Trajtesa

Vetëdijësimi I prindit për rolin e tij në shkollë dhe në shoqëri

Duke pasur parasysh ndryshimet që po zhvillohen brenda shoqërisë e familjes dhe duke vlerësuar rëndësinë e faktorit prind brenda këtij zhvillimi, shihet që është shumë e nevojshme çështja e pedagogjizimit të prindërit dhe “mobilizimit” të tij për përkushtim më të njëmendët e më adekuat ndaj fëmijës. Kjo është e nevojshme, sepse në ambientin tonë jetësor (në shkollë, rrugë dhe ambiente të ndryshme shoqërore...) reflektohet një shkallë shumë e ulët e qytetërimit dhe edukimit. Qëllim fondamental i familjes shkollës dhe i shoqërisë në raport me fëmijën dihet që është formimi i një individi të suksesshëm e të dobishëm. Por, në mënyrë të veçantë, prindi, si faktor kyç, duhet të jetë mësues permanent, edukues dhe ndikues gjatë gjithë jetës së fëmijës, posaçërisht gjatë moshës së tij të hershme, e sidomos në rrethana të këtilla të tranzicionit. Mund të duket i rëndë dhe i pakëndshëm për prindërit titulli i këtij trajtimi, por është i motivuar nga mungesa e aspektit të ndërtimit të personalitetit të drejtë e të dinjitetshëm të fëmijës-nxënësit, në familje dhe në shkollë. Si pasojë e kësaj, kemi shumë të theksuara mundësitë e dëmtimit dhe devijimit të personalitetit të fëmijës. Ky fakt shkakton pastaj një sistem problematikash në familje, në shkollë dhe në shoqëri përgjithësisht.
PDF

Downloads

Download data is not yet available.