Në Selcën e Poshtëme

Authors

  • Neritan Ceka

Abstract

Lugina e sipërme e Shkumbinit, deri në Qukës, përbën një pellg gjeografik të kufizuar qartë. Një amfiteatër gjigand malesh zbret në kodrina të pjerrëta shtufi për tu mbyllur në një arenë të vogël në fushen e Domosdovës. Shkumbmi që ka çarë në mes tyre, në një shtrat të ngushtë, e prêt këtë rreth në pjesën veriperëndimore dhe merr që aty drejtimin për në bregdet. I gjithë ky pellg përbën tradicionalisht krahinën e Mokrës, e cila, në kuptimin etnografik ka qenë shtrirë poshtë grykave të Shkumbinit, përtej Qukësit, duke përfshirë një pjesë tê Çermenikës. Nga lind ja, Qafa e Thanës dhe Gryka e Çervenakës, lejojnë kalime të lehta nga kjo krahinë për në liqenin e Ohrit. Për në pellgun e Korçës, rrugët janë me" të vështira dhe kalojnë buzë Gurit të Kamjes. Të vështira janë edhe rrugët qê të çojnë nëpër Qafën e Panjës, apo nëpër Holtë në luginën e Devollit. !) Drejt
perëndimit ka një rrugë të vetme, gjatë luginës se Shkumbinit. Ekonomia e krahinës mbështetej kryesisht në bujqësi, por edhe blegtoria zinte një vend me rendes i. dhe favorizohej nga kullotat e shumta malore në juge dhe perëndim të pellgut. Jeta ekonomike ishte e lidhur ngushtë me funksionimin e arterit rrugor qê lidhte bregdetin ilir me Maqedoninë perëndimore përmes luginës se Shkumbinit. Vendbanimet antike janë vendosur në këtë zone pranë qafave kryesore, nëpërmjet të cilave bëhej lidhja me krahinat e tjera. Qyteti i Shpellave zotëron
rrugët që vijnë nga jugu. Qyteza e Selcës se Poshtëme kontrollon grykën e Çervenakës. Në drejtim të Qaf-Thanës ngrihet një vendbanim i madh i mbrojtur në Radokal. Më në fund mbi hyrjen nga perëndimi, nëpërmjet luginës se Shkumbinit, qëndron Qyteza e Qukësit.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Funksionimi i kësaj rruge në kohën antike provohet nga qënia e një fortifikimi ilir në Tervol , ku ndodhet i vetmi shteg për të kaluar në luginën e Holtës.

  2. Për historinë antike të kësaj rruge shiko bashkêpunimin tonë me Ll. Papajanin, «Rrugët antike ne luginën e Shkumbinit», Monumentet, 1, Tirane 1971.

  3. H, Ceka; «Zbulim i dy qendrave antike ne Shqipëri». BISH» 2-3, 1948, f. 67-68.

  4. Sondazhet u kryen nën drejtimin e drejtorit të muzeut V.. Manastirli.

  5. Ekspeditat u drejtuan ngà autori. Morën pjesê punonjës dhe bashkëpunëtorë të Muzeut te Pogradecit dhe studente to USHT.

  6. F. Prendi, «La civilasation préhistorique du Maliq», «Studia Albanica» 1, 1966, Tab. XVI, 3, XVII, 3.

  7. Qyteza e Belshit gjendet ne qendrën e krahinës se Dumresë, që shtrihet ne bregun e majtë të Shkumbinit. Ne yitin 1969 u gërmua ne një vendbanim të hapur që shtrihet ne rrëzë të Qytezës, ku u kap një stratigrafi e qartë me një vazhdimësi nga fundi i periudhës se bronzit deri né shek. III; p.e.sonê. Faza e fundit e periudhës se pare të jetës që ne e kemi quajtur Belsh i e karakterìzohet nga përdorimi i pikturimit ne zbukurimin e qeramikës, fut ja e çarkut né pregatit j'en e enëve nga poçarët vendas, ndikimi né forma dhe motive i qeramikës arkaike greke dhe shoqêrimi i saj me ené të tipit korinthik dhe me vernik të zi gjatë shek. VI-IV. p.e.sonê. Né këtê fazë qeramika e Belshit është shkeputur plotësisht nga qeramika e Trenit, me të cilën ne fazën Belsh I b shfaqte disa ngjashmëri. Belsh I c është sinkron me Gajtanin III dhe datohet rreth viteve 600-300 p.e. sonë. Botimi i piote i materialeve do tê jepet se shpejti ne shtyp.

  8. M. Korkuti, Qeramika e pikturuar e kobës se vonë të bronxit dhe e kohës se hershme të hekurit dhe karakteri ilir i bartësve të saj. Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve, Tirane 1969, f. 60.

  9. Gjatë sondazheve tê kryera nga autori né Qytezen e Shkembit tê Shënlliut ne bregun e djathtë të Shkumbinit pranë Elbasanit u konstatua e njëjta qeramike e pikturuar si ne Qytezën e Belshit. Materialet nuk janë botuar ende.

  10. Sh. Haxhihyseni, Kalaja e Tervolit, «Monumentet» H.

  11. Ne bregun verior të liqenit të Ohrit gjëlpëra me kokë ne forme lug? gjendet me materiale të shek. IV-II p.e.sonë. V. Lahtov, Arheoloshko iskopavanje na Trebenishko kale, 1953-54, god, Lihnid II-III, Ohfid 1959 f. 63. Varësja né formé sopate bipene, fibula e tipit tê gjashtë dhe gjelpërat dyshe shfaqen respektivisht né fazat Ha, Hla dhe IHb, të Trebenishtit (V. Lahtov, Problem trebenisice kulture.

  12. K. Zheku, Zbulimi i një guroreje antike ne shkallë të Konispolit. B. Shk.Shoq.,1, 1963, f. 229

  13. Numërtimi i varreve shkembore eshte bere sipas rendit te zbulimit.

  14. Ky tip mburoje që ndeshet edhe në armatimin maqedonas është konceptuar në art si një simbol i armatimit ilir. Këtë e vërejmê në një stelê nga Apollo nia dhe në monetat e Lisit, Shkodrës dhe Gentit. Shih H. Ceka, Veprimtaria monetare në Ilirinë e Jugut «BUSHT» 1, 1957, f. 36 dhe Problèmes de numismatique illyrienne. «Studia Albanica», 2, 1964, f. 90-91 ; S. Islami, Prerjet monetare të Skodrës, Lisit dhe Gentit. «Studime Historike» 3, 1966, f. 11 dhe Le monnayage de Scodra, Lissos et Genthios,» «Studia Albanica», 1, 1966 f. 231.

  15. Germa tr mund të përfaqësojë atributetitaTTlp, ose TCXlOVaiOÇ ne qoftë se mjeshtri e shihte të tepërt ta vinte të piote këtë cilësim né qytetin e tij.

  16. C. Patsch. Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904, col. 33-34 ka përshkruar vetëm njerin prej tyre.

  17. Shif respektivisht: Th. Macridy, Un tumulus macédonien à Langaza. «Jahrbuch des kaiserliche deutchen Arkäologischen Institut». Band XXVI, 1911, f. 193-215. L. Heuzey, H. Daumet, Mission arkéologique de Macédoine. Paris 1876 F. 22, 232, 246, 250.

  18. Po aty, f. 265. Th. Macridy. Po aty, f. 214.

  19. H. Ceka, Muri rrethues i Apollonisë. «BUSHT seria Shk. Shoq.» 3, 1963; C. Praschniker. Muzakbia und Malakastra, f. 72; N. Ceka, Vështrim arkeologjik ne rrethin e Elbasanft. «Monumentet » II (ne shtyp); S. Islami, Qyteti ilir ne Dorez. Dorëshkrim; S. Islami, Qyteti Hir i Zgërdheshit. «Monumentet» I, 1971, f. 27.

  20. N. Ceka, L. Papajani, Vep. e cit., f. 47.

  21. Ne Amantia qemerin cilindrik e takojmë ne hyrjen veriore tê qytetit dhe ne një kullë të anês jugore, të dyja të ndërtuar me blloqe katërkëndësh me faqe të sheshta.

  22. E. Akurgal, Phrygische Kunst. Ankara 1955, f. 188 dhe Kunst Anatoliens, Berlin 1961. f. 105. Është f jala për varret e tipit tê tretë.

  23. Ä. Äkerstrom, Studien über die etruskischen Gräbar, 1934, f. 73-83, 104-106, 193-194.

  24. Ne Maqedoni kjo mënyrë takohet ne varret e Langazës dhe Palatitzës : Th. Macridy, Vep e cit, f. 200; L. Heuzey, H. Daumet, Vep. e cit., f. 229.

  25. Edhe né varrin me qemer të Viles nuk janë konstatuar sarkofage.

  26. L. Heuzey, H. Daumet, Vep. e cit. f. 264.

  27. L. Heuzey, H. Daumet, Po aty, f. 255-256.

  28. Ky ndryshim është theksuar nga Tg. Macridy, Vep. e cit. f. 214.

  29. Përkrenarja e tipit pergamas krahas mburojës se tipit vendes flet qartë për këtë karakter.

  30. A. Mayer, Die Sprache der altern Hlyrier, Wien 1957 f. 231.

  31. F. Prendi. Dh. Budina. Kalaja e Irmajt «BUSHT, seria Shk. shoq.» 4, 1963, f. 27.

  32. A. Mayer, Vep. e cit., I. Russu, Macedonica ;s«Ephemeris Dacoromana» VIII, 1938 , f. 203.

  33. F. Papazoglu, Politicità organozacija ilira u vreme njihove samostalnosti, Simpozijum o ilirima u anticko doba, Sarajevo 1967, f. 15.

  34. A. Fol., La vie urbaine en Thrace, Macédoine et IHyrie, Actes du I congres international des etudes balkaniques. Sofia 1969, f. 96-97.

  35. S. Islami, Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare ne Iliri. Kumtesë e mbajtur né Kongresin e VIII të Studimeve Prehistorike dhe Protohistorike. Beograd 9-15 shtator 1971. Ne këtè vëllim .

  36. N. Ceka. Vendi dhe roli i parthinëve ne Ilirinë e Jugut ne shek. III-I para e. sonë, «Konf. II e Studimeve Albanologjike» v. II, Tirane 1969, f. 347 v.

  37. Liv. XXXI 27; 2-6. Identifikimi i Antipatreas me Beratin do ta bënte të paspjegeshêm lidhjen e saj me qytetet ne kufi të Maqedonisë dhe vetë lëvizjen e ushtrisë se Luc Apustit që nuk mund të futej ne luginën e Osumit pa marre Beratin. Ndoshta Berati duhet identifikuar me Bargulin, i cili sipas paqes se Foinikut ishte né duart e romakëve.

  38. Duket se këtë zone romakët nuk e mbajtën për një kohë tê gjatê, sepse ne bisedimet me Flaminin né v. 196 Filipi premton të lirojë bregdetin e Ilirisë (XXXII; 35,9) dhe pas kësaj Lyhnidi dhe parthinët ju dhanë Pleuratit.

  39. Në përgjithësi Pelioni është kërkuar në fushën e Korçës ose në luginën e sipërme të Devollit. Th. Desdevis-Du-Desert, Geographie Ancienne de la Macédoine, Paris 1862, f. 234, cvendos ne Pliasa. Për një lôkalizim të përgjithshëm në fushën e Korçës shif F. Walbank, Philip V of Macedon, f. 144.

  40. Per here të paré ideja, për një identifikim të tillë është hedhur në një artikull të shtypit të përditshëm nga S. Anamali.

Downloads

Published

2023-08-25

How to Cite

Ceka , N. (2023). Në Selcën e Poshtëme. Iliria, 2(2), 151–194. Retrieved from https://albanica.al/iliria/article/view/2678

Issue

Section

Articles

Most read articles by the same author(s)