Zbulimi i qytetit ilir Dimal
Abstract
Midis shumë qendrave dhe vendbanimeve antike të krahinës se Mallakastrës përmendet edhe Kalaja e Krotinës, e sinjalizuar qysh ne fund të luftës se paré botërore nga arkeologu austriak K. Prashniker Kalaja e Krotinës shtrihet mbi një kodër të bukur, pjesërisht të pyllëzuar të malësisë sé Shpiragut. Kodra e Kalasë është edhe më e larta (kuota 444 m.) ne vargun kodrinor, që fillon për rrezë faqes perëndimore të Shpiragut dhe shtrihet ne krah të majtë të rrugës automobilistike Berat-Roskovec, derisa zbutet ne fushat përreth liqenjve artificiale të Kurjanit. Nga Lindja dhe Jugu kalaja ka përkundrejt fshatrat Bistrovicë dhe Allambres, dhe e veçojnë prej tyre përroi i Qarëzit dhe ai i Allambresit. Ne anën veriore dhe perëndimore kodra zbret ne një varg terracash jo të rregullta, që arrijnë deri ne luginën e përroit të Cukalatit.
Këto përrej që e rrethojnë kodrën e kalasë nga të tri anët, ne përgjithësi janë të vegjël me shtretër të thellë dhe lugina të ngushta. Kushtet gjeografike si dhe pozita mbizotëruese e kodrës se kalasë mbi zonën përreth, kanë krijuar rrethana të mira për një mbrojtje të fuqishme natyrore të këtij vendbanimi ilir. Kalaja e Krotinës emrin e ka marré nga lagja me të njejtin emër e fshatit Allermbres lokaliteti Kutalli — Berat) që shtrihet përbri faqes jugperendimore të kodrës. Prashnikeri e konsideron këtë kala më të madhe dhe më të herëshme se atê të Marglliçit, bile thotë se mbi sipërfaqen e saj ka gjetur edhe fragmente të
qeramikës korinthike. Ai flet gjithashtu mbi shtrirjen e qytetit dhe të akropolit duke e shoqëruar këtë me një skicë-ide të rilevimit topografik të kodrës ku ai bën përpjekje për të vendosur edhe planimetrinë e mûrit rrethues, gjurmat e të cilit ruhen ende aty-këtu mbi tokë. Kodra e kalasë përbëhet nga dy kreshta: ajo më e larta ka shërbyer si akropol, kurse mbi kreshtën t jeter shtrihen gati 3/4 e mbeturinave antike të vendbanimit. Të dyja këto kreshta kanë qenë të rrethuara me mure. Gjurmat e mureve rrethuese mbi shpatet e rrëpinta të kodrës, janë mjaft të dobëta dhe përfaqësohen kryesisht nga blloqe të veçuara guri gëlqeror të bardhë të gjetura in situ dhe te punuara bukur me forma të rregullta paralelopipedi. Këto blloqe gurësh, me sa duket, janë mbeturina të faqes se jashtme të mûrit rrethues.
Downloads
References
-
C. Praschniker, Muzakhia und Malakastra, Wien 1920 f. 103 v. fig. 41.
-
Polyb, III, 18, 1, 3; VU, 9, 3; Liv., XXIX, 12,3,13.
-
Polyb. Ili, 18, 1, 3, 4, 5.
-
Polyb. VII, 9, 13.
-
Liv., XXIX, 12, 3.
-
Liv. XXIX, 12, 13.
-
H. Ceka, Zbulimi një qyteti antik ilir ne rrethin e Tiranés, «B.Shk.Shoq.», 1, 1951, f. 86-89 pò ai Atintanët, «B. Shk.Shoq 1, 1956 f . 1 1 4 ; shih edhe Historia e Shqipërisë, véli. I, Tirane 1959, f. 98.
-
L. Rey, «Albania», Paris, 1927, f. 11-23; «Albania» III, 1928, ff. 13-18; shih edhe H. Ceka Mbi historikun e kërkimeve dhe gërmimeve arkeologjike ne Apolloni, «BUSHT» Seria Shk. Shoq. 4, 1958, f. 213-237.
-
S. Anamali, Gërmimi në anën verilindore të qytetit të Apollonisë (Sektori C-1958) «Studime historike», 1, 1964, f. 147, fig. 20.
-
S. Anamali, Amantia, né këtë vëllim.
-
F. Prendi — Dh. Budina, Kalaja e Irmajt (gërmime të vitit 1960), «BUSHT», Seria Shk. Shoq., 4, 1953, f. 31, fig. 20.
-
F. Prendi — Dh. Budina, Vep. e cit., f. 32-33, fig. 11.
-
S. Anamali, Të dhana mbi elementin ilir ne qytetet antike Epidamn dhe Apolloni, «B.sh.shoq 1, 1956 f. 18.
-
L.M. Ugolini, Albania Antica, Voi I, Roma 1927, f. 22-23.
-
S. Islaoei — H. Ceka, Nouvelles données sur l'antiquité illyrienne en Albanie, «Studia Albanica», 1, 1964, f. 92-106.
-
F. Prendi — Dh. Budina. Vep. e cit. f. 43.