Amantia

Authors

  • Skënder Anamali

Abstract

Ne juglindje té Vlorës, sapo hyn né luginën e Shushicës, té tèrheq vemendjen, midis kodrave që shtrihen ne këmbët e malit të Kudhésit, një majë shkëmboie e vetmuar, e cila ngrihet lart si një kon i madh. Një majë tjetër shkëmbore, përsêri né këmbët e malit të Kudhësit shihet edhe nga lindja, duke ardhur nga Tepelena (Tab. I). Të para se afërmi, dy majat shkëmbore formojnë një kreshtë, e cila zgjatet gadi 1 km. me drejtim verilindje-jugperëndim. Kuota më e lartê e saj është 613 m. mbi nivelin e detit dhe ndodhet né skajin verilindor. Mbi kétë
kreshtë dhe përreth saj, janë të shpërndara shtëpitë e fshatit Ploçë. Ne këtë kreshtë dhe poshtë saj, bashkë me disa trakte muresh rrethues ruhen rreno ja té ndryshma të një vendbanimi të lashtë. Punimet bujqësore herë pas here kanë nxjerrë ne
dritë monumente e materiale të ndryshme arkeologjike. Muret rrethues, që shihen ende né këmbé, monumentet e zbuluar né gërmimet, sendet e ndryshme qê dalin né dritë, të gjitha janë mbeturinat e qytetit ilir, Amantia. Amantia u zhvillua si qytet ne kodrën e lartë dhe ne tarracat e saj. Kodra e veçuar me anën e një qafe, lidhet me trungun e malit të Kudhësit. Né kohct
e lashta plia ja e sipërme e kodrës ishte e rrethuar me mure fortifikimi. Qyteti i lashtë u zhvillua jashtë këtyre mureve, përreth Akropolit. Kjo ka bére, që qyteti Amantia të mos kishte pamjen e zakonshme të qyteteve ilire. Godinat dhe banesat e tjera u ngritën ne sheshet e tarracat e mëdha të sajuara, të zgjeruar
dhe të forcuara me mure, né anët e ndryshme të kodrës. Kéto sheshe e tarraca kanë lartësi të ndryshme. Amantia ka qenë një nga qytetet e pakta të Ilirisë, për të cilin ka edhe ndonjë informate né burimet e shkruara. Amantia, si qytet, ka patur një jeté gadi njëmijëvjeçare. Ajo ka patur një pozitë të miré, lidhej me luginat e lumenjve Vjosa e Shushica dhe me rrugët e lashta, që kalonin nëpër to. Ky pozicion béri, që Amantia të transformohej né një nyje të rëndësishme ne marrëdhënjet tregtare
midis bregdetit jugor të Ilirisë dhe krahinave të brendshme, sidomos të viseve jugore e jugperëndimore, duke përfshirë edhe një pjesë të Epirit Verior, të cilat, të veçuara nga malet, lidheshin nepërmjet luginës se Vjosés me Apolloninë. Ne shek. IV p.e.s. Amantia filloi te zhvillohej si një qendêr e rëndësishme skllavopronare, duke marrë né shek. III-II p.e.s. pamjen e një qyteti tê vërtetë antik. Ajo mbeti si e tillë deri ne fund té shek, I p.e.s. Ne kohën perandorake, me gjendjen që u vendos né provincat ku e gjithë ekonomia kryesore e tregua e madhe kishte kaluar ne duart e pushtuesve romakë, Amantia e humbi rëndêsinë e saj të dikurshme. Vërtet që ajo, né fund té antikitetit pérmendet si një qendër peshkopate, por ne mes jeté ishtc zhdukur si qytet, megjithëse emri i saj nuk ishte harruar plotësisht. Kërkimet e para për identifikimin e rrënojave të Amantisê filluan në shek. XIX. Që në gjurmimet e para ajo u lokalizua në rrënojat e fshatit Nivicë të Kurveleshit. Ka patur edhe lokalizime të tjera. Por më vonë do të mbizotërojë mendimi
se Amantia duhet kërkuar në Ploçë dhe jo gjetiu. Udhëtarô e arkeologë të huaj erdhën në Ploçë, i pane disa nga monumentet antike, që ishin mbi sipërfaqe, i përshkruan dhe mblodhën materiale të ndryshme dhe u larguan. Në kushtet
që u bënë, kërkimet e tyre qenë të kufizuara e të shpejta por megjithatë me interes. Në rrënojat e Amantisê, kërkimet dhe gërmimet sistematike filluan pas çlirimit. Ata treguan se qyteti ilir, Amantia, megjithë pozitën malore të tij, ka qenë një qendër e rëndësishme e kësaj krahine të Iliris se Jugut dhe se për[një
kohë mjaft të gjatë ka patur një jeté ekonomike e shoqërore të gjallëruar dhe një kulturë materiale e shpirtërore të përparuar.
Në këtë punim janë paraqitur disa monumente e gjetje arkeologjike të zbuluara në Ploçë. Duke u mbështetur në këto zbulime janë trajtuar tema të tilla, që lidhen me kulturën materiale, monumentet e arqitekturës, me kultet, organizimin
administrativ etj. Nuk mund të thuhet se të dhënat, që disponojmë sot, japin një pamje mjaft të piote të këtij qyteti ilir. Kjo do të jeté detyrë e kërkimeve dhe të studimeve të ardhshme, sikurse do të jetë edhe trajtimi i të dhënave e i zbulimeve të deritanishme, në një kuadër më të gjerë dhe në lidhje me qendra
të tjera qytetare ilire.

Downloads

Download data is not yet available.

References

Ky punim është përfunduar në vitin 1966. Gjatë këtyre viteve të fundit janë botuar studime të ndryshme që merren edhe me Amantinë. Gjithashtu në Ploçë në punimet e ndryshme janë bërë zbulime të reja. Ata nuk janë përfshirë në këtë punim.

Scylacis Cariandensis Periplus, 26, «Geographi Graeci Minores» Joannes Franciscus Gail, volumen prinum, Parisis 1826.

C. Plini Secundi Natyraiis Historiae m, 23(26), éd. Teubner, Leipzig 1892-1909.

Stcfanus De Urbibus et popuHs s.v. Abantia e Amantia, ed. Jacobi de Jorge Amsterdam 1678.

Lycophronis, Alexandra, ed. V. Holzinger, Leipzig 1895, v. 1042, v.

Scyl. 26

St. Bizantini s.v. Kaonia.

Hesycbius, Leksikon s.v., éd. Schmidt, Jena 18S8.

H. Ceka, Veprimtaria monetare ne IMrinë e Jugut, «BUSHT, seria Shk. Shoq.» 1, 1957, f. 18. 19.

A. Piasart, liste dephiqoe des theorodoques, «Bulletin de correspondance hellénique,» XLV 1921 f 1-85

Titi Livi, Ab' Urbe Condita, XLIV, 30, 10, ed. Tcubner; Leipzig 1804-1901.

H. Ceka, Vep e cR., f. 20, 21.

Ciceronis ta Marcum Antonium Philipkae XIV, Orationes 11, Villasanta-Milano 1931;C. Juli Caésaris, Balis Civilis, III, 12, 4 ed Teubner, Leipzig 1899.

C. Praschniker, Muzakhia und Malakastra, Wien, 1920 f. 68-83.

Apollon Rodi, Argonautika, IV, 1214 v.sed. Mooney, London 1912.

Pausania, Descriptio Graeciae, V, 22, ed Teubner, Leipzig 1870.

E. Kunze, Bericht über die Ausgrabungen in Olympia, 5, 1956 f. 149.

H. Ceka, Probleme të numismatikës Hire, Tirane 1965, f. 92 dhe shënimi 217.

F.C.G.L. Pouqueville, Voyage de la Grèce, Paris 1826 (botim i dytë) Vêll I, f. 337-338.

W.M. Leake, Travels in Northern Greece, London 1853, veil. I, f. 375-377.

D. de Dezert, Geographie ancienne de la Macédoine, Paris 1863 f. 245. A. Forbiger, Handbuch der Alten Geographie von Europa, Hamburg 1877, f. 564 e 565.

H. Kiepert, Formae orbis antiquae, XV.

P. Gardner, Catalogue of Greek Coins, Thesaly to Aetolia. British Museum Catalogue VI, London 1883 f. 55, J. von Schlosser, Beschreibungs der alt. griechichen Münzen, I, Wien 1893, f. 91.

W. Tomaschek, P.W. Real Enc. veil. II, f. 1724—1725 sv. Amantia

E. Isambert, Itinéraire descriptiv, historique et archéologique de l'Orient» Première partie, Grèce et Turquie, II éd. Paris, 1873 f 859-861.

G. Cora, Cenni generali ad un viaggio nella Bassa Albania, Epiro ed a Tripoli di Berberla, Torino 1875, f. 6, 7.

A. Baldacci, Itinerari Albanesi, Roma 1912, f. 68, 122, 497.

P. Traeger, Archäologischer Anzeiger, Beiblat zur «Jahrbuch des Deutsch. Arch. Inst.»*2, 1903 f. 119.

C. Patsch, Das Sandscbak Berat in Albanien, Schriften der Balkan Kommission, Antiquarische Abteilung IH, Wien 1904, f. 32-54.

B. Pace, Frustulli Illirici, «Annuario della R. Scuola archeologica di Atene», Roma 1920, veli. Ili, f. 287, v.

L.M. Ugolini, Albania Antica, I, Ricerche archeologiche, Roma-Milano 1927, f. 11S-116; L'Acropoli di Amantia, estratto, Roma 1932.

L.M. Ugolini, L'Acropoli di Amantia, f. 6.

L.M. Ugolini, Albania Antica, I, f. 117 shen. 1.

H. Treidler, Epirus im Altertum, Leipzig 1917, R.L. Beaumont, Greek influence in the Adriatic sea before the fourth century B. C. Journal of Hell. Stud. veil. LVI, 1936, f. 169 M.v. Sufflay, Städte und Burgen Albaniens, Wien Leipzig 1924, f. 7 S.L. Cesano, Monetazione e circolazione sul suolo dell'Albania, Roma 1932, f. 58.

G. Veith, La campagna di Durazzo fra Cesare e Pompeo, Roma 1942, f. 35-37.

C. Praschniker, Vep. e cit. f. 68-83.

N.G.L. Hammond, Epirus, Oxford 1967, harta 16 e 18 f. 674, 700.

W. Pajakowski, Starozytni Epir i jego mieskancy, Poznan 1970, f. 47.

Gërmimet këtu patên karakter past rimi. Dy monumentet nuk janë gërmuar e studjuar plotësisht.

Autori i kêtij punirai ka pregatitur njê kontribut per harten arkeologjike të rrethit të Vlorês me tê dhënat e ekspeditave informative, i cili do të botohet veçmas.

E. Isambert, Vep. e cit. f. 859—861 .

C. Patsch, Vep. e cit., f. 35, fig. 14.

B. Pace, Vep. e cit., f. 287, v.

L.M. Ugolini, Albania Antica I. f. 115—116.

C. Patsch, Vep. e cit., f. 32 — 54. Per varret monumentale té rrethinis shin kap. kushtua përshkrimit të nekropolit.

Fr. Prendi— Dh. Budina, Kalaja e Irmajt, «BUSHT seria Shk. Shoq», 4, 1963, f.3 —61 (edhe ne këtë vëllim)

Dr. E. Izambert Vep. e cit. 859-861.

Dr. E. Izamberti, ne librin e tij fq. 871 tregon se nga veriu i akropolit kishte paré 11 shkallë sipër tokês ne një gjatësi prej 45 m., të cilat vizatonin një shesh që mbaronte me njê hark. Për ekspeditën ne Luginën e Vjosës shih: S. Anamali, Vjosa dhe qendrat antike ne luginën e saj «BISh». 4. 1949, f. 53-65. Né lidhje me stadiumin dhe gërmimet at je shih: S. Anamali,

Rezultatet e gërmimit ne stadiumin antik të Ploçës, «USHT. Ser. Shk. Shoq» 2 1958, f. 95-104.

Gërmimet janë bêrë nën drejtimin e sh. H. Ceka me pjesëmarrjen e autorit. Ne njê fushatê ka marré pjesë edhe Fr. Prendi. Per rezultatet e këtij gërmimi të vitit 1953 shih kumtimin e Fr. Prendit Disa rezultate të ekspeditave arkeologjike ne rrethin e Vlorës gjatë vj. 1953-34,

«B Shk. Shoq.» 3, 1955. Autori falenderon sh. H. Ceka për ndihmën e dhënë ne gërmimet dhe per botimin e rezultateve të gërmimeve e të kërkimeve të përbashkêta né Ploçé.

Shih më poshtë, pjesên kushtuar organizmit shtetëror në Amanti.

Dorigny, sv. Stadion, Dictionnaire des antiquitées grecques et romaines, Daremberg, Saglio, véll. X, kol. 1499 v.

Raport mbi sondazhet në Ploçe në vj. 1950 (Arkiv i scktorit të Arkeologjisê).

Një njoftim për zbulimin e këtij mbishkrimi e ka dhênê Fr. Prendi ne një kumtesë me titul «Disa rezultate t'ekspeditave arkeologjike ne rrethin e Vlorës gjatë vjeteve 1953-54, «B. Shk. Shoq.» 3, 1955», f. 117-118 dhe fig. IV. «Bulletin Epigraphique,» 1959, f. 203, L. Roberti e ka korrig juar p jesën e pare kështu : «Hyu i Këshillit».

Guri me mbishkrim mbasi u lexua dhe u kopjua nga ekspedita arkeologjike që bënte germime ne Ploçë ju dorëzua punonjësve të muzeut ne Vlorë — Sot ai ka humbur.

L.M. Ugolini, Albania Antica I f. 193-195 fig. 118. Autori shenon gabimisht si vend të gjetjes fshatin Vajzë.

Po aty, f. 195-196. Ne jemi të mendimit se i takon territorii të Amantisë dhe jo Apollonisë.

Po aty, f. 194.

L. Rey, Albania, V, 1935, f. 44.

Po aty. Një organizim të ngjashëm ka patur edhe qyte.i fqinj i Orikut, sipas disa mbishkrimeve të fragmentuara.

H. Ceka, Probleme të numismatikës ilire, f. 80,81.

C. Praschniker, Vep. e cit. f. 187, nr. 1.

Po aty.

Shih për këtë L. Robert, «Hellenica» XI-XII, 1966, f. 271.

C. Patsch, Vep. e cit. f. 42 fig. 27 e 28.

B. Pace, Vep. e cit., f. 287.

L.M. Ugolini, Albanica Antica I, f. 195.

Po aty, fq. 145.

B. Pace, Vep. e cit., fq. 287, fig. 146.

C. Praschniker — A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1920, fq. 41-42 fig. 49. Numri i relieveve me paraqitjen e Panit me nymfet sot është rritur. Reliev i tillë është gjetur né Pogradec dhe lidhet edhe me kultin e nimfeve.

Relievi është i pabotuar.

H. Ceka — S. Anamali, Disa skulptura të pabotuara të muzeut arkeologjik-etnografik të Tiranës, «BUSHT, seria Shk. Shoq.» 3, 1959, f. 94-98, fig. 24, 25 e 26. Një fragment relievi té tillë ka edhe në Muzeun e Shkodrës.

B. Dautaj, Zbulimi i qytetit ilir të Dimalit, «Studiine Historike» 1, 1965, f, 99.

1. Carapanos, Dodone et ses ruines, Paris 1878 f. 185.

Po aty, f. 187.

Figura të tilla janë gjetur edhe para çlirimit. Disa figura të gjetura tani vonë nuk kemi pasur mundësi t'i studjojmë.

G. Faider — Feytmans, Sur quelques bronzés figurés provenant des ateliers de la région de Bavai (Bagacum), «Revue Archéologique,» I, 1964, f. 114 fig. 2.

Po aty, f. 125—127, fig. 9 e 10.

Figura bronxi të ngjajshme janë gjetur edhe ne pika të tjera tê krahinës. Né muzeun e Gjirokastrës ruhen dy figura bronzi, njëra me prejardhje nga Nivica e Tepelenês.

S. Casson, Macedonia, Thrace and Illyria, Oxford 1926, f. 322.

Raport i ekspeditës informative të vitit 1949 ne Ploçë, Arkivi i sektorit të arkeologjisë.

E. Izambert, Vep. e. cit., f 859-861.

F. Prendi, Materiale të kulturës ilire të zbuluar në Shqipërinë e veriut, «BUSHT, seria Shk. Shoq.» 2, 1952, f. 122-123, ku jepet edhe një pjesë e literatures. Në harten që tregon gjetje të këtyre fibulave të përpunuar dhe të botuar nga F. Maier, Zu einigen bosnisch-herzegowinischen

Bronzen in Griechenland, «Germania» 34, 1956, f. 63-75 nuk ka gjetje nga Shqipëria. Për gjetje të tjera në vendin tonë shih M. Kórkuti, Varreza e Gajtanit, «Studiine Historike», 3, 1967, f. 165-166, Tab. III-15. Nuk janë përfshirë këtu ekzemplarë e gjetur rishtaz në vendgërmime të reja.

M. Korkuti, Vep. e cit. f. 166.

Shih C. Patsch, Vep. e cit. f. 48 fig. 40 dhe L.M. Ugolini. Albania Antica, I, f. 101, flg. 69.

Një fibul pincetë e gjetur në qytezën fqinje të Amantisë, në Mavrovë është e pabotuar; të pabotuara janë edhe ekzemplarët e Apollonisë. Për ekzemplarin e Butrintit shih: L.M. Ugolini, L'Acropoli di Butrinto, f. 197, fig. 203. Për fibulën e Kakavisë shih F. Prendi, Tumat në fshatrat Kakavi e Bodrisht të rrethit të Gjirokastrës, «BUSHT, seria Shk. Shoq.», 2; 1959,

f. 200, fig. 11. Të tjerat janë të pabotuara. Ky tip fibule është bërë i rendomtë në krahinën e Vlorës.

G. Behrens, Zangenfibeln, «Vjesnik za arheologiju i histori ju dalmatinsku» LVI-LIX,f. 67 v.

L.M. Ugolini, Albania Antica, I, f. 101, shen. për Olimpian.

B. Lahtov, Problem trebeniske kulture, Ohrid 1965, tabela kronologjike e objekteve.

S. Anamali-H. Spahiu, Varreza e hershme mesjetare e Krujës, «BUSHT, seria Shk. Shoq.», 2, 1963, f. 1-81.

A. Stipcevic, Arte degli Illiri, Milano 1963.

Këtu nuk përfshihen monedhat e mbledhura nga K. Paçi, i cili përmend në koleksionin e, tij përveç monedhave romake, ekzemplarë të Amantisê, Ambrakisë, Epirit e Sirakuzës as edhe ato të mbledhura nga L.M. Ugolini, Gjithashtu nuk janë përfshirë edhe monedhat e gjetura në këto 5 vjetët e fundit.

H. Ceka, Probleme të numismatikës ilire, f. 33.

Kohët e fundit u gjet në luginên e Vjosës ne Qesarat një thesar ku kishte edhe monedha tê këtij qyteti.

H. Ceka, Probleme të numismatikës ilire, f. 77.

E. Isambert, Vep. e cit., f. 859-861.

C. Patsch, Vep. e cit., 32-54.

Raport mbi sondazhet e v. 1950 në Ploçë (Arkivi i sekt. té Arkeologjisë).

Këtk varre janë zbuluar ne fshatin Gumenicë dhe ne qytetin ilir të Matohasanajt. Ato përmnden por nuk përshkruhen nga Gr. Prenki — Dh. Budina, Vep. e cit.

Ne këto vitet e fundit një varr i tillë u zbulua ne gr dishten e Selves sé Poshtme (Pogradec).

Fr. Prendi, Tumat ne fushën e fshatit Vajzë (Vlorë), «BUSHT. Seria Shk. Shoq. 2, 1957. f. 105-107.

Këtë mendim ka shprehur edhe Hamondi ne veprën e tij Epirus, punirn i cili na ra ne duar kur ishte përfunduar studimi mbi Amantinë.

F. Prendi Tumat ne fusbën e fshatit Vajzë...

Downloads

Published

2023-08-25

How to Cite

Anamali, S. (2023). Amantia. Iliria, 2(2), 61–113. Retrieved from https://albanica.al/iliria/article/view/2676

Issue

Section

Articles