Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4429Abstrakti
Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë filloi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, kur edhe u hapën klasat - shkollat speciale në katër qytete të vendit, të ndara sipas llojit të dëmtimeve, të cilat kanë funksionuar në bazë të modelit të shkollave speciale në ish- Jugosllavi. Sistemi arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta ishte i ndarë nga sistemi i rregullt. Numri i nxënësve të përfshirë në këto shkolla ishte i vogël. Mungesa e kuadrit profesional ishte evidente. Shkollat kishin autonominë të vendosnin për përcaktimin e lëndëve mësimore dhe përshtatjen e plan-programit në bazë të aftësive psiko- fizike të nxënësit, por nuk hartohej një dokument i shkruar me kritere të planit individual. Periudha e pasluftës në Kosovë u karakterizua me ndryshime dhe reforma në sistemin arsimor. Kosova si shtet i ri, i cili synon të jetë anëtare e të gjitha strukturave euro-perëndimore orientoi politikat e saja arsimore në harmoni me parimet e parashtruara nga OKB-ja për prioritetet e këtij mijëvjeçari. Bazuar në parimin e barazisë - arsim për të gjithë, MASHT-i hartoi strategji, ligje dhe udhëzime administrative, të cilat përcaktojnë zhvillimin e sistemit arsimor në përgjithësi, brenda së cilave, si pika të veçanta, edhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta, si një të drejtë të barabartë me të tjerët. Hartimi i këtyre dokumenteve ndikoi në përmirësimin e gjendjes, por jo në masën e paraparë, pasi që këto dokumente nuk u zbatuan tërësisht në praktikë dhe numri i fëmijëve me nevoja të veçanta jashtë sistemit shkollor supozohet të jetë shumë më i madh. Aktivitetet e ndërmarra nga MASHT-i, FSDEK-u dhe disa OJQ për zhvillimin profesional të kuadrit arsimor, hapjen e klasave të bashkangjitura, me qëllim të përfshirjes së një numri më të madh të fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin arsimor, kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes së përfshirjes në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, te një numër i klasave dhe shkollave. Por, megjithatë, nevoja për përgatitje dhe zhvillim profesional, për punë me fëmijë me nevoja të veçanta të të gjithë mësimdhënësve, mbetet përgjegjësi e universiteteve të Kosovës dhe MASHT-it. Gjithëpërfshirja, si filozofi e re, është një sfidë ndërkombëtare, e cila nënkupton shkollën gjithëpërfshirëse, si një institucion që pranon të gjithë fëmijët, pa paragjykime. Në disa vende, gjithëpërfshirja tanimë veç është bërë traditë, ndërsa në disa vende të tjera ky proces veç sa ka filluar. Strategjitë e zbatimit të gjithëpërfshirjes ndryshojnë nga vendi në vend, varësisht nga politikat dhe praktikat qeveritare. Të gjitha vendet në këtë proces,si domosdoshmëri, sigurojnë sistem të mbështetjes me kuadër profesional për shkollën, si dhe përshtatjen e Kurrikulumit bërthamë, në bazë të nevojave dhe potencialeve të nxënësit, përmes përgatitjes së planit individual të arsimit. Ky proces ka filluar edhe në Kosovë, me transformimin e shkollave speciale në qendra burimore dhe përfshirjen e disa nxënësve me nevoja të veçanta në shkolla të rregullta. Sigurimi i mbështetjes nga mësuesit gjithëpërfshirës dhe hartimi i Kornizës së Planit individual të arsimit, së bashku me udhëzuesin për plotësimin e tij nga MASHT- i, janë kritere themelore të cilat e mundësojnë zbatimin këtij procesi. Kështu që, nga një sistem i ndarë i arsimit special që zhvillohej në shkolla speciale dhe klasa të bashkangjitura, tani nxënësit me nevoja të veçanta mund të përfshihen edhe në disa shkolla të rregullta. Mirëpo, mungesa e ekipeve profesionale që do të vlerësonin potencialin e nxënësit dhe nevojën për mbështetje dhe nga ana tjetër nivelin e gatishmërisë së shkollës për pranimin e nxënësve me nevoja të veçanta, paraqesin vështirësi për përcaktimin apo orientimin e drejtë të nxënësve në shkollë.Shkarkimet
Metrics
References
-
Dokumentet dhe politikat mbi aftësinë e kufizuar dhe gjithëpërfshirjen në arsim: MASHT, FSDEK, UNICEF, HANDIKOS, Prishtinë, 2008.
-
Grup autorësh: Zhvillimi i Arsimit Gjithëpërfshirës në Kosovë, përkrahja finlandeze për zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë, Prishtinë, 2008.
-
Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar: Prishtinë, (përkthim), 2008.
-
Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë, MASHT, Prishtinë, 2002.
-
Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar në Kosovë: Zyra e kryeministrit dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, Prishtinë, 2008.
-
Plani Strategjik për Arsimin e Kosovës 2001-2016 (PSAK): MASHT Prishtinë, 2010.
-
Plani Strategjik për Organizimin e Arsimit Gjithëpërfshirës të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore në Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2010-2015: MASHT, Prishtinë, 2010.
-
PUBBLICAZIONE TEMA TICA - L’Integrazione dei Disabili in Europa, Agenzia Europea per lo Sviluppo dell’Istruzione per Studenti Disabili, Gennaio, 2003
-
Raport hulumtimi - Drejtësia e mohuar: Gjendja e arsimimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovën e pasluftës: UNICEF & Engjujt, Prishtinë, 2008.
-
Raport hulumtimi - Politikat arsimore për nxënësit në rrezik dhe ata me paaftësi në Evropën Juglindore: OECD, Kosovë, 2007.
-
Raport hulumtimi - Raporti Nacional për Aftësinë e Kufizuar në Kosovë: Koalicioni i Organizatave për Aftësinë e Kufizuar në Kosovë, Prishtinë, 2007.
-
Strategjia për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë 2007-2017. MASHT, Prishtinë, 2007.
-
Shënime dhe materiale të ndryshme nga vizitat studimore, trajnimet, seminaret, konferencat dhe interneti.
-
Faqe të internetit
-
http://www.masht-gov.net 2.http://www.european-agency.org 3.http://pedagogjia.wordpress.com 4.htpp-www.izha.edu.al-matereiale- Revista_Pedagogjike_2010.pdf.url
-
http://www.Special Education Law Blog Special Education News.url
-
http://www.european-agency.org/ 7.http://pedagogjia.wordpress.com/ 8.http//www.iccog.co.me-ispitni-images-Nacionalni 2010-2011 9.http://www.downsyndromekosova.org-DSK 10.http://www.inclusive-education-in-action.org