Rezultatet e gërmimeve arkeologjike të vitit 1970

Authors

  • Zhaneta Andrea

Abstract

Sektori i arkeologjisë i Institutit të historisë dhe gjuhësisë nga viti në vit pò e shton fushën e veprimtarisë së tij kërkimore. Duke punuar në drejtime të ndryshme, në përputhje me detyrat që i dalin përpara arkeologjisë sonë, gjatë vitit 1970 u ndërmorën një varg gërmimesh në qendra të rëndësishme arkeologjike të vendit tone, duke zgjeruar kështu sferën e kërkimeve edhe në qendra të reja. Ekspeditat po japin gjithnjë e më tepër materiale të reja me rëndësi të madhe shkencore dhe po hedhin dritë të re mbi disa problème të rëndësishme të
arkeologjisë dhe të së kaluarës së largët të popullit tonë.
Po paraqesim këtu më poshtë qendrat ku kanë punuar ekspeditat e këtij viti dhe përmbledhtaz po parashtrojmë rezultatet e tyre. Për gjurmimin dhe studimin e problemit themelor të historisë sonë të lashtë, atij të etnogjenezës, u zhvilluan me sukses kërkime në vendbanimin prehistorik
të Cakranit, të cilat ishin vazhdim i atyre, të filluara që në vitin 1969. Detyrat kryesore të kësaj fushate gërmimi ishin sqarimi i arqitekturës së vendbanimit, i mënyrës së ndërtimit të banesave, përcaktimi sa më i saktë i stratigrafisë dhe rrjedhimisht edhe i moshës së vendbanimit. Gjatë punimeve u verifikuan dhe u plotësuan gjithashtu edhe përfundimet e arritura vitin e kaluar.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-08-24

How to Cite

Andrea, Z. (2023). Rezultatet e gërmimeve arkeologjike të vitit 1970. Iliria, 1(1), 343–355. Retrieved from https://albanica.al/iliria/article/view/2673

Issue

Section

Articles