@article{Nurja_2018, place={Elbasan, Albania}, title={Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568}, volume={1}, url={https://albanica.al/albanon/article/view/104}, DOI={10.54273/ra.v1i2.104}, abstractNote={<p>Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhur në mënyrë që të kuptohen më mirë jo vetëm historia politike, por edhe ajo ekonomike, sociale, demografike brenda së cilës janë të ngërthyer një sërë faktesh që kanë të bëjnë drejtpërdrejt ose tërthorë me zhvillimin e kombit shqiptar.</p> <p>Dy ishin shenjat e vendosjes së sundimit osman në një trevë, caktimi i një kadiu si përfaqësues dhe zbatues i ligjit osman dhe aplikimi i sistemit të timareve në atë trevë. Shtrirja osmane kryhej së pari në zonat mes luginave dhe zonat fushore, ku rezistenca ishte e dobët për shkak të pozitës gjeografike dhe për faktin se aty gjendeshin dhe tokat bujqësore nga ku mund të mblidhej prodhimi bujqësor për t’u taksuar. Zonat malore nuk ishin në fokusin e shtrirjes së parë osmane, ndërkohë që kalatë dhe grykat e rëndësishme malore për komunikimin rajonal përfshiheshin në interesin e pushtimit në fazën e dytë. Për grykat e rëndësishme të kalimit mes zonave malore (<em>dervenet</em>) osmanët përdornin politikën e faljes së taksave për popullsinë vendase kundrejt shërbimit të tyre për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në ato pika.</p> <p>Meqë dokumentet osmane në Shqipëri janë shkatërruar me kalimin e kohës, <em>Arkivi Osman i Stambollit </em>paraqet rëndësi të dorës së parë për të dhëna historike që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët.</p> <p>Për shkak të hapësirës së këtij artikulli, do të mjaftohemi duke prezantuar në mënyrë të përmbledhur të dhënat që gjenden në katër regjistra <em>tahrir </em>që ruhen në <em>Arkivin Osman të Stambollit</em>, sidomos të dhënat historike që kanë të bëjnë me historinë e qytetit dhe sanxhakut të <em>Elbasanit</em>.</p>}, number={2}, journal={Albanon}, author={Nurja, Ermal}, year={2018}, month={Mar.}, pages={11–22} }