VËSHTRIM MUZEOR PËR MUZEUN “SHTËPIA E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA”

Autorët

  • PhD. Besnik Rraci

Abstrakti

Shkrimtarëve të Kosovës që me penën e tyre frymëzonin breza të tërë për t’i thënë jo shkeljes dhe diskriminimit, objekti që dikur ishte selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të vjetër në Kosovë që është bartëse e proceseve më të rëndësishme në Kosovë gjatë viteve të 90-ta, objekti në të cilin Presidenti Ibrahim Rugova zhvilloi aktivitetet e rregullat politike dhe takoi diplomatë e personalitete të ndryshme nga vendi dhe bota, duke vënë themelet e pavarësisë së Kosovës, sot është muze. Është, pikërisht Muzeu "Shtëpia e Pavarësisë - Ibrahim Rugova", që për çdo ditë numëron dhjetëra vizitorë. Një institucion muzeor që ka një simbolikë të tillë, që ka vlera të larta historike, politike e kulturore, sigurisht që meriton trajtim profesional dhe shkencor. Na vazhdën e përpjekjeve për pasurimin e Muzeut “Shtëpia e Pavarësisë – Ibrahim Rugova”, ky punim ka për synim të shtojë informacionet dhe të modernizojë rrugën e transmetimit tek vizitorët e muzeut. Punimi në fjalë, është mbi të gjitha përpjekje për të pasqyruar në mënyrë reale historikun e kësaj shtëpie muze, personalitetin politik të dr. Ibrahim Rugovës dhe veprimtarisë së e tij politike në shërbim të vendit.

Fjalët kyçe:

Muzeu, Presidenti, Trashëgimia, Veprimtaria, SShoqata e Shkrimtareve, Shtëpia e Pavarësisë, LDK

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2022-06-09

Si të citoni

Rraci, B. (2022). VËSHTRIM MUZEOR PËR MUZEUN “SHTËPIA E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA”. Studime Muzeologjike, 12(12), 87–101. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/459