Rëndësia e funksionimit të komunikimit shkollë-prind
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v2i1.4432Abstrakti
Në raportet tona ndaj punës, jetës, familjes, shoqërisë dhe nevojave të përditshme, secili prej nesh ka nevojë të ndryshojë diçka. Dhe, për të bërë ndryshime në harmoni me nevojat, së pari duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit, apo bindjen për këtë. Marsel Prust thotë: “Zbulim nuk do të thotë të kërkojmë gjëra të reja, por nevojiten sy e mendime të reja”. Shoqëria jonë, aktualisht, po përballet me ndryshime të shumta, shumica e të cilave bëhen në mënyrë spontane, konfuze, që sjellin shumë shqetësime shoqërore-edukative. Disa nga këto ndryshime janë shumë shqetësuese për stabilitetin tonë social, përgjithësisht, sepse çështja e edukimit të të gjitha strukturave sociale te ne është e neglizhuar dhe pa ndonjë strategji nga MASHT-i. Rëndësia dhe efikasiteti i institucioneve edukative për fëmijët është në rënie dhe sistemi arsimor nuk është si një “politikë” ditore kalimtare, kompetentët arsimorë duhet të bëjnë një platformë më largpamëse për edukimin dhe ndërgjegjësimin e gjithanshëm të komunitetit dhe të shoqërisë përgjithësisht. Shoqëria jonë ka nevojë për ndërgjegjësim në çdo segment jetësor, duke filluar që nga ndërgjegjësimi për kulturë të punës, për ruajtje të ambientit jetësor, për edukim shëndetësor, për integrim social etj.,keshtuqeeshte e nevojshme një strategji për edukimin e të rinjve, prindërve, familjeve dhe komunitetit. Problemet nëpër shkolla, në familje dhe në komunitet shtohen në mënyrë shqetësuese. Të rinjtë, përherë e më shumë, shfaqen më të rebeluar në raport me ambientin, me prindërit, me familjen, me shoqërinë, me jetën dhe me vetveten. Interesimi i tyre për mësim është në rënie të vazhdueshme e në anën tjetër kureshtja për gjëra të dëmshme dhe devijuese rritet për ditë dhe si pasojë, prindërit, familja, edukatorët dhe shkolla kanë vështirësi të shumta me këta nxënës – fëmijë. E megjithatë, tepër rrallë ose kurrë, nuk dëgjohen fjalët krizë e shkollës, e familjes ose krizë arsimore...! Shqetësimet dhe pakënaqësitë e familjes dhe të shkollës janë si pasojë e një inercioni të pranishëm në çdo segment arsimor dhe kjo situatë shtron nevojën për hulumtime dhe shqyrtim të kësaj problematike, sepse diferenca në mes të nevojave e kërkesave shoqërore për arsim dhe asaj që në realitet bëhet për aftësimin real të nxënësve është e madhe (d.m.th. është një ndryshim i madh në mes të asaj që thuhet e shkruhet zyrtarisht dhe asaj që realizohet në realitet). Shkolla më nuk është vend ku zhvillohet dhe edukohet në mënyrë të denjë fëmija- nxënësi. Ndër faktorët e kësaj situate shqetësuese, përveç institucioneve arsimore, është edhe faktori prind-familje (“Na jepni nëna të mira, që të na japin qytetarë të edukuar”Shkarkimet
Metrics
References
-
Fullan, Michael, “Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim”, Tiranë, 2001. Fullan, Michael, “Forca e ndryshimit”, Tiranë, 1999.
-
Grillo, Kozma, “Pedagogjia familjare”, Tiranë, 1988.
-
Gjermani, Linda, “Prindërit dhe shkolla, miq të mundshëm”, Tiranë. Kraja, Musa, “Pedagogjia”, Tiranë, 2006.
-
Myller, Bonye, “Komunikimi me fëmijët”, Prishtinë, 2007.
-
Pollak, Myra&Miller, David, “Mësuesit,shkolla dhe shoqëria”, Tiranë, 1994.
-
Rexhepagiqi, Jashar, “Tema të zgjedhura”, Prishtinë, 2002.
-
Zuna, Afërdita & bashkautorët,“Partneriteti komunitet”, Prishtinë, 2009.
-
Dr. Susan Lin: www.parenting-qa.com (2011) Raporti SMS; www.physorg.com/NEWS(2011)
-
www.nyc.gov/school(2011)