MUZETË DHE TEKNOLOGJIA

Autorët

  • Redis Marku Muzeu Historik Kombëtar

Abstrakti

Tema trajton qëndrimet mbi përdorimin e teknologjisë nëpër muze të ndryshëm dhe bën një vrojtim mbi investimet e Muzeut Historik Kombëtar në implementimin e teknologjive të reja gjatë viteve të fundit.

Përdorimi i teknologjisë konsiderohet si domosdoshmëri në shekullin që po jetojmë, të cilin mund ta quajmë si shekulli i teknologjisë, ku ajo çdo herë e më shumë po zhvillohet, ku çdo person po bëhet çdo ditë e më i varur nga ky zhvillim. Ky punim eksploron rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në Muzeun Historik Kombëtar në kontekstin e varësisë në rritje nga teknologjia të muzeve në botë. Përmbajtja e çështjeve që shtrohen është përshkruar duke treguar mbi rëndësinë që ka teknologjia, si ndikon ajo në çdo sferë të jetës sonë dhe si po ndikon ajo në art dhe kulturë. Punimi shpjegon ndikimin e teknologjisë të cilës nuk i kanë shpëtuar dhe muzetë, të cilët e kanë parë si të domosdoshme dhe përafrimin e tyre me teknologjinë, tashmë si dobi të funksionit që muzetë kanë. Në punim janë shpjeguar edhe investimet që Muzeu Historik Kombëtar ka bërë dhe po bën në përdorimin e teknologjisë si mjet i cili shërben për tërheqjen e vizitorëve në muze, përmirësimi i shërbimeve ndaj tyre, rritjen e të ardhurave financiare etj. Punimi nxjerr në pah synimin që Muzeu Historik Kombëtar ka me implementimin e teknologjisë dhe pritshmëritë ndaj saj.

Fjalët kyçe:

Muzeu Historik Kombëtar, investime, teknologji, risitë e muzeve në  teknologji

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. British Council Kosovë: https://kosovo.britishcouncil.org/programmes/arts/neës/t he-space

  2. Museum next: https://www.museumnext.com/article/hoë- technology-is-bringing-museums-back-to-life/

  3. Canada Heritage: https://www.canada.ca/en/heritage- information-netëork/services/other-heritage-research- tools/museum-knoëledge-ëorkers-21st-century/impact-technology-museums.html

Downloads

Botuar

2022-06-11

Si të citoni

Marku, R. (2022). MUZETË DHE TEKNOLOGJIA. Studime Muzeologjike, 12(12), 233–246. Retrieved from https://albanica.al/studmuzeologjike/article/view/472