Adresimi I TIK-ut në kurrikulë dhe vështirësitë në zbatimin e lëndës teknologji me TIK në shkollat e mesme të ulëta
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4125Abstrakti
Kurrikula lëndore Teknologji me TIK zbatohet që nga klasa e gjashtë e arsimit të mesëm të ulët. Në kuadër të kësaj lënde, nxënësit mësojnë dhe marrin njohuritë lidhur me teknologjinë dhe bazat elementare të teknologjisë informative, me kompjuter dhe pajisje të tjera elektronike. Qëllimi i këtij studimi është që përmes hulumtimit empirik të identifikojmë adresimin e TIK- ut në kurrikulë dhe vështirësitë që dalin gjatë zbatimit të lëndës Teknologji me TIK. Sa janë të përshtatshme tekstet e kësaj lënde, sa zbatohen modulet nga ana e mësimdhënësve: duke përfshirë TIK-un në Këshillim dhe orientim në karrierë; Puna dhe edukimi në ndërmarrësi; Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm; metodologjitë e mësimdhënies-nxënies; mënyrat e vlerësimit dhe tekstet mësimore. Studimi i kësaj tematike është bërë përmes qasjes së kombinuar. Përmes pyetjeve të shkallëzuara, janë siguruar të dhëna sasiore, ndërsa përmes pyetjeve të hapura janë siguruar informacione cilësore për çështjen në fjalë. Në këtë studim janë përfshirë 458 nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe 16 mësimdhënës të lëndës Teknologji me TIK. Lidhur me përshtatshmërinë e teksteve shkollore të lëndës Teknologji me TIK, rreth 25% e nxënësve janë shprehur se tekstet janë shumë të përshtatshme, 50% janë shprehur se tekstet janë të përshtatshme, dhe 25 % e nxënësve janë shprehur se tekstet janë deri diku të përshtatshme. Në bazë të mesatares së rezultateve, nxënësit e klasës së gjashtë kanë një vlerësim më të lartë për tekstet shkollore, M=3.98, ndërsa nxënësit me vlerësimin më të ulët të teksteve të lëndës Teknologji me TIK e kanë nxënësit e klasës së 9, M=3.54. Duke u bazuar në rezultatet e testit ANOVA, rezulton se dallimet në vlerësimin e teksteve shkollore nga ana e nxënësve, janë të rëndësishme statistikisht, pasi që p=0.07<0.05. Rezultatet treguan se, në shkollën e mesme të ulët, janë identifikuar shumë probleme në zbatimin e TIK. Gjetjet treguan se nuk zbatohen në nivelin e duhur modulet e parapara për këtë lëndë, ka probleme të theksuara me tekstet, si dhe mungojnë pajisjet për zbatim të suksesshëm.Fjalët kyçe:
jeta dhe puna, kurrikula lëndore, TIK-u, vështirësi, zbatimShkarkimet
Metrics
References
-
Cohen, L., Lawrence, M.& Marrison K. . (2007). Research Methods in Education, DOI: https://doi.org/10.4324/9780203029053
-
sixth edition. London and New York : Routledge/Falmer.
-
Department of School Education and Literacy Ministry of Human Resource Development Government of India. (2012). National Policy on Information and Communication Technology (ICT) In School Education. Department of School Education and Literacy Ministry of Human Resource Development Government of India.
-
Ghavifekr, S. & Rosdy, W.A.W. . (2015). Teaching and learning with technology: Effectiveness of ICT integration in schools. International Journal of Research in Education and Science (IJRES), 1 (2), 175-191. DOI: https://doi.org/10.21890/ijres.23596
-
Grabe, M.&Grabe, C. . (2007). Integrating technology for meaningful learning (5th ed.) . Boston: MA: Houghton Mifflin.
-
MAShT. (2016a). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar). Prishtinë: MAShT.
-
MAShT. (2016b). Kurrikula Bërthamë e Arsimit të Mesëm të Ulët të Kosovës (Klasa VI, VII, VIII dhe IX), e rishikuar. Prishtinë: MAShT.
-
MAShT. (2018a). Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e gjashtë. Prishtinë: MAShT.
-
MAShT. (2018b). Kurrikulat lëndore/programet mësimore, Klasa e shtatë. Prishtinë: MAShT.
-
MAShT. (2019). Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e tetë. Prishtinë: MAShT.
-
MAShT. (2020). Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e nëntë. Prishtinë: MAShT.
-
MAShTI&ASK. (2022). Statistikat