Sistemi i arsimit në Kosovë dhe në disa vende të Evropës
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4431Abstrakti
Përmes kësaj analize do të ofrojmë informata të përmbledhura për disa aspekte të organizimit të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe disa vende të tjera të Unionit Evropian. Objekt i analizës është struktura e sistemit arsimor parauniversitar të këtyre vendeve, me qëllim që të jepen informata themelore, të argumentuara, për strukturën dhe mënyrën e organizimit të sistemit arsimor. Të dhënat për arsimin parauniversitar janë marrë nga ato shtete që kanë traditë në shkollim në Evropë dhe që kanë reforma të suksesshme. Struktura e sistemit arsimor është organizuar sipas Standardit Ndërkombëtar të Klasifikimit në Arsim (SNKA). Arsimi parauniversitar në Kosovë përfshin fëmijët e moshës prej 6 deri në 18 vjeç, të cilët i vijojnë mësimet në këto niveleve arsimore. Niveli më i ulët (0) përfshin fëmijët e moshës parashkollore (1 - 6 vjeç), niveli 1 arsimi fillor (klasat 1-5), niveli 2 - arsimi i mesëm e ulët (klasat 6-9) kurse niveli 3 – arsimi i mesëm e lartë (klasat 10-12/13). Të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar organizohen në institucione publike dhe private. Gjatë analizës kemi vërejtur se në disa vende struktura arsimore në nivelin parashkollor, fillor dhe të mesëm të ulët, nuk përputhet me SNKA-në. Ndryshon mosha e fillimit të nivelit, kohëzgjatja e tij, kohëzgjatja e arsimit të detyrueshëm, numri i ditëve të mësimit etj. Përderisa në Estoni e Finlandë, p.sh., mësimi i detyrueshëm fillon në moshën 7-vjeçare, në Irlandën e Veriut fillon në moshën 4-vjeçare. Në Gjermani arsimi fillor në disa krahina zgjat katër vjet, kurse në të tjerat pesë ose gjashtë vjet. Në Francë struktura e arsimit është 5+4+3/4, në Itali 5+3+3, në Austri 5+4+4, në Slloveni 9+4, në Danimarkë 9+3, sikurse edhe në Finlandë. Norvegjia, Portugalia dhe Greqia e zbatojnë sistemin 6+3+3.Shkarkimet
Metrics
References
-
MASHT. Korniza e Kurrikulit të ri të Kosovës, Arsimi parashkollor, fillor, i mesëm dhe i mesëm i lartë –Libri i bardhë për diskutim. Prishtinë, 2001.
-
MASHT. Korniza e kurrikulumit për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, Drafti i dytë, Prishtinë, prill 2010.
-
MASHT, SMIA. Statistikat e Arsimit në Kosovë, 2010/11.
-
Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar
-
-2015, miratuar nga Qeveria shqiptare në qershor 2004.
-
Strategjia kombëtare e arsimit parauniversitar 2009 – 2013,
-
Tiranë, korrik 2009
-
Edukimi Parashkollor – prezantim i gjendjes aktuale, Prishtinë,
-
janar 2010, raport i hartuar nga Merita Shala &Labëri Luzha.
-
Eurydice: National system overviews on education systems in
-
Europe and ongoing reforms 2010 Edition
-
Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Byroja e zhvillimit të
-
arsimit. Koncepti për edukim dhe arsim fillor nëntëvjeçar.
-
shkurt 2007.
-
K. I Kosovës (2006): Ligji për Edukimin parashkollor.
-
K. I Kosovës (2002): Ligji për arsimi fillor dhe të mesëm në
-
Kosovë Nr. 2002/2
-
K. I Kosovës (2008): Ligji për arsimin në komunat e
-
Republikës së Kosovës Nr.03/L-068
-
http://www.komspi.mk/ViPomagameDetails.aspx?itemID=8&l ang=2
-
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
-
Eurydice: National system overviews on education systems in Europe and ongoing reforms 2010 Edition në: http://eacea.ec.europa.eu/education/eurydice/eurybase_en.php
-
Eurydice: National system overviews on education systems in Europe and ongoing reforms 2010 Edition në: http://eacea.ec.europa.eu/education/eurydice/documents/comp ulsory_education/106_compulsory_education_EN.pdf
-
Instat Shqipëria në Shifra, Tiranë 2010
-
European Agency for Development in Special Needs Education: http://www.european-agency.org/
-
Eurydice: National system overviews on education systems in Europe and ongoing reforms 2010 Edition në: http://eacea.ec.europa.eu/education/eurydice/documents/euryb ase/national_summary_sheets/047_DE_EN.pdf

http://www.mash.gov.al/faqe.php?id1=3