Inovacionet në mësim – rëndësia e tyre
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4455Abstrakti
Duke pasur parasysh ndryshimet që janë bërë në Kosovë nga periudha e pasluftës deri me sot, shohim se sistemi edukativ është reformuar në një masë të konsiderueshme, mirëpo sa ka pasur sukses dhe sa kanë ecur me kohë, në hapa të sigurt, ende mbetet të shohim. Risitë janë të domosdoshme në çdo sistem arsimor, por duhet të planifikohen, t’u përshtatën kushteve dhe mundësive të vendit, të eksperimentohen dhe implementohen. Modernizimi në fushën e arsimit dhe të edukimit nuk mund të mendohet pa inovacione, që do të thotë pa aplikimin e qëllimtë të ndryshimeve në mësim dhe në sistemin edukativo-arsimor, në përgjithësi, dhe nxitjen për përsosjen e mëtejshme të tyre. Këto ndryshime i përfshijnë jo vetëm mjetet mësimore, por edhe metodat dhe format e organizimit të punës mësimore. Rëndësia pedagogjike e inovacioneve në mësim, përgjithësisht, mund të përfshihet në këtë; realizohet mbështetja shkencore e punës pedagogjike, në mënyrë më reale realizohen qëllimet e edukatës, ndryshon sistemi i arsimit, me qëllim që të bëhet më demokratik, më fleksibil dhe më i gjallë. Shkolla organizohet në atë mënyrë që t’i realizojë me sukses dhe në mënyrë të pavarur detyrat themelore të organizimit, të realizimit dhe të verifikimit të punës së vet, modernizohen përmbajtjet e mësimit dhe u përshtaten nevojave, interesave dhe mundësive të të rinjve në një anë dhe nivelit të zhvillimit të shkencës moderne dhe të nevojave të shoqërisë, synohet realizimi i idesë që nëpërmjet minimumit të fakteve të realizohet maksimumi i ideve, i aftësive për përvetësimin e mëtejmë të diturive dhe i punës krijuese shoqërore.Shkarkimet
Metrics
References
-
Prodanoviq. Dr. Tihomir “Didaktika”, Prishtinë, 1982.
-
.Marc Charson, Motorola Labs-internet-innovation in education. Tel-Aviv University, School of Education, Tel-Aviv, 69978, Izrael.
-
.Mandiq Dr. Petar “ Novacione në mësim”, Prishtinë 1985.
-
Dwight D. Jones .Choice and Innovation - Stimulating Education Reform, April 2008.
-
ttp://www.cde.state.co.us/scripts/reforms/detail.asp?itemid=657725.
-
http://www.cde.state.co.us/scripts/reforms/detail.asp?itemid=657725