Mësimi i gjuhës angleze në shkollat e Kosovës, domosdoshmëri për integrim në fushën e dijes

Autorët

  • Luljeta Shala Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4424

Abstrakti

Në procesin e reformimit të sistemit arsimor për përmirësimin dhe përpjekjet për përshtatjen e tij me sistemet e arsimit të vendeve evropiane janë bërë ndryshime cilësore, në disa hallka të tij. Duke u mbështetur në përvojën pozitive të krijuar nga përfshirja e mësimit të gjuhës së huaj në shkallët e hershme të shkollimit, e vlerësoj me rëndësi përkushtimin e vëmendjes së veçantë cilësisë së mësimit të gjuhës angleze në shkollë. Synimi për integrimin e vendit në gjirin e familjes evropiane, në strukturat euroatlantike, përgatitja e qytetarit për një Evropë të bashkuar, kërkon domosdo zotërim të frytshëm të gjuhëve të huaja, sidomos të gjuhës angleze. Për këtë, mendoj se është vendim i drejtë përfshirja e lëndës Gjuhë e huaj në moshë të re. Shkolla fillore është niveli në të cilin vendosen bazat për zhvillimin e mëvonshëm personal dhe profesional. Vend me rëndësi, në këtë nivel, zë të mësuarit e gjuhës angleze për nxënësit. Sensibilizimi qysh në moshë të re për mësimin e gjuhës angleze është ndihmesë pozitive në formimin e përgjithshëm të nxënësit, të identitetit të tij, zgjerimin e kulturës dhe njohurive për të dalluar ndryshimin ndërmjet kulturave. Përmes mësimit të gjuhës angleze në shkollën fillore, fëmijës i jepet mundësi të sensibilizohet për rëndësinë e mësimit edhe të gjuhëve të tjera, por edhe për të mësuarit në përgjithësi. Mësimi i gjuhëve të huaja hap shtigje të gjera për arritjen e qëllimeve të ndryshme pedagogjike, ndër të cilat është edhe fakti se nxitja e zhvillimit të multikuturalizmit, që ka rëndësi të veçantë në botën bashkëkohore. Qasja jonë këtu është të shohim se çfarë është rëndësia e mësimit dhe e përfshirjes së gjuhës së huaj në shkollë, si dhe rëndësia e cilësisë së mësimdhënies së kësaj gjuhe. Këtë e kemi bërë duke i analizuar disa të dhëna dhe tregues lidhur me çështjen që po e analizojmë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. UDHËRRËFYES PËR ZHVILLIMIN E POLITIKA VE TË EDUKIMIT GJUHËSOR NË EVROPË, Divizioni i politikave gjuhësore, DGIV, Këshilli i Evropës, Strasburg, 2007. www.coe.int/lang, gusht 2011.

  2. Bell, Judith, Si të veprohet në një projekt kërkimor, Tiranë, 2008.

  3. Departamenti i Arsimit, Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, Prishtinë, 2001.

  4. Korniza e Kurrikulumit të Kosovës (Drafti i dytë – për përdorim të brendshëm), 2010.

  5. Plani dhe programi i gjuhës angleze për klasë të tretë, (2005) MASHT.

  6. Veneranda, Hajrulla,(2007), Hulumtimi i problemeve të përditësimit në gjuhën angleze në arsim parauniversitar, Tiranë.

  7. Yalden, J. (1984). “Syllabus design in general education” in C. J. Brumfit (ed). General English Syllabus Design. Oxford: Pergamon.

  8. Hulumtimi në Veprim, r “Qasja metodologjike në mësimdhënien e gjuhës angleze klasë të tretë shkollë fillore”, Prishtinë, i publikuar në www.edavula.cc.co .

  9. Murati Xh, Pedagogjia e përgjithshme, Shkup 2004, f. 489.

  10. Murati, Xh, Pedagogjia e përgjithshme, Shkup 2004.

  11. http://books.google.com/books?id=b56ViQxUtTkC&pg=PA18

  12. &lpg=P A181&dq=Byram+multiculturalism&source=bl&ots =Dkb6Hë87A-

  13. &sig=tJEkF6V A0vMUIXArssT9X72Ikj8&hl=mk&ei=hJ8lTfz ENomg8QPkh9miAg&sa=X&oi=book_result&ct=result&resn um=1&ved=0CA8Q6AEëAA#v=onepage&q&f=false, Gusht. 2011.

  14. Robert O'Neill's Kernel One (1978) Longman SB 51925 X TB 51926 8, TEACHING BEGINNERS.

Downloads

Botuar

2024-05-15

Si të citoni

Shala, L. (2024). Mësimi i gjuhës angleze në shkollat e Kosovës, domosdoshmëri për integrim në fushën e dijes. Kërkime Pedagogjike, 2(1), 235–248. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4424

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 > >>