Vlerësimi I nxënësve – praktikat dhe treguesit
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4439Abstrakti
Hulumtimit është kryer nga Sektori i Planifikimit Mësimor/Zyra për Standarde dhe Vlerësim, në kuader të projekteve inicuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës 2007/2010. Hulumtimi përfshin praktikat aktuale të vlerësimit të brendshëm. Rezultatet e hulumtimit do të ofrojnë tregues dhe argumente për te ndihmuar dhe orientuar drejtimet kryesore që e avancojnë procesin e vlerësimit tek ne dhe e bëjnë atë të krahasueshëm dhe të matshëm me vendet që kanë sistem të përafërt të edukimit. Procesi i reformës arsimore në Kosovë ka filluar nga vitit 2001. Ekspertiza ndërkombëtare ka ndihmuar hapjen e sistemit arsimor drejt trendeve bashkëkohore nderkombëtare. Reforma arsimore, përveq strukturës së arsimit ,ka përfshirë edhe kornizën e kurrikulit, pra edhe procesin e vlerësimit. Në këtë proces janë hartuar udhëzime administrative që rregullojnë procesin e vlerësimit, ka filluar edhe implementimi i vlerësimit të jashtëm në fund të niveleve të shkollimit, përkatësit në fund të klasës së pestë, në fund të klasës së nëntë-testi i arritëshmerisë, si dhe testi i maturës në fund të shkollës së mesme të ulët. Rezultatet nga vlersimi i jashtëm jënë mjaft të ulëta dhe nuk korrespondojnë me rezultatet nga vlerësimi i brendshëm. Edhe pse kanë kaluar disa vite nga kjo traditë, perspektivat në këtë drejtim nuk janë të kënaqëshme. Prandaj, hulumtimi i kësaj fushe është më interes të veçantë, sepse do t’u ndihmojë të gjithë atyre që merren me këtë fushë, me theks të posaçëm atyre që në praktikat shkollore sfidohen në mënyra të ndryshme. Rëndësia e hulumtimeve në fushën e vlerësimit lidhet edhe me përafrimin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm, si mundësi për të pasur qasje në vlerësimet ndërkombëtare, siç është programi ndërkombëtar PISA. Hulumtimi është projektuar për të zbatuar një qasje të përgjithshme të metodologjisë hulumtuese, duke u bazuar në shqyrtimin e dokumentacionit që rregullon procesin e vlerësimit, në dokumentimet e shkollave për vlerësimin e nxënësve, në veçanti në përpunimin e informacionit të marrë nëpërmjet takimeve me fokus grupet e interesit, si dhe nëpërmjet pyetësorëve nga anketimi respondentëve nga të gjitha grupet e interesit të përcaktuar për përfshirje në hulumtim. Rezultatet nga hulumtimi ynë konfirmojnë se përkundër disa përparimeve në fushën e vlerësimit, vlerësimi i brendshëm i nxënësve vazhdon të jetë në ”krizë“. Deri te një gjendje e tillë ka ardhur si rezultat i humbjes së interesimit të nxënësve për mësim, punës jo në nivel të mësimdhënësve , mosnjohjes në thelb të kritereve bazë të vlerësimit, presioneve që i bëhen mësimdhënësve për dhënien e notave të pamerituara, drejtuesve të shkollave që duan kalueshmëri të lartë të nxënësve me justifikim të ”ngritjes “ së përformancës së shkollës, ruajtjes së personelit arsimor , presionit të prindërve që kërkojnë nota të pamerituara për fëmijët e tyre, numrit të madh të nxënësve në klasë dhe menaxhimit jo cilësor të procesit të vlerësimit me bazë shkolle .Këto rezultate u identifikuan gjatë dy punëtorive të organizuara me fokus grupet e interesit dhe gjatë hulumtimit në terren. Hulumtimi në terren tregoi se rishikimi dhe vendosja e standardeve të përmbajtjes dhe standardeve të arritjes, përgatitja e udhëzuesve, doracakëve e informatorëve të ndryshëm për procesin e vlerësimit, hartimi i një programi funksional dhe koherent për aftësimin e mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave në fushën e vlerësimit, si dhe zbatimi i teknikave të vlerësimit formativ, janë drejtimet kryesore që e avancojnë procesin e vlerësimit të brendshëm dhe e përafrojnë atë me vlerësimin e jashtëm.Shkarkimet
Metrics
References
-
Grup autorësh: Plan programet kombëtare në Kosovë – vlerësimi i hapave të parë, Instituti i Edukimit, Universiteti i Londrës,, Prishtinë, 2005.
-
Grup autorësh: Përmirësimi i përformancës së organizatës, ADEA, Prishtinë, 2005.
-
Grup autorësh: Vlerësimi i arsimit 3, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 2003.
-
Grup autorësh: Arsimi bazik cilësor në funksion të zhvillimit njerëzor ( Raport nga hulumtimi ), KEC dhe forumi 2015, Prishtinë, 2006.
-
Projekti KOSVET: Korniza kombëtare e sigurimit të cilësisë për AAP, KOSVET, Prishtinë, Janar 2006.
-
Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, Departamenti i Arsimit dhe i Shkencës, Prishtinë, shtator 2001.
-
Kraja, Dr. Musa (2006): Pedagogjia, SHBLU, Tiranë.
-
Kraja, Prof.dr.Musa (2008): Pedagogji e zbatuar, GEER, Tiranë.
-
MASHT (2008): Udhëzimet Administrative për Arsimin dhe
-
Aftësimin Parauniversitar, Prishtinë
-
Mita, Dr. Nikoleta: Vlerësimi në bazë shkolle, Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë, 2003.
-
Musai, Dr.Bardhyl: Psikologji edukimi, PEGI, Tiranë, 1999.
-
Tamo, Adem: Testimi i diturisë, teoria dhe praktika, Libri Universitar, Tiranë 1995.
-
Zeneli, Isuf (2003): Bazat e standardizimit në arsim, Libri Shkollor, Prishtinë
-
Zyra Rajonale e Arsimit në Prishtinë: Raporti nga analiza e
-
rezultateve të testit të arritshmerisë me rezultatet e vlerësimit të brendshëm, Prishtinë, 2006.