Klasat e bashkangjitura, mundësi integrimi apo segregimi për fëmijët me nevoja të veçanta

Autorët

  • Sahare Reçica

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4434

Abstrakti

Arsimi special në Kosovë daton që nga vitet e pesëdhjeta. Deri para pak vitesh, në të kanë qenë të përfshirë një numër i kufizuar i nxënësve, kryesisht në shkolla speciale në disa qendra të arsimit special dhe në gjashtë klasa të bashkangjitura sa ishin në Kosovë deri në vitin 2000. Pas luftës, reformimi i sistemit arsimor në Kosovë solli ndryshime pozitive edhe në arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Duke pasur parasysh mungesën e ekspertëve dhe kuadrove të nevojshëm për arsim special, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka caktuar donatorë ndërkombëtar si agjenci drejtuese për projekte të lidhura me fusha të ndryshme të sistemit arsimor. Qeveria Finlandeze, përmes programit Përkrahja Finlandeze për Zhvillimin e Sektorit të Arsimit në Kosovë (FSDEK), e cila njihet me përvojën e saj nga kjo sferë e arsimit si ndër më pozitivet në botë, që nga viti 2000 ,është ndër mbështetëset kryesore të zhvillimit të arsimit special në Kosovë. Ndër shumë projekte të FSDEK-ut, të cilat i ka mbështetur edhe MASHT-i, ka qenë edhe hapja e klasave të bashkangjitura në shkolla të mësimit të rregullt në gjitha rajonet e Kosovës , me qëllim që të avancojë idenë e qasjes gjithëpërfshirëse. Kohët e fundit janë paraqitur dilema rreth asaj se klasat e bashkangjitura po i kontribuojnë më tepër integrimit apo segregimit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Për ta verifikuar gjendjen, funksionimin, rolin, pozitën e nxënësve në këto klasa, FSDEK-u ka parë të nevojshme realizimin e një hulumtimi një hulumtim që do të pasqyronte të dhëna më se të rëndësishme për gjendjen aktuale në këto klasa. Për realizimin e këtij projekti hulumtues , FSDEK-u kontraktoi Institutin Pedagogjik të Kosovës ( IPK ), gjegjësisht Zyrës për Arsimin Special (ZAS ).

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Departamenti i Arsimit dhe Shkencës

  2. Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, Prishtinë, 2001

  3. MASHT, Prishtinë,2004

  4. Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Kosovës

  5. MASHT, Prishtinë, 2007

  6. Strategjia për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Kosovë 2007 – 2017

  7. Haxhi Ymeri, V & Marita Nika Flagler,Tiranë,shkurt,2005

  8. Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollën shqiptare

  9. Save the Children & FSHDP (Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Paaftësisë),Tiranë, 31 mars, 2005

  10. Raport studimor mbi efektivitetin e zbatimit të kuadrit ligjor që garanton edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kushtet e arsimit gjithëpërfshirës

  11. Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD),Kosovë,2007

  12. Politikat arsimore për nxënësit në rrezik dhe ata me paaftësi në Evropën Juglindore, Kosovë 2007

  13. Murphy, 1996 Unë jam si ju

Downloads

Botuar

2024-05-16

Si të citoni

Reçica, S. (2024). Klasat e bashkangjitura, mundësi integrimi apo segregimi për fëmijët me nevoja të veçanta. Kërkime Pedagogjike, 1(1), 41–66. https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4434