Gjendja socio-ekonomike në arsimin parauniversitar në Kosovë (2000-2010)

Autorët

  • M. Sc. Bekim Morina Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4417

Abstrakti

Lufta e fundit në Kosovë, përveç humbjeve në njerëz, solli edhe shumë probleme sociale dhe ekonomike në shoqërinë kosovare, sidomos në fushën e arsimit. Si pasojë e kësaj, në 10 vitet e fundit, arsimi parauniversitar u ballafaqua me vështirësi të shumta socio-ekonomike: mungesë të infrastrukturës së përshtatshme (ngase shumë shkolla u rrënuan dhe u shkatërruan), financim të pamjaftueshëm dhe mekanizma financiarë të paqëndrueshëm, nivel të ulët të burimeve njerëzore, kurrikula të vjetruara, metoda të tejkaluara të menaxhimit, mungesë të ligjeve dhe strategjive etj. Po ashtu, u karakterizua me shumë reforma, në të gjitha nivelet, duke filluar nga arsimi dhe edukimi parashkollor, të cilat kishin për synim zhvillimin e arsimit në Kosovë sipas standardeve evropiane dhe botërore. Për shkak të shkatërrimeve të shumta në infrastrukturën shkollore dhe dokumenteve pedagogjike dhe legjislative, detyrë e parë e institucioneve të pasluftës, së bashku me organizatat ndërkombëtare, ishte ndërtimi i shkollave dhe hartimi i ligjeve, dhe i strategjive të ndryshme. Gjendja sociale dhe ekonomike e shoqërisë kosovare ka ndikim të pamohueshëm edhe sot në procesin e përmirësimit të cilësisë në arsim, prandaj, si një faktor mbështetës për arsimin parauniversitar në Kosovë, edhe më tutje mbetet sfidë. Në këtë analizë janë trajtuar problemet socio-ekonomike në arsimin parauniversitar në Kosovë, veçanërisht të arriturat dhe sfidat, bazuar në objektivat e parapara të arsimit parauniversitar. Qëllimi ishte që të analizoheshin ligjet, strategjitë e hartuara dhe raportet e ndryshme që kanë të bëjnë me arsimin parauniversitar: Ligji për Arsimin Parauniversitar, Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017; Versioni punues i planit strategjik të arsimit të Kosovës 2011-2016, Korniza e Kurrikulit të ri të Kosovës – arsimi parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë – Libri i bardhë për diskutim 2001; Korniza e kurrikulumit për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, drafti i dytë 2010 etj., për të parë rezultatet e arritura dhe vështirësitë me të cilat përballet arsimi parauniversitar, sa kanë gjetur mbështetje socio-ekonomike këto dokumente nga institucionet e vendit dhe organizatat ndërkombëtare që të gjejnë zbatim në praktikë dhe të arrihen objektivat e parapara në to. Po ashtu, i kemi analizuar edhe ligjet dhe strategjitë e të disa vendeve përreth, për të parë dallimet dhe ngjashmëritë në raport me Kosovën dhe cilat janë praktikat që disa vende i kanë ndjekur për të tejkaluar sfidat dhe barrierat sociale dhe ekonomike në arsim për të arritur standardet bashkëkohore. Pjesa e parë e analizës përmban disa nga të arriturat në fushën sociale dhe ekonomike të arsimit parauniversitar në 10 vitet e fundit, pjesa e dytë kontributit e institucioneve qendrore dhe lokale dhe të organizatave ndërkombëtare për përmirësimin e arsimit parauniversitar, pjesa e tretë sfidat e mëtutjeshme dhe në fund kemi dhënë disa konkluzione.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Institute of Education, University of London’ (2005): Plan-programet kombëtare në Kosovë – vlerësim i hapave të parë, Londër.

  2. Instituti Pedagogjik i Kosovës, Kërkime Pedagogjike, Prishtinë, 2010. “Riinvest” – Sistemi i arsimit dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, Raport, 2002-2004.

  3. Antologji, Zhvillimi i Arsimit Gjithëpërfshirës në Kosovë, sfidat dhe rezultatet, Prishtinë, 2008.

  4. Autonomia Financiare e Shkollës, Doracak i buxhetit dhe i financave për shkolla, Prishtinë, 2010.

  5. Korniza e Kurrikulit të ri të Kosovës – arsimi parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë – Libri i bardhë për diskutim, Prishtinë, 2001.

  6. Korniza e Kurrikulumit për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, drafti i dytë, Prishtinë, prill 2010.

  7. Ligji për arsimi fillor dhe të mesëm në Kosovë, nr. 2002/2.

  8. Ligji për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068. Ligji për edukimin parashkollor, 2006.

  9. Ligji për Arsimin dhe Aftësimin profesional, 2006.

  10. MASHT, SMIA. Statistikat e Arsimit në Kosovë, 2010/11.

  11. Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, 2007- 2017, MASHT, Prishtinë, 2007.

  12. Strategjia për integrimin e komuniteteve RAE në Kosovë, 2007-2017. Versioni punues i planit strategjik të arsimit të Kosovës, 2011-2016 (PSAK).

  13. Programi nacional për zhvillimin e arsimit në Republikën e Maqedonisë, 2005-2015.

  14. Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar 2005- 2015, Tiranë, nëntor 2007.

Downloads

Botuar

2024-05-15

Si të citoni

Morina, B. (2024). Gjendja socio-ekonomike në arsimin parauniversitar në Kosovë (2000-2010). Kërkime Pedagogjike, 2(1), 32–51. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4417

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor