Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në kosovë – instrumente për vetëvlerësim të përformancës dhe vetëzhvillim profesional
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v3i1.4507Abstrakti
Objektivi i këtij shkrimi është nxitja dhe motivimi i drejtorëve të shkollave në përvetësimin dhe praktikimin, në mënyrë të vazhdueshme, të standardeve të praktikës profesionale gjatë planifikimit, udhëheqjes, administrimit, organizimit dhe menaxhimit të punës së shkollës, me qëllim të arritjes së vlerave të edukimit cilësor. Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të drejtorëve të shkollave në përmirësimin e qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë ka nxjerrë udhëzimin administrativ për standardet e praktikës profesionale për drejtorët e shkollave. Këto standarde janë hartuar rreth gjashtë fushave kryesore të udhëheqjes së shkollave. Ato përbëjnë atë se çfarë pritet të dinë drejtorët e shkollave, si dhe çfarë aktivitetesh duhet të kryejnë, me qëllim të arritjes së secilit standard.Shkarkimet
Download data is not yet available.
Metrics
Metrics Loading ...
Downloads
Botuar
2024-05-20
Si të citoni
Buleshkaj , O., & Mehmeti, S. (2024). Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në kosovë – instrumente për vetëvlerësim të përformancës dhe vetëzhvillim profesional. Kërkime Pedagogjike, 3(1), 203–212. https://doi.org/10.62928/kp.v3i1.4507
Numri
Seksioni
Artikuj