Elbasani në vitet ‘30 të shek. XX

Authors

  • Rudolf Deliana

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v2i3.156

Abstrakti

Nga Shpallja e Pavarësisë më 1912 e deri në Kongresin e Lushnjës më 1920, shteti shqiptar nuk mundi të çonte përpara përparimin e vendit. Kjo kryesisht për faktin se Europa u përfshi në nji kacafytje botnore dhe për rrjedhojë vendi ynë u shkel nga ushtri të ndryshme ndërluftuese si ato italiane, franceze, austro- hungareze etj. Si pasojë edhe Elbasani në periudhën 1912 – 1920, nuk pati ndonjë përmirësim të dukshëm në kulturë, në ekonomi, pra në përparim.

Edhe vitet ‘20 me ngjarjet e ndryshme në luftën e brendshme politike, nuk qenë të favorshme për nji zhvillim të vendit e po ashtu edhe t’ Elbasanit. Ai mbeti ashtu siç qe. Rrugët mbetën po ato të kohës së Turqisë, diku me kalldram siç ishin ato në lagjen Kala apo në Pazar, e diku pa kalldram e plot gropa me ujë e baltë. Nga ana tjetër, qyteti lidhej me rrugë thuejse automobilistike me Durrësin, Korçën, Beratin e ndonjë tjetër, por jo me Tiranën. Vetëm në vitet ‘30 u ba lidhja me kryeqytetin nëpërmjet një rruge të rregullt që kalonte në Qafë Krrabë, nji nga investimet ma të mëdha të shtetit tonë të asaj kohe në infrastrukturën rrugore të vendit. Kjo rrugë i dha frymëmarrje lidhjes së Elbasanit me qendrën e shtetit e nëpërmjet saj me pjesën veriore të atdheut, duke krijue kështu mundësinë e rritjes së marrdhanieve ekonomike e kulturore të ndërsjellta.

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Numri i shkarkimeve

Nuk ka akoma të dhëna mbi numrin e shkarkimeve.

Botuar

2021-10-18

Si të citoni

Deliana, R. (2021). Elbasani në vitet ‘30 të shek. XX. Revista Albanon, 2(3), 16–24. https://doi.org/10.54273/ra.v2i3.156

Numri

Seksioni

Artikujt