Praktikat e mësimdhënësve të arsimit fillor në përgatitjen e materialeve mësimore

Autorët

  • Lirije Bytyqi-Beqiri Pedagogic Institute of Kosovo

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4126

Abstract

Ky raport studimi përmban të dhëna lidhur me përgatitjen e materialeve mësimore në klasë, të cilat mbështesin mësimdhënien. Pjesa e parë e raportit përmban analizën teorike të dokumentacioneve zyrtare, si ligjit, kurrikulës bërthamë, kurrikulave lëndore, dhe studime të autorëve të ndryshëm lidhur me rolin dhe rëndësinë e materialeve mësimore në procesin mësimor, ndërsa në pjesën e dytë paraqesim perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve të arsimit fillor, opinionet e tyre, lidhur me përgatitjen e materialeve mësimore për të mbështetur mësimdhënien dhe nxënien. Qëllimi i studimit është të paraqesim praktikat e mësimdhënësve në përgatitjen e materialeve mësimore, mundësitë dhe sfidat e tyre, si dhe të identifikojmë nivelin e përfshirjes së nxënësve në përgatitjen e materialeve mësimore. Për realizimin e këtij studimi, ishte e nevojshme të hartohej një pyetësor për të mbledhur të dhëna nga mësimdhënësit në shërbim. Pjesëmarrës në studim janë 380 mësimdhënës të arsimit fillor. Për mbledhjen e të dhënave nga nxënësit realizuam intervista me 17 nxënës, ndërsa për evidentimin e të dhënave nga intervista krijuam instrument të veçantë, tabelë që përmban të dhëna që lidhen me qëllimin e hulumtimit. Rezultatet e dala nga hulumtimi ofrojnë të dhëna për mundësitë, sfidat dhe praktikat e mësimdhënësve për zhvillimin e materialeve mësimore dhe përfshirjen e nxënësve në hartimin e tyre. Gjetjet e studimit tregojnë se mësimdhënësit nuk kanë kushte të mjaftueshme për përgatitjen e materialeve mësimore. Edhe pse mësimdhënësit përgatisin materiale mësimore, të cilat i përdorin gjatë punës me nxënësit në klasë, përfshirja e nxënësve në përgatitjen e materialeve është shumë e vogël. Edhe nxënësit, edhe mësimdhënësit materialet mësimore i përgatisin në shtëpi. Nxënësit materialet mësimore, si ilustrime, figura të ndryshme, prezantime, i përgatisin në kuadër të detyrave të shtëpisë dhe për përgatitjen e tyre shfrytëzojnë buxhetin dhe ndihmën e familjes. Gjetjet e hulumtimit argumentojnë mjaftueshëm nevojën e hartimit të moduleve të trajnimit për mësimdhënës, për përgatitjen dhe përdorimin e materialeve mësimore.

Keywords:

materiale mësimore, mësimdhënës, mësimdhënie, përgatitje, praktika

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Beqiri, L. (2022). Planifikimi dhe përdorimi i burimeve, mjeteve e materialeve mësimore nga mësimdhënësit e arsimit fillor. Kërkime Pedagogjike, f. 339- 358.

  2. Edu, T. L. (2022, 11 24). leverageedu.com. Retrieved from https://leverageedu.com/blog/teaching-learning-material/: https://leverageedu.com/blog/teaching-learning-material/

  3. IPK. (2016). Kurrikula e bazuar në kompetenca, përvojat gjatë zbatimit, sfidat dhe mundësitë, si dhe nevojat për mbështetje të vazhdueshme të mësimdhënësve. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  4. IPK. (2016). Udhëzues për udhëheqjen dhe zbatimin e Kurrikulës. Prishtinë: Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  5. MASh. (2021). Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e pestë. Prishtinë.

  6. MAShT. (2016). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të republikës së Kosovës. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  7. MAShT. (2018). Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitor dhe arsimin fillor në Kosovë. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  8. MAShT. (2018). Kurrikulat lëndore/Programet mësimore, klasa e dytë. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  9. MAShT. (2018). Plani dhe programi mësimor, klasa 1. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  10. MAShT. (2019). Kurrikulat lëndore/Programet mësimore, klasa e tretë. Prishtinë:

  11. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  12. MAShT. (2020). Kurrikula lëndore/Programet mësimore, klasa e katërt. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  13. MAShT. (2021). Kurrikulat lëndore/Programet mësimore, klasa e psetë. Prishtinë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

  14. Osmani, S. (1983). Fjalor i Pedagogjisë. Tiranë: 8 Nëntori. Zylfiu, N. (2005). Didaktika. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës.

  15. Materialet mësimore (Përzgjedhja dhe përgatitja e tyre), burimet mësimore. (2022, 10 18). Retrieved from https://text-id.123dok.com/document/6qme7654z- materialet-mesimore-perzgjedhja-dhe-pergatitja-e-tyre-burimet-mesimore- fusha-e-kurrikules-matematika-fusha-e-kurrikules-matematika.html.

  16. Pse materialet mësimore janë të rëndësishme? (2022, 10 21). Retrieved from https://lwvworc.org/sq/why-instructional -materials-are-important.

  17. Tomlinson, B. (2001). Materials development. In R. Carter & D. Nunan (eds.).

  18. Retrieved from https://books.google.com/books .

  19. shqip, F. (2023, 4 14). Retrieved from fjale.al: https://fjale.al/material

  20. Edu, T. L. (2022, 11 24). leverageedu.com. Retrieved from https://leverageedu.com/blog/teaching-learning-material/: https://leverageedu.com/blog/teaching-learning-material/

  21. MAShT. (2006, 6 29). https://masht.rks-gov.net. Retrieved from https://masht.rks- gov.net/ligji-per-botimin-e-teksteve-shkollore-mjeteve-mesimore-lektyres- shkollore-dhe-te-dokumentacionit-pedagogjik-nr-02-l-67/

  22. MAShT. (2006). https://masht.rks-gov.net/ligji-per-botimin-e-teksteve-shkollore- mjeteve-mesimore-lektyres-shkollore-dhe-te-dokumentacionit-

  23. pedagogjik-nr-02-l-67. Retrieved from masht.rks-gov.net.

Downloads

Published

2024-03-09

How to Cite

Bytyqi-Beqiri, L. (2024). Praktikat e mësimdhënësve të arsimit fillor në përgatitjen e materialeve mësimore. Kërkime Pedagogjike, 14(1), 177–199. https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4126