Formati i Artikujve
Për standartet e publikimit të artikujve apo revistave, platforma “Albanica” ndjek modelin e platformave të ngjashme ndërkombëtare. Artikujt duhet të dërgohen institucionalisht në adresën e e-mailit: redaksia@albanica.al.
Artikulli duhet të përmbajë elementet e mëposhtme dhe t’i përmbahet strukturës dhe formatit të rekomanduar në vijim:
Emri i revistës, numri dhe viti i botimit.
Institucioni apo anti që e boton revistën.
Titulli i shkrimit.
Emri, mbiemri dhe titujt e gradat shkencore të autorit.
Seksioni i revistës ku do të vendoset artikulli.
Abstrakti: Artikulli duhet të shoqërohet nga një abstrakt (maksimumi 1000 karaktere, pëërfshi edhe hapësirat (space)
Fjalët kyçe: Pas abstraktit duhet të vendosen minimalisht pesë fjalëkyçe.
Kapitujt, .dhe paragrafët: Autori mund ta organizojë dhe ta ndajë artikullin në kapituj dhe paragrafë.
Formati: Formati i shkrimeve duhet të jetë .doc, .docx ose .rtf
Stili i gërmave: normal, italics dhe bold. Përdorimi i gërmave kapitale, i nënvizimit si dhe i gërmave, shenjave dhe simboleve speciale duhet të diskutohen në bordin editorial të revistave.
Teksti i artikullit: 12-point Times New Roman, line spacing 1.15, justified text.
Titulli i artikullit: 16-point Times New Roman, justified text.
Emri i autorit: 14-point Times New Roman, bold, radhimi: center, nën titull Nëntitujt: 12-points Times New Roman, bold, radhimi: left. Double line spacing nga sipër, 1 line spacing nga poshtë.
Footnotes: 10-points Times New Roman, radhimi: left . Single line spacing nga sipër, numërim progresiv Arabic.
Thonjëzat e citimeve: « » për titujt e revistave dhe të librave. “ ” për citimet e frazave apo të të dhënave
Ndërprerjet e citimeve: përdorni […]
Shkurtimet:
Ibid. (i njejti punin + të njejtat faqe ).
Ivi, pp. 00-00 (i njejti punin + faqe të ndryshme).
nt./ntt. (footnote/footnotes); n./nn. (numer/ at); p.sh. (për shembull).
Pikësimet: Nuk duhet hapësirë para shenjave të pikësimit:
. (pikë) , (presje) : (dy pika) ; (pikëpresje) ! (pikë çuditëse) ? (pikëpyëtje) ” (thonjëza).
RREGULLA BIBLIOGRAFIKE Referencat bibliografike duhet të jenë gjithmonë në fund të shkrimit
Të gjitha referencat bibliografike duhet të kenë referencat korresponduese në tekst, përndryshe duhet të fshihen nga biliografia
Këtu duhet të shënohen të gjitha burimet, si: libra, artikuj, tekste, dokumente arkivore, faqe interneti etj.
Për librat:
Mbiemri, Emri i autorit (viti i botimit): Titulli dhe nëntitulli i librit. Shtëpia botuese. Vendi. Botimi 1,2 nëse ka.
Për artikuj të revistave/botimeve shkencore: Mbiemri, Emri i autorit (viti i botimit): Titulli i artikullit. Botuar në: Emri i revistës apo botimit. Shtëpia Botuese. Nr. i faqes/faqeve
Për artikujt e revistave/gazetave:
Mbiemri, Emri i autorit: Titulli (dhe nëntitulli i artikullit, nëse ka). Botuar në: Emri i gazetës/revistës. Nr. Viti i botimit, Nr. i faqes/faqeve
Burimet nga Interneti:
Mbiemri, Emri i autorit: /organizatës. Titulli dhe nëntitulli. Koha e marrjes. Adresa URL