Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve

Autorët

  • Skënder Mekolli

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4122

Abstrakti

Orientimi në karrierë është një vendim i rëndësishëm jetësor që i vendos të rinjtë përballë dilemave të shumta për shkollimin e mëtejshëm për përcaktimin e profesionit të ardhshëm. Nxënësi në përfundim të arsimit të detyrueshëm duhet të bëjë zgjedhje për të ardhmen e tij profesionale, duke marrë vendime për veten dhe jetën e tij. Ai nuk është i informuar mjaftueshëm me llojin e profileve arsimore që ofrohen dhe me situatën në tregun e punës. Në këtë aspekt, roli i shkollës është i pamohueshëm. Ajo ka kuadër profesional të aftësuar, puna e të cilit gjatë mësimit nënkupton edhe aktivitete për informim dhe orientim profesional të nxënësve, duke i përgatitur ata për jetë dhe punë profesionale. Qëllimi i studimit është të analizojë dhe të identifikojë përvojat e shkollave për orientim profesional të nxënësve në zgjedhjen e profesionit, informimin e tyre, mbështetjen dhe bashkëpunimin me prindër për orientim profesional dhe të ofrojë rekomandime të bazuara në gjetjet e studimit. Për realizimin e hulumtimit është përdorur qasja sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore janë mbledhur nga pyetësorët me mësimdhënës dhe pyetësorët me nxënës. Edhe të dhënat cilësore janë mbledhur nga pyetjet e hapura të pyetësorëve përkatës. Mostra është e rastit, nga popullacioni i nxënësve të klasave të 9-ta dhe mësimdhënësit që punojnë me këta nxënës në rajonin e Prishtinës, nga vendbanimet urbane dhe rurale. Nga gjetjet e hulumtimit rezulton se numri më i madh i rasteve orientimin dhe edukimin në karrierë për nxënësit e shkollës së tyre e realizojnë përmes lëndës zgjedhore dhe aktiviteteve të veçanta kurrikulare, kurse angazhimi i ekspertëve të jashtëm për këshillim dhe orientim në karrierë realizohet në një shkallë më të ulët. Për një orientim të drejtë në shkollim, më shumë se 2/3 e nxënësve dhe e mësimdhënësve deklarojnë se rezultatet e nxënësit janë ato që duhet të merren parasysh më së tepërmi në zgjedhjen e shkollimit dhe orientimit të ardhshëm, pastaj është zgjedhja e vetë nxënësit dhe faktori ekonomik që ka të bëjë me mundësinë për të gjetur punë dhe fitim. Nga analiza e të dhënave dhe diskutimet me palët e interesit, kanë dalë përfundimet dhe rekomandimet për organizimin e informimit, edukimit dhe këshillimit më karrierë për institucionet relevante.

Fjalët kyçe:

mësimdhënësit, nxënësit, orientimi në karrierë, përvojat, profesioni, shkollat

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Alloway, N., Dalley, L., Patterson, A., Walker, K., & Lenoy, M. (2004). School students making education and career decisions: Aspirations, attitudes and influences. Canberra: DEST.

  2. Babarović, T., & Šverko, I. (2017). Profesionalno usmjeravanje u osnovnim i srednjim školama iz perspektive učenika

  3. Brown, D., & Associate (Eds.). (2002). Career choice and development (4th ed.). San Francisco, CA: Jossey-Bass.

  4. Brown, D., &Brown, D. (2012). Career information, career counselling, and career development. Boston, MA: Pearson.

  5. CEDEFOP (2019). The European Centre for the Development of Vocational Training, Annual Report 2019. Publications Office of the European Union, 2020, Luxembourg."

  6. Dërvodeli, J., (1997). Informimi dhe orientimi profesional. Prishtinë

  7. European Education Information Network (EURYDICE) European Centre for the Development of Vocational Training (Cedefop). (2014). Tackling early leaving from education and training in Europe: strategies, policiesband measures. Education, Audio-visual and Culture Executive Agency, Brussels, Belgium.

  8. EYE, (2014) Doracaku mbi udhëzimin dhe këshillimin për karrierë.

  9. Gati, I., & Saka, N. (2001). High school students’ career-related decision-making difficulties. Journal of Counselling and Development, 79(3), 331–340. DOI: https://doi.org/10.1002/j.1556-6676.2001.tb01978.x

  10. Grauffel, C. (2016). Orientation professionnelle des élèves de 11CO. Saint- Maurice

  11. Hasani. L., (2021). Motivimi i nxënësve nga mësimdhënësit për orientim në karrierë në ShFMU (Punim masteri).

  12. Jemini–Gashi, L., Duraku, Z. H., & Kelmendi, K. (2019). Associations between social support, career self–efficacy, and career indecision among youth. Current Psychology, 1–7. DOI: https://doi.org/10.1007/s12144-019-00402-x

  13. Jemini-Gashi. L., (2021). Planifikimi dhe vendimmarrja për karrierë tek adoleshentët, Udhëzime teorike dhe praktike, Prishtinë.

  14. Keller, B. K., & Whiston, S. C. (2008). The role of parental influences on young adolescents’ career development. Journal of Career Assessment, 16(2), 198–217. DOI: https://doi.org/10.1177/1069072707313206

  15. MAShTI, (2022). Strategjia e Arsimit 2022-2026. Prishtinë

  16. MAShTI, (2016). Kurrikula bërthamë e arsimit të mesëm të ulët të Kosovës (klasat VI, VII, VIII dhe IX), (e rishikuar).

  17. Naz, A., Saeed, G., Khan, W., Khan, N., Sheikh, I., & Khan, N. (2014). Peer and Friends and Career Decision Making: A Critical Analysis. Middle East Journal of Scientific Research, 22(8), 1193–1197. DOI: 10.5829/idosi. mejsr. 2014.22.08.21993.

  18. Nuredini, V., (1999). Orientimi profesional i nxënësve. Prishtinë.

  19. Paloş, R., & Drobot, L. (2010). The impact of family influence on the career choice of adolescents. Procedia–Social and Behavioural Sciences, 2(2), 3407– 3411. DOI: https://doi.org/10.1016/j.sbspro.2010.03.524

  20. Statovci-Shala, S. & Mekolli, S. (2018). Orientimi profesional i nxënësve të klasës së 9-të në Republikën e Kosovës. Novacioni, arsimi. Kërkimi dhe shkenca në funksion të zhvillimeve globale (244-256), Ulqin.

  21. Suryadi, B., Sawitri, D. R., & Hanifa, F. (2018). Career orientation of senior secondary school students. In SHS Web of Conferences (Vol. 42, p. 00005). EDP Sciences." DOI: https://doi.org/10.1051/shsconf/20184200005

  22. Swamy, D., Umesha, M. B. and Ramasesh, C. P. Career information resources and services at Mysore university library: an overview. Marrë nga: Untitled-1 (core.ac.uk)

  23. Zarrett, N. & Eccles, J. (2006). The passage to adulthood: Challenges of late adolescence. New directions for youth development, 2006(111), 13–28. DOI: https://doi.org/10.1002/yd.179

  24. http://www.gralon.net/articles/enseignement-et-formation/ecole/article- orientation-scolaire---ce-qu-il-faut-savoir-pour-bien-choisir-1187.htm"

Downloads

Botuar

2024-03-09

Si të citoni

Mekolli, S. (2024). Përvojat e shkollave për orientim në karrierë të nxënësve. Kërkime Pedagogjike, 14(1), 33–64. https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4122