Muzeologjia Shqiptare në vitet e socializmit

Authors

  • Etleva Demollari

Abstrakti

Ndërtesat e muzeve të projektuara nga arkitektët italianë Di Fausto dhe Berte gjatë viteve 30 nuk arritën të realizoheshin në Shqipëri pasi fillimi i Luftës Dytë Botërore në Shqipëri solli ndërprerjen e projekteve italiane për zhvillimin e qyteteve dhe realizimin e ndërtesave publike në vend. Ndërkohë që muzetë ekzistues u mbyllën e disa ndërtesa u dëmtuan nga bombardimet1 , mbarimi i luftës e gjente vendin pa asnjë institucion muzeal2 . Vendosja e “pushtetit të popullit” dhe në emër të tij shtetëzimi i pronës private dhe vendosja e saj nën kontrollin e shtetit influencoi edhe zhvillimin e tipologjisë së muzeut. Kontrolli i shtetit mbi hapësirat urbane, ndërtesat dhe koleksionet private (të cilat u bënë pronë e shtetit të ri) lehtësuan në një farë mënyre ngritjen e muzeve publike të kësaj periudhe3. Me krijimin e Institutit të Shkencave në vitin 1947, iu kushtua vëmendje e posaçme grumbullimit të kulturës materiale, që kishte mundur të shpëtonte deri në atë kohë nga grabitjet e ushtrive pushtuese, që kishin kaluar nëpër tokën shqiptare. 

Numri i shkarkimeve

Nuk ka akoma të dhëna mbi numrin e shkarkimeve.

Downloads

Botuar

2020-12-23

Si të citoni

Demollari, E. (2020). Muzeologjia Shqiptare në vitet e socializmit. Studime Muzeologjike, 10(10), 18–31. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/25