Faktorët etiologjikë, diagnoza dhe terapia e cirrozës hepatike të avancuar në Shqipëri në krahasim me të dhëna europiane

Autorët

  • Xhimi Tata Universiteti Zoja e Këshillit te Mirë, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë
  • Leonardo Baiocchi Tor Vergata Università di Roma Facolta di Medicina, Roma
  • Loreta Kondili Istituto Superiore di Sanità, Centro per la Salute Globale. Roma
  • Adriana Babameto Qendra Spitalore Universitare e Tiranës “Nënë Tereza”, Departamenti i Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.50

Abstrakti

 Qëllimi i studimit 

Nuk ka të dhëna për epidemiologjinë e cirrozës hepatike në Shqipëri. Qëllimi i këtij studimi është të vlerësohet roli i faktorëve kryesorë shkaktarë të cirrozës, në pacientët e shtruar në spital për t’u fokusuar në fushën e parandalimit dhe mjekimit të saj. 

Metodat 

Të dhënat etiologjike, klinike si dhe të terapisë së pacientëve të shtruar në departamentin e gastro-hepatologjisë së Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë u mblodhën në mënyrë konsekutive gjatë vitit 2019-2020. 

Rezultatet 

Nga 120 pacientë të shtruar në spital: 19% për ascit, 4% për hemoragji digjestive, 22% për encefalopati hepatike, 3% për HCC, 24% për diagnozë të parë të insuficiencës hepatike, 28% më shumë se një komplikacion të cirrozës. 56% ishin me cirrozë alkolike, 18% HBV, 7% HCV, 12% me etiologji virale dhe alkoolike, 7% me etiologji të tjera. Nga 11 pacientë me karcinomë hepatoqelizore (HCC), 73% kishin cirrozë HBV. Nga pacientët me cirrozë HBV, 19% mjekoheshin me tenofovir (mungonte testimi i HBV-DNA), 34% raportuan një trajtim të mëparshëm me lamivudine, pa mjekim aktual, 47% nuk raportonin mjekim antiviral. Nga 13 pacientë HCV+, 70% ishin HCV-RNA+, nga të cilët 23% nuk patën efekt nga trajtimet antivirale, 31% ishin HCV-RNA-.8 

Konkluzione 

Abuzimi i alkoolit është shkaktari kryesor i cirrozës në Shqipëri që kërkon një rritje të sensibilitetit për parandalimin e saj. Infeksioni nga HBV luan një rol të rëndësishëm, fakt që kërkon rritjen e vaksinimit dhe përdorimin efektiv të antiviralëve anti HBV. Është e nevojshme një screening për infeksionin nga HCV në popullatën me faktorë risku dhe në momentin e diagnozës duhet të fillohet mjekimi antiviral pavarësisht nga grada e dëmtimit të heparit.

Fjalët kyçe:

cirrozë, alkool, HBV, HCV

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2021-10-12

Si të citoni

Tata, X., Baiocchi, L., Kondili, L., & Babameto, A. (2021). Faktorët etiologjikë, diagnoza dhe terapia e cirrozës hepatike të avancuar në Shqipëri në krahasim me të dhëna europiane. Optime, 12(1-2), 7–22. https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.50

Numri

Seksioni

Articles