Harta arkeologjike e bredetit Jon dhe e pellgut të Dëlvinës

Authors

  • Dhimosten Budina

Abstract

Shqipëria është vend i një kulture të lashtë. Trualli i saj ruan një numër të madh monumentesh të epokave më të ndryshme historike, që përbëjnë thesarin e paçmueshëm të kulturës së popullit tonë. Këto monumente që i ndeshim ende në sipërfaqe, në forme rrënojash, ose i zbulojmë nga gjiri i tokës, ruajnë në vetvete gjurmët e asaj kohe që i ka krijuar. Por ato kurrë nuk arrijnë deri në ditët tona në gjendjen e tyre të dikurshme.
Koha, fenomenet atmosferike, lëkundjet sismike, fenomenet e ndryshme shoqërore dhe sidomos lufta, kanë lënë mbi to gjurmët e tyre. Megjithatë edhe kështu, të cunguara e të dëmtuara, ato ruajnë vlerën e tyre historike dhe përbëjnë
atë material faktik, me anën e të cilit studjuesit depërtojnë në thellësinë e shekujve dhe rindërtojnë të kaluarën historike të një populli. Qeveritë antipopullore të së kaluarës nuk kanë treguar asnjë kujdes për pasurinë kulturale të vendit tonë. Ata e kthyen atë në plaçkë tregu, si çdo gjë tjetër të këtij vendi, duke u hapur kështu rrugën spekullimeve të shëmtuara pseudoshkencore të studjuesve të huaj, që përfaqësonin interesat e vendeve të
tyre imperialiste. Për herë të pare në pushtetin tonë popullor çështja e pasurisë kulturale të vendit tonë u vu mbi baza të shëndosha dhe gjeti vlerësimin e duhur. Gjurmimet, studimi sistematik dhe ruajtja u bë detyrë e institucioneve tona kombëtare. Sot, që kanë kaluar diçka më shumë se dy dekada që nga themelimi i këtyre institucioneve, ne mund të krenohemi me rezultatet e arkeologjisë shqiptare. Zbulimi i një numri të madh vendbanimesh e nekropolesh të panjohura më pare (që janë
të lidhur me kërkimet e këtyre viteve të fundit) i kanë zgjeruar shumë njohuritë tona mbi të kaluarën e lavdishme të popullit tonë. Një ndër detyrat që ka shtruar këto vitet e fundit arkeologjia shqiptare është edhe ajo e përpilimit të një harte arkeologjike të vendit. Mbi këtë problem të rëndësishëm po punon një grup specialistësh nga Sektori i arkeologjisë, punonjësit e muzeve të rretheve dhe arësimtarët. Realizimi i tij do të kalojë në disa etapa pune që do të çojnë më në fund në përpilimin e hartes së përgjithshme arkeologjike të Shqipërisë. Në etapën e pare arkeologjia e jonë shtron si detyrë përpilimin e hartave zonale, të cilat do të sherbejnë në të ardhmen si bazë për
përpilimin e hartes së përgjithshme. Punimi që po paraqesim, ka për qëllim t'i përgjigjet kësaj detyrë. Ai i kushtohet hartes arkeologjike të bregdetit shqiptar të Jonit dhe pellgut të Delvinës.
Në këtë punim përmbahen të gjitha monumentet e gjetjet e ndryshme arkeologjike që janë përfituar deri më sot nga gërmimet sistematike, ekspeditat informative dhe zbulimet e rastit. Ai shoqërohet me skica, rilevime dhe fotografi. Në
fund ndjek një hartë përmbledhëse për monumentet e zones.
Në paraqitjen e monumenteve të veçanta jemi udhëhequr nga kriteret e mëposhtme:
1) Monumentet janë grupuar sipas kriterit gjeografik. Si bazë për një grupim të tillë kemi marre luginat e lumenjve ose territorin që formon një tërësi gjeografike.

2) Për çdo monument është përcaktuar karakteri i tij: stacioni prehistorik, shpellë, qytezë, nekropol, etj. vendi i gjetjes, zbuluesi dhe mosha e monumentit.

3) Monumentet e botuara janë dhënë me një përshkrim të shkurtër dhe shoqërohen me bibliografinë përkatëse. Ato të pabotuara jemi munduar t'i paraqesim me një përshkrim sa më të plote që ka qenë e mundshme.   4) Për ta bërë harten sa më të kuptueshme dhe më të përdorshme, çdo monument apo gjetje e veçantë paraqitet ne hartë me shenjën konvencionale përkatëse dhe me numrin rendor që i është dhënë atij ne punirti. Qendrat e mëdha arkeologjike që kanë monumente dhe gjetje të shumëllojshme, janë paraqitur né hartë me nga një numër rendor të përbashkët, kurse monumente të ndryshme janë renditur jo sipas parimit kronologjik por atij topografik. Padyshim që kjo hartë nuk mund të ketë karakter përfundimtar, mbasi me kalimin e kohës gërmimet e ardhshme dhe zbulimet e rastit do të sjellin vazhdimisht materiale të reja, gjë që do të bëjë pa tjetër të domosdoshëm plotësimin e hartes ekzistuese ne mos një ripërpilim të saj.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-08-24

How to Cite

Budina , D. (2023). Harta arkeologjike e bredetit Jon dhe e pellgut të Dëlvinës. Iliria, 1(1), 275–342. Retrieved from https://albanica.al/iliria/article/view/2672

Issue

Section

Articles

Most read articles by the same author(s)