Kalaja e Irmajt

Gërmime të vitit 1960

Authors

  • Frano Prendi
  • Dhimosten Budina

Abstract

Ne korrik 1960, një ekspeditë arkeologjike e Universitetit Shtetéror té Tiranës bëri gërmime né vendbanimin e fortifikuar ilir të Irmajt, né rrethin e Gramshit. Né emrin Kala e Irmajt né këtë rreth, quhet një nga kodrat e bukura të malit të Sulovës, që ngrihet ne krahun e majtë të rrjedhjes se mesme të Devollit. Kodra e Kalase gjendet né juglindje të fshatit Irmaj, larg nja një orë ne këmbë. (Tab. I). Kodra ka një karakter dominues. Nga maja e saj, 979 m. mbi nivelin e detit, syri kontrollon përreth një teritor të gjerë. Nga jugu e jugperëndimi shikimi ndalet tek malet e Tomerit dhe të Shpiragut, nga perëndimi ndiqet gjarpërimi
i lumit Seman deri ne derdhjen e tij ne det. Nga veriperëndimi shikimi shtyhet deri tek kodrat e Dumresë, kurse nga verilindja dhe lindja kontrollohet një pjesê e vogël e luginës se ngushtë të Devollit, si edhe malësia e Shpatit dhe e Verçës Kodra është e fortifikuar mjaft mire nga natyra, veçanërisht ne anën lindore
ku shpati i saj ka një pjerrësi të theksuar, që shndërrohet nga juglindja deri ne një rrëpirë të pangjitshme. Pjerrësia verilindore, veriore dhe perëndimore e kodrës, pjesërisht është e shkallëzuar né tarraca diku të ngushta, diku më të gjëra, një pjesë e të cilave shfrytëzohet si tokë buke. Për të ndaluar rrëshqitjen e dherave nga këto rripa toke janë ngritur buzë tyre mure me gurë të vegjël dhe mesatarë. Ne disa vende vërehen mbeturina muresh tarracimi me blloqe të mëdhenj, që të kujtojnë për një çast një teknikë murature antike. Kudo, mbi këto parcela kodrinore, bie ne sy një numër i madh objektesh të fragmentuara të zejtarisë antike, kryesisht prej qeramike, si copa tjegtillash, pitosash, enësh guzhine, enësh tavoline etj., të dala mbi siperfaqe nga lëvrimi i tokës, si edhe nga grryerja e dheut. Nuk janë të pakta edhe objektet metaliko të zbuluara kohë pas kohe nga fshatarët. Ne mes tyre vlejnë të përmenden disa monedha si përshembëll, një e Filipit II të Maqedonisë, objekti më i hershëm kronologjik
i zbuluar deri më sot ne sipërfaqen e fortifikuar të kodrës se Kalasë, monedhat e Lidhjes Epirote, të qyteteve ilire të Amantisë1 e Bylisit2, të kolonive té bregdetit tone Apo lionise dhe Dyrrahut, të Romës Rrepublikane3 etj. Ngjallin interes ne kompleksin e gjetjeve metalike edhe objektet e zbukurimit, si fibulat, varëset etj., po ashtu edhe disa figura bronxi prej të cilave ruhet vetëm
një kokë satiri. Ne mes të gjetjeve të rastit mund të përmendet edhe ndonjë vegël pune, sic janë p.sh. disa gurë bloje të tipit helenistik5

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. C.P. Sestieri, Esplorazioni archeologicbe in Albania nel 1941-42, «Rivista d' Albania» fasc. III, 1942 Milano, f. 155-156.

  2. Po aty.

  3. C.P. Sestieri, Vep. e cit.

  4. Ruhet ne Muzeun Arkeologjik-Etnografik të Tiranës.

  5. C.P. Sestieri, Kalatë e vjetra illyrike, «Drini», Tiranë 1942 12, f. 9-15 (shih fot. ne f. II).

  6. C.P. Sestieri, Esplorazioni... f. 156.

  7. L.M. Ugolini, L'Acropoli di Fenice, Milano-Roma 1932, f. 98, 106, fig. 46, 48.

  8. L.M. Ugolini, Butrinto, Roma 1937, f. 122, fig. 71.

  9. Dh. Budina, Harta arkeologjike e rrethit të Sarandës (ne dorëshkrim)

  10. Carl Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904, kol. 33 fig. 12.

  11. N. Ceka, qyteti ilir i Selcëssnë këtë vëllim.

  12. L. Heuzey, Le Mont Olympe et l'Acarnanie, Paris 1860, f. 60, 444, 450.

  13. Th Macridy, Un tumulus macédonien à Langaza «Jahrb. d.k.d. arch. Inst.» XVI, 1911 f. 193-215; L. Heuzsy, Vep. e cit. f. 119, 172, 194; L. Heuzey— H. Daumet, Mission archéologique de Macédoine, Paris 1876, fq. 227, 246; L. Rey, Fouilles de la Mission françaiseài Apolloni d'Ilyrie 1925 «Albania», 1927 f. 2.

  14. A. Mano, të dhëna mbi qeramtkën masive të Apollonisë përdorur si material ndërtimi, «Studiine Historike», 1, 1965, f. 62-67.

  15. A. Mano, Vep. e cit. f. 62.

  16. Po aty, f. 64 v.

  17. H. Krähe, Lexikon des altillyrteshen Personennamen, Heidelberg 1929, f. 118; V. Toçi; Mbishkrime e relieve nga nekreooli i Dyrrahut, «BUSHT seria Shk. Shoq.» 2, 1962, f.88,89.

  18. H. Krahe, Vep. e cit., f.17.

  19. Po aty, f. 90; Shih edhe V. Toçi, Vep. e cit., f. 76.

  20. M. Çiçikova, Les timbres sur Pithoi de Seuthopolis, «BCH» LXXXII 1958 II — 477; shih edhe literaturën e cituar prej saj.

  21. Po aty, fq 477.

  22. M. Mirçev, Amfornite peçati ot Muzeja vëv Varna, Sofia 1958, Tab. II, 5; VII 4 5 IX, 7; XVI, 7; V. Canarache, Importili amforelor stampilate la Istria, Bukuresti 1957, grupa I Thasos 60,77.

  23. S. Anamali, Germime ne anën verilindore të qytetit të Apollonise (Sektori C - 1958), "Studime Historike" 1, 1964, f.142 v.

  24. V.F. Gaidukeviç, K voprosu o tkackom remeslje v Bosporskih poselenijah, «MIA» 25 Moskva- -Leningrad 1952, f. 395 v.

  25. N.A. Onaiko, O Fanagoriskih gruzilah, «MIA» 57 Moskva 1956, f. 154.

  26. C. Tïuhelka, Der vorgeschichtliche Pfahlbau bei Donja Dolina. «WMBH» IX. Wien 1904 tab. XII.XXII

  27. V.F. Gaidukeviç, Vep. e cit., f. 407 — 408; shih edhe literaturën e cituar prej tij.

  28. N.A. Onaiko, Po aty, f. 1960.

  29. N.N. Pogrebova, Pozdneskifskie gorodisba na Nizhniem Dnjeprje, «MIA» 64, Moskva, 1958, f. 154.

  30. F. Fiala, «WMBH.» IV Wien 1896, fq. 29.

  31. F. Prendi, Materiale të kulturës ilire të zbulueme në Shqipninë e Veriut, «BUSHT» seria, Shk. Shoq.» 2, 1958, f. 120, fig. 8b.

  32. R. Popov, Predistoriçeski izsledvania v Vratçansko pole, «IB AI» II, 1923—24, Sofie 1924 f. 121, fig. 53 I

  33. U zbuluan né shtresa të përziera kulturale të sekt.D, gjatë gërmimeve të vitit 1958.

  34. P. Vouge, La Tene, Leipzig 1923, Tab. XXIII 17, 18, 19.

Downloads

Published

2023-08-25

How to Cite

Prendi, F., & Budina , D. (2023). Kalaja e Irmajt: Gërmime të vitit 1960. Iliria, 2(2), 21–60. Retrieved from https://albanica.al/iliria/article/view/2675

Issue

Section

Articles