Indeksimi

Platforma e revistave akademike dhe shkencore Albanica ofron mundësinë e përfshirjes në bazat e të dhënave ndërkombetare të citimeve gjë që jep mundësinë për një reklamim dhe paraqitje të punimeve shkencore në një audiencë globale.
Duke u bërë pjesë e platformës Albanica, artikujt shkencorë të revistave tuaja do të gjejnë rrugën jo vetëm për tek lexuesi shqiptar por edhe tek ai ndërkombëtar.
Platforma Albanica mundëson indeksimin në platformat më të mëdha dhe më te frekuentuara ndërkombëtare të indeksimit
Albanica siguron indeksimin automatik pa pagesë të punimeve tuaja në platforma të hapura siç është Google Scholar.
Por gjithashtu ofron edhe regjistrimin e revistave dhe të autorëve në platforma indeksimi me pagesë, siç janë SCOPUS, Crossref etj.
Për më shumë detaje në lidhje me rregullat dhe koston e regjistrimit në platforma të tilla indeksimi na kontaktoni në : info@albanica.al