Aparatura didaktike në tekstet shkollore - Leximi Letrar, klasat 6, 7, 8 dhe 9

Autorët

  • Bashkim Ali Azemi Instituti Pedagogjik i Kosovës
  • Bekim Morina Instituti Pedagogjik i Kosovës

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4457

Abstrakti

Mungesa e ndonjë hulumtimi lidhur me aparaturën didaktike që përmbajnë tekstet shkollore, me gjithë rëndësinë e saj brenda një teksti shkollor, na shtyri të analizojmë dhe të krahasojmë aparaturën të cilën e përmbajnë tekstet e Letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të ulët. Qëllimi i analizës është të vërejmë se sa i kushtojnë rëndësi autorët e teksteve shkollore këtij aspekti, që libri shkollor të jetë në funksion sa më efikas të nxënies në shkollë dhe jashtë saj. Për të vlerësuar dhe pasqyruar gjendjen reale të përdorimit të aparaturës, në tekstet tona shkollore, kemi bërë një analizë dhe krahasim të teksteve shkollore ‘Leximi letrar’ për klasat 6, 7, 8 dhe 9, të botuara nga shtëpitë botuese ‘Libri shkollor’ dhe ‘Albas”, për vitin akademik 2009/2010, nga autorë të ndryshëm. Paraqitja e të dhënave të nxjerra nga analiza është paraqitur në grafikone, në të cilat vërehen më qartë ngjashmëritë dhe dallimet e aparaturës didaktike që përmbajnë këto tekste. Po ashtu, kemi analizuar edhe një tekst alternativ, ‘Leximin letrar 8’, botuar nga shtëpia botuese “Albas”, libër i cili mendojmë që është mjaft i pasur me aparaturë didaktike.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Petro Rita – Syla Xhevat, ‘Leximi 6’, Sh. B ‘Albas’, Tiranë, 2005. 2. Kumnova Mazllom – Hyseni Munish, ‘Leximi 7’, Sh. B. ‘Libri shkollor’, Prishtinë, 2009.

  2. Kumnova Mazllom – Hyseni Munish, ‘Leximi letrar 8’, Sh. B.‘Libri shkollor’, Prishtinë, 2009.

  3. Demolli Arif – Syla Xhevat, ‘Leximi letrar 9’, Sh. B.‘Libri shkollor’, Prishtinë, 2009

  4. Rrahmani Kujtim, ‘Leximi 8’, Sh. B. ‘Albas’, Tiranë, 2008

  5. Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, Tiranë, 1976.

  6. Osmani Shefik, Fjalori i Pedagogjisë,”8 Nëntori”, Tiranë, 1983.

Downloads

Botuar

2024-05-16

Si të citoni

Ali Azemi, B., & Morina, B. (2024). Aparatura didaktike në tekstet shkollore - Leximi Letrar, klasat 6, 7, 8 dhe 9. Kërkime Pedagogjike, 1(1), 356–368. https://doi.org/10.62928/kp.v1i1.4457

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 > >>