Mjedisi shkollor dhe ndikimi I tij në procesin mësimor
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4444Abstrakti
Mjedisi shkollor është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Për të vlerësuar gjendjen reale të mjedisit shkollor në shkollat tona dhe për të parë se sa ndikon në arritjet e nxënësve në mësim dhe në shëndetin e tyre, kemi bërë një hulumtim, në të cilin janë përfshirë disa shkolla të rajoneve të ndryshme të Kosovës, në fshatra dhe në qytete, në shkolla me infrastrukturë të ndryshme, diku të mirë e diku jo të mirë. Janë nxjerrë rezultatet e hulumtimit dhe rekomandimet që kanë dalë do të dërgohen në Ministrinë e Arsimit, me qëllim që të merret parasysh gjendja faktike e shkollave dhe ndikimi i gjendjes në procesin mësimor. Mirëpo, ngritja e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit te nxënësit paraqet vlera, pasi mjedisi i shëndetshëm ofron mundësi zhvillimi të qëndrueshëm. Por, të gjitha institucionet shkollore janë të obliguara të kenë mjedis dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor dhe ngritjen e efektivitetit dhe cilësisë në mësim. Po ashtu, të gjithë nxënësit duhet të zhvillojnë ndjenjën e respektit për mjedisin. Nxënësit duhet zbatojnë përgjegjësitë e tyre që kanë, së pari ndaj vetvetes, ndaj mësimdhënësve, ndaj personelit të shkollës, ndaj rrethit shoqëror dhe ndaj mjedisit që i rrethon,jashtë dhe brenda shkollës . Kemi mbledhur të dhënat, kemi bërë përpunimin e rezultateve dhe nxjerrjen e rekomandimeve dhe pritet implementimi më tutje i projektit.Shkarkimet
Metrics
References
-
-Ligji për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, Prishtinë,2004 -Strategjia e zhvillimit të arsimit parauniversitar në Kosovë ,2007- 2017, Prishtinë -2007, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë .
-
-Strategjia për shkollat promovuese të shëndetit në Kosovë ,2009- 2018 Prishtinë,mars, 2008
-
-KEC- Grup autorësh - Arsimimi bazik-cilësor, në funksion të zhvillimit njerëzor (Raport nga hulumtimi), KEC dhe forumi 2006. -Potera Ismet, Fjalor Mjedisor ,PRISHTINË 2009
-
-Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, PRISHTINË 2003
-
- Korniza e Kurrikulit të ri të Kosovës, Departamenti i Arsimit dhe i Shkencës, Prishtinë, shtator 2001.
-
-KEC – Planifikimi i mësimit dhe vlerësimi,1998
-
-KEC - Strukturë për zhvillimin e mendimit kritik gjatë Kurrikulit. (Udhëzues) Rishikimi dhe kontekstualizimi i planifikimit shkollor, Prishtinë, tetor, 2005.