohet vetëm me dy tipe, Euandri, Ktesoni e Mnaseni, me nga një, kurse Sostrenin nuk e gjejmë fare.

  18. Një rast tjetër që përforcon mendimin e sipërm se emrat e shkurtuar të faqeve nuk u zhdukën menjëherë, por vazhduan ne të dy etapat e periudhës se dytë, bi je ne sy edhe tek drahmet apolloniate të Jubicës, ku emri i monetarit Damarhos na jepet si ne monogram, ashtu edhe i shkruar i piote (krahaso numrat 2 e 5 të katalogut).

  19. H. Ceka, Datimi i drahmeve. . . f. 39, vv. dhe La datation . . . f . 220 v.

  20. C. Praschniker, Muzakhia und Malakastra, Jahrbuch d. öst. arch. Institutes in Wien vol XXI-XII, Beiblatt, kol. 187 dhe 202; O. Kern, Inschriften von Magnesia am Meander, 45" Disa nga vulat e t jegullave të Dyrrahut, të zbuluara ne Durrës, janê botuar nga S. Anamali* Nekropoli helenistik i Epidamnit B.SH.SH. 1957, 1 f. 57.

  21. A. Maier, Die Silberprägung von Apollonia und Dyrrhachium, Numism. Zeitschrift, N.F. vol. I, 1908, f. 11.

  22. H. Ceka, Probleme. . . fq. 133, nr. 237 e 256, fq. 134, nr. 263.

  23. R. Münsterberg, Die Beam ennamen auf den griech. Münzen. Numismatische Zeitschrift, vol. LX (1927) f. 57. Mosdhënja e emrit të faqes len shteg të besohet se është fjala për njê monete bronxi.

  24. H. Ceka, Probleme. . . fq. 133, nr. 253.

  25. R. Münsterberg, Zur Silberprägung von Dyrmchium und Apollonia. Monatsblatt d. numism. Gesellschaft in Wien. Vol. X (1915-1917), fq. 260. Shih edhe Sylloge Nummorum Graecorumy Thessaly-Illyricum. Copenhagen 1943.

  26. Shih A. Maier, Vep. cit. drahmen nr. 81, si dhe Sylloge. . . nr. 377.

  27. Sylloge, Apollonia.

  28. R. Munsterberg, Die Beamtennamen. . . f . 58

  29. Për fat të keq ekzemplari i thesarit të Lezhes u rrëmbye gjatë pushtimit të Shqipërisë nga fashistët italiane, kështu që nuk ka mundësi për një verifikim të shenjës simbolike të kësaj monete.

  30. E humb natyrisht vlerën tani edhe përfundimi i arritur nëpërmjet grumbullimit kryesor të drahmeve të imituara, të pajisura në faqe me emra monetarësh të periudhës së fundit, se lindja e këtij tipi monetash ndodhi në shek. I para e. sonë (shih H. Ceka, Probleme. . . f. 36).

  31. R. Munsterberg, Zur Silberpragung. . . f. 259.

  32. H. Ceka, Dy thesare. . . dhe B. Mitrea, Monedele oraselor Dyrrachium sì Apollonia in Moldova, Tezaurul de la Viisoara, r.Tg. Ocna. Studii si cercetari de numismatica, voi. II, 1958, f. 27-93.

  33. H. Ceka, Datimi i drahmeve, f. 41; La datation des drachmes..., f. 221.

  34. Për të nxjerrë mesataren e peshës se drahmeve të thesarit të Viisoarës nuk u morën të 20 tipet, por vetëm tre më të pasurit në numër; këto jo vetëm përbëjnë më tepër se gjysmën e thesarit prej 800 drahmesh, por janë tipe që formojnë edhe shumicën dërmuese në dy thesaret e Tiranës.

  35. Polyb, 11,11.

  36. Polyb. VIII 13.

  37. Nga të dhëna e Livìt (XLiV 23 e 27) dhe sidomos nga libri XLV 43, ku thuhet se mbas disfatês ilire të vitit 168 romakët gjetën në arkën e Gentit një sasi të madhe ari e argjendi, si dhe 13000 copë moneta argjendi romake e 120000 drahme ilire, është provuar historikisht se në mbretërinë ilire të kohës së Gentit, me qendër Skodrën, (181-168 para e. sonë) ekonomia

  38. sunduese ka qenë ekonomia monetare.

  39. Shih në këtë vjetar: B. Jubani-N. Ceka, Gërmime në qytezën ilire të Rosujës, fq. . /

  40. Për monetat e Lisit, Skodrës dhe Gentit, shih : S. ïslami : Prerjet monetare të Skodrës, Lisit dhe Gentit, S.H., 1966, nr. 3-32 ose La monnayage de Skodra, Lissos et Genthios, S.A., 1966; p. 225, 253. Mbi prerjet e mbretit Balle dhe të daorsëve shih J. Brunsmid, Die

  41. Inschriften und Münzen der griech. Städte Dalmatiens, Wien 1898, f. 72-86.

Downloads

Published

2023-08-24

How to Cite

Ceka , H. (2023). Thesari i Jubicës, hallkë tjetër me rëndësi për renditjen kronologjike të drahmeve Ilire. Iliria, 1(1), 83–101. Retrieved from https://albanica.al/iliria/article/view/2666

Issue

Section

Articles