Hapat e zhvillimit dhe zbatimit të standardeve arsimore dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë

Përmbledhje me konstatime të përgjithshme

Autorët

  • M. Sc. Selim Mehmeti Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4430

Abstrakti

Qëllimi i kësaj analize është që t’i ofrojë Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe partnerëve që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, informata të përmbledhura për zhvillimet kryesore në fushën e standardeve dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë dhe përparimin e arritur krahasuar me objektivat e parapara në dokumente dhe politika arsimore që adresojnë fushën e standardeve dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar, krahasuar me disa përvoja të vendeve të ndryshme. Pjesa më e madhe e përmbajtjes së kësaj analize paraqet një përmbledhje të konstatimeve të përfshira në raportet e punës dhe hulumtimet e Sektorit të Planifikimit Mësimor në Institutin Pedagogjik të Kosovës, si dhe konstatimeve të përfshira në raporte të MASHT-it dhe partnerëve të tjerë të arsimit në Kosovë. Korniza ligjore e hartuar nga MASHT-i, me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, në përgjithësi, arrin të rregullojë sistemin e arsimit në të gjitha nivelet e tij, të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë për nivelin qendror dhe lokal, si dhe të përfshijë disa përvoja ndërkombëtare. Mirëpo, korniza ligjore nuk e adreson në mënyrë të plotë procesin e vlerësimit, nivelin dhe formatin e standardeve, si dhe nuk i përcakton procedurat e monitorimit dhe zbatimit të Kornizës ligjore, standardeve dhe vlerësimit në arsim. Procesi i rishikimit të Ligjit mbi arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë shikohet si një mundësi e mirë e adresimit më të plotë të aspekteve të vlerësimit dhe të standardeve në arsim. Sidomos, shtrohet nevoja e nxjerrjes së dispozitave të veçanta ligjore për hartimin e standardeve kombëtare të arsimit, të cilat do të duhej të jenë bazë, udhërrëfyes për të gjitha standardet e tjera të veçanta të arsimit parauniversitar në Kosovë. Analiza e standardeve të vendosura në arsimin parauniversitar tregon se, përkundrejt përkushtimit për hartimin e standardeve në fusha dhe nivele të ndryshme të arsimit, akoma nuk kemi politikë arsimore apo strategji e cila adreson hartimin e standardeve. Në mungesë të një dokumenti të tillë, procesi i hartimit dhe vendosjes së standardeve në praktike është shënuar me disa mangësi, që lidhen me qasjen e hartimit të standardeve, me informimin, publikimin dhe vendosjen e tyre në sistem të arsimit, me mungesën e zhvillimit të udhëzuesve për lehtësimin e zbatimit të tyre etj. Paketës së standardeve të vendosura për arsimin parauniversitar në Kosovë, në radhë të parë, i mungojnë standardet kombëtare të cilësisë në arsim, standardet për shkolla dhe drejtues të shkollave, standardet për monitorimin e arsimit etj. Bazë e vlerësimit të brendshëm në arsimin parauniversitar në Kosovë është Udhëzimi Administrativ për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve nr. 50/04 (2004). Vlerësimi i brendshëm mbështetet edhe me udhëzime në planet dhe programet mësimore në secilën klasë, të cilat janë shumë të përgjithshme dhe të papërcaktuara për nivelin e programeve gjegjëse. Vlerësimi i brendshëm ende nuk është monitoruar në shkallë kombëtare. Programet e deritashme të aftësimit të mësimdhënësve nuk kanë ofruar mundësi të mjaftueshme për avancimin e praktikave të vlerësimit të arritjeve të nxënësve në shkolla. Vlerësimi i jashtëm tani është pjesë e procesit të vlerësimit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Vlerësimi i jashtëm në nivelin e parë të arsimit, në shkollën fillore, përfshin vetëm klasën e 5-të dhe ka karakter pilotimi. Përkundrejt faktit se nga viti 2008 e këndej organizohet vlerësimi i klasës së pestë, akoma nuk kemi raporte të publikuara për përparësitë dhe mangësitë e gjetura në këtë nivel të arsimit, si dhe për masat për përmirësimin e shkollave dhe sistemit arsimor në këtë nivel të shkollimit. Vlerësimi i jashtëm në fund të klasës së 9-të ka karakter të orientimit të nxënësve për regjistrim në shkollat e mesme të larta – gjimnaze dhe shkolla profesionale. Ashtu sikur për vlerësimin e jashtëm të klasës së pestë, edhe për vlerësimin e zbatuar në fund të klasës së nëntë mungojnë botimet e testeve të standardizuara, mungojnë raporte të publikuara për përparësitë dhe mangësitë e gjetura në këtë nivel të arsimit, si dhe për masat për përmirësimin e shkollave dhe sistemit arsimor në këtë nivel të shkollimit. Provimi i Maturës është një aspekt i veçantë në procesin e reformës së sistemit të arsimit në Kosovë. Provimi i Maturës është një detyrim ligjor, nga i cili varet edhe e ardhmja e nxënësve për përfshirje në studimet universitare. I tërë procesi i Provimit të Maturës në Kosovë është zhvilluar brenda një viti, duke e shfuqizuar sistemin e vjetër të provimit të maturës shkollore, pa pilotim dhe pa një marrëveshje etike, e cila do të shërbente në përgatitjen më të mirë të gjeneratës së parë të nxënësve të përfshirë në provimin e Maturës Shtetërore dhe mësimdhënësve e drejtuesve të shkollave dhe arsimit në nivel lokal. Duke e krahasuar Provimin e Maturës në Kosovë me Provimin e Maturës në shtete të rajonit dhe BE-së, shohim se ekzistojnë dallime të mëdha. Dallimet janë të dukshme: në përgatitje, strukturë dhe përmbajtje të testeve, organizim dhe menaxhim të testeve të vlerësimit, si dhe në botim të testeve të standardizuara, raportim, analizë dhe publikim të rezultateve. Për të përmirësuar imazhin e Provimit të Maturës në Kosovë, kërkohet të analizohen mirë përvojat e shteteve ndërkombëtare që kanë suksese në implementimin e maturës, si Sllovenia, Kroacia, Franca etj. Po ashtu, kërkohet të hartohet Korniza e Maturës, të organizohet një propagandë e fuqishme pedagogjike e vetëdijesimit për rolin dhe rëndësinë që ka provimi i maturës, të hartohet një program funksional dhe koherent për përgatitjen e mësimdhënësve në fushën e vlerësimit të nxënësve me teste të standardizuara, të përfshihen aktivisht institucionet e arsimit të lartë në procesin e Provimit të Maturës, si dhe të hartohet Strategjia për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të Provimit të Maturës. Për fushën e standardeve dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar, analiza jonë ka identifikuar disa fusha të ndërlidhura, për të cilat është konstatuar se duhet të kryhen studime të veçanta të gjendjes: - Përdorimi i rezultateve të vlerësimit të jashtëm në përmirësimin e politikave arsimore; - Monitorimi i mësimdhënësve në shkollat e Kosovës; - Përgatitja e mësimdhënësve për vlerësimin e brendshëm.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (2009): Raporte - Matura Shtetërore 2008, Tiranë.

  2. Departamenti i Arsimit dhe Shkencës (2001): Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, libri i bardhë për diskutim, Prishtinë.

  3. Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim në bashkëpunim me Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës (2008): Raport teknik - Provimi i Maturës/ Matura 2008, MASHT, Prishtinë.

  4. Državna matura, Republika Hrvatska Ministarstvo znanosti, obrazovanja i športa Zagreb, 2009.

  5. Grgin, Tomislav (1986): Školska dokimologija, Školska Knjiga – Zagreb.

  6. Grillo, prof.dr.Kozma (2002): Fjalor Edukimi (Psikologji - Sociologji - Pedagogji), “Drita 2000”, Prishtinë.

  7. Grup autorësh (2006): Arsimi bazik cilësor, Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë.

  8. Grup autorësh (2010): Kërkime Pedagogjike (Përmbledhje punimesh ), Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë.

  9. Institute of Education, University of London (2005): Plan- programet kombëtare në Kosovë – vlerësim i hapave të parë, Londër.

  10. Instituti i Studimeve Pedagogjike (2002, 2003): Vlerësimi i Arsimit nr. 2 dhe nr .3, Tiranë.

  11. Ismaili, Fehmi (2006): Vlerësimi i parë objektiv i maturës, MASHT – Botimi i veçantë për procesin e hartimit të Strategjisë së Arsimit Parauniversitar, Prishtinë.

  12. Karameta, Dr. Pëllumb (2010): Analiza e produkteve të reformës arsimore arritjet dhe sfidat për përmirësimin e shkollës, f. 13 (version elektronik i shkarkuar me 01.03.2011).

  13. Koliqi, Hajrullah (2004): Sistemi i arsimit në Kosovë, “Libri shkollor”, Prishtinë.

  14. Kuvendi i Kosovës (2002): Ligji për Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë, nr. 2002/2.

  15. Kuvendi i Kosovës (2004): Ligji për Inspektimin e Arsimit në Kosovë, nr. 2004/37

  16. Kuvendi i Kosovës (2006): Ligji për Botimin e Teksteve Shkollore, Materialeve Mësimore, Materialeve për Lexim dhe Dokumentacionit Pedagogjik, nr. 02/L-67

  17. Kuvendi i Kosovës (2006): Ligji mbi Arsimimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë, nr. 02/L-42

  18. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2008): Ligji për Kualifikime Kombëtare, nr. 03/L-060.

  19. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2008): Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068.

  20. Kuvendi i Republikës së Kosovës (2008): Ligji për Provimin Përfundimtar dhe për Provimin Shtetëror të Maturës, nr. 03/L- 018.

  21. Lleshi, Flutura (2006): Matura Shtetërore 2005-2006. Revista Pedagogjike, nr 4, Instituti i Kurrikulave dhe i Standardeve, Tiranë.

  22. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2004): Korniza e Standardeve të Praktikës Profesionale për mësimdhënësit e Kosovës, Udhëzimi administrativ nr. MASHT (I) 20/2004.

  23. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2004): Standardet e

  24. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2004): Udhëzimi administrativ për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve, nr. 50/2004.

  25. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2006): Udhëzimi administrativ nr. MASHT 1/2006, datë: 31.01.2006. Për organizimin dhe vlerësimin e Provimit të Maturës në shkollën e mesme të lartë, Prishtinë.

  26. M Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2009): Standarde për tekstet shkollore të Republikës së Kosovës (draft-versioni përfundimtar).

  27. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2010): Korniza e Kurrikulumit për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm (drafti i dytë), Prishtinë.

  28. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2010): Standardet e përmbajtjes dhe arritjes në Gjuhe amtare dhe Matematike, klasa e 5-të (draft-version).

  29. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2011): Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme 0 – 6 vjeç (draft-versioni përfundimtar).

  30. Miele, Augustino (2007): Testi i Maturës në Itali. Ligjëratë e mbajtur për hulumtuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës në Milano – Itali.

  31. Mita, Dr. Nikoleta (2003): Vlerësimi në bazë shkolle, Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë.

  32. Petrela, Dr. Shpresa (2006): Provimi i Maturës Shtetërore në Shqipëri, prezantim në seminarin ERI SEE: Assessment and Evaluation – Important Tools for Promoting Quality in Education, Zagreb, Croatia 3-4 November 2006 (version elektronik: 12.03.2010).

  33. Qendra për Arsim e Kosovës (2009): Assessment on the quality of primary education in Kosovo – Report.

  34. Roman Dolata, Elzbieta Putkiewicz &Anna Wilkomirska (2004): The Reformo f the Matura Exam – Evalutions and Recommendations, Instytut Spraë Publicznych, Warsaw University, Poland (Version elektronik: 01.03.2011).

  35. Sergij Gabrøoeek & George Bethell (1996): Matura Examinations in Slovenia Case Study of the Introduction of an External Examinations System for Schools, National Examinations Centre, Ljubljana, Slovenia (Version elektronik: 15.02.2011).

  36. USAID Kosovo & AED (2010): Programi i Arsimit Bazik – plan vjetor i punës ( 01.12.2010 – 30.09.2011).

  37. Zakon o odgoju i obrazovanju u osnovnoj i srednjoj školi, Republika Hrvatska Ministarstvo znanosti, obrazovanja i športa Zagreb, 2008.

  38. Zeneli, Isuf (2003): Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, “Libri shkollor”, Prishtinë.

  39. http://www.masht-gov.net

  40. http://www.mash.gov.al/matura

  41. http://www.drzavnamatura.skole.hr

  42. http://www.invalsi.it

  43. http://www.drzavnamatura.skole.hr

  44. http://www.matura.gov.mk

  45. http://www.education.gouv.fr -baccalaureat.html

Downloads

Botuar

2024-05-15

Si të citoni

Mehmeti, S. (2024). Hapat e zhvillimit dhe zbatimit të standardeve arsimore dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë: Përmbledhje me konstatime të përgjithshme. Kërkime Pedagogjike, 2(1), 349–386. https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4430

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 > >>