Etika e Botimit
Platforma “Albanica” është e përkushtuar për standarte të larta të të gjithë përmbajtjes së botuar, duke ndjekur praktikat më të mira shqiptare dhe ato perëndimore. Bordi shkencor dhe ekipi redaksional janë garantues të publikimit të revistave apo artikujve të paraqitur me saktësinë dhe plotësinë e kërkuar dhe në përputhje të plotë me origjinalin e paraqitur nga institucioni apo enti botues i revistës.
Ekipi botues dhe redaksional i Albanica drejtohet në punën e vet nga si dhe nga normat dhe aktet ligjore që lidhen me lirinë akademike, lirinë e fjalës dhe të shprehjes, privacinë, shpifjen, të drejtën e autorit, plagjiarizmin dhe aspekte të tjera normative apo ligjore.
Revistat dorëzohen në platformë vetëm institucionalisht, nga drejtuesit e njësive apo të institucioneve akademike ose nga përfaqësuesit e tyre të ligjshëm. Materialet e revistave duhet të dërgohen në redaksinë e Albanica në format elektronik dhe nga adresat institucionale të e-mail-it ose përmes CD-ve apo DVD-ve të postuara. Redaksia e platformës nuk pranon asnjë komunikim apo kërkesë në rrugë private apo personale. Për çështje teknike të diskutueshme, redaktorët mund të konsultohen me përfaqësuesit e ligjshëm të institucioneve apo enteve botuese të revistave përkatëse.
Platforma nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e artikujve – kjo përgjegjësi është e autorëve. Autorët janë ata që duhet të garantojnë që dorëshkrimi i tyre nuk cënon në asnjë aspekt të drejtën e autorit të të tjerëve. Autorët duhet të garantojnë dhe deklarojnë se punimi i tyre është origjinal dhe është shkruar prej atij vetë. Çdo lloj përgjegjësie lidhur me plagjiarizimin është e autorit dhe jo e platformës. Gjithashtu redaksia e platformës Albanica nuk mban përgjegjësi për gabimet drejtshkrimore apo logjike në artikujt e botuar, me përjashtim të rasteve kur Platforma Albanica kontraktohet për të bërë redaktimin dhe/apo korrektimin e materialit të dhënë.
Pas publikimit të artikujve në platformë, nëse institucioni i kontraktuar për publikimin e revistës gjen gabime apo pasaktësi të mundshme njerëzore apo teknike të shkaktuara nga ana jonë dhe i paraqet ato institucionalisht, redaksia e Albanica është e detyruar të bëjë rregullimet përkatëse.
Gjithashtu, nëse pas botimit, paraqiten në redaksi vendime të enteve apo institucioneve zyrtare botuese të revistave që Redaksia nuk është e detyruar të konsiderojë vendime të institucioneve të tjera, përveç atyre që janë kontraktuar dhe që kanë përgjegjësinë për botimin e revistave.
Për revistat e paraqitura, redaksia e Albanica ka detyrimin që të publikojë përmbajtjen dhe artikujt e saj brenda afatit të përcaktuar në kontratë.