Rezultatet e provimit të maturës në shkolla profesionale në raport me vlerësimin e brendshëm

Autorët

  • Luljeta Bajrami-Shala

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v4i1.4565

Abstrakti

Provimi i Maturës Shtetërore është vlerësimi i jashtëm që u bëhet maturantëve në përfundim të nivelit të tretë të shkollimit, gjegjësisht përfundimit të shkollimit parauniversitar. Ky provim është i standardizuar, monitoruar dhe vlerësuar, përmes të cilit dëshmohet shkalla e aftësimit të maturantëve dhe gatishmëria e tyre për 40 vazhdimin e studimeve universitare. Matura është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të arsimit edhe në Kosovë si në shumë vende të botës. Matura është një provim kombëtar me kushte të barabarta për të gjithë kandidatët: ata i nënshtrohen provimit në të njëjtën kohë, duke ndjekur të njëjtat procedura dhe rregulla dhe në pajtim me të njëjtat kritere të vlerësimit. Provimi i Maturës Shtetërorë, është porta përmes së cilës maturanti mund të kalojë në arsimin e lartë. Që nga viti 2008, testi i maturës organizohet në mbështetje të Ligjit nr.03/L – 018 PËR PROVIMIN PËRFUNDIMTAR DHE PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE, prandaj mënyra e organizimit, përmbajtja, kushtet, kriteret dhe procedurat janë të përcaktuara në këtë ligj. Matura është një provim shkollor në fund të shkollimit të mesëm. Duke kaluar provimet e maturës kandidatët provojnë se sa kanë arritur standardet e njohurive të përcaktuara me programin e përgjithshëm të shkollës së mesme. Rezultatet nga arritjet e nxënësve përfaqësojnë bazën për përcaktimin e përfitimeve, si dhe me sfidat e sistemeve arsimore në mbarë botën. Raportet nga rezultatet mund të përdoren nga krijuesit e politikave arsimore si një udhëzues për planifikimin e strategjive dhe ndërmarrja e aktiviteteve në drejtim të përmirësimit të cilësisë në arsim.

Fjalët kyçe:

Provimi i Maturës Shtetërore, vlerësimi i jashtëm, vlerësimi i brendshëm, kompetencë profesionale

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, në bashkëpunim me Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës (2008): Raport teknik - Provimi i Maturës/ matura 2008, MASHT, Prishtinë.

  2. Grillo, prof.dr. Kozma (2002): Fjalor Edukimi (Psikologji – Sociologji – Pedagogji), “Drita 2000”, Prishtinë.

  3. Grup autorësh (2006): Arsimi Cilësor përshpejton zhvillimin e Kosovës, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (Strategjia e Arsimit Parauniversitar 2007-2017), Prishtinë.

  4. Grup autorësh (2008): Treguesit dhe të dhënat statistikore në arsim 2004/05, 05/06, 06/07, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Prishtinë.

  5. Grup autorësh (2009): Menaxhimi cilësor i provimit të Maturës – projekt propozim i studentëve të programit master - Menaxhimi o Arsimit, Fakulteti Filozofik - UP, Prishtinë.

  6. Institute of Education, University of London (2005): Plan-programet kombëtare në Kosovë – Vlerësim i hapave të parë, Londër.

  7. Instituti i Studimeve Pedagogjike (2002): Vlerësimi i Arsimit 2, Tiranë.

  8. Instituti i Studimeve Pedagogjike (2003): Vlerësimi i Arsimit 3, Tiranë.

  9. Ismaili, Fehmi (2006): Vlerësimi i parë objektiv i maturës, MASHT – Botimi i veçantë për procesin e hartimit të Strategjisë së Arsimit Parauniversitar, Prishtinë.

  10. Koliqi, Hajrullah (2003): Tendencat bashkëkohore në arsim (Maket), Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Edukimit, Prishtinë.

  11. Koliqi, Hajrullah (2004): Sistemi i arsimit në Kosovë, ‘Libri Shkollor’, Prishtinë.

  12. Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, libri i bardhë për diskutim, Departamenti i Arsimit dhe Shkencës, Prishtinë, 2001.

  13. Kraja, Prof.Dr. Musa (2008): Pedagogji e zbatuar, GEER, Tiranë.

  14. Ligji Nr. 03/L-018 për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë, 2008.

  15. Lleshi, Flutura (2006): Matura Shtetërore 2005-2006. Revista Pedagogjike, nr 4, Instituti i Kurrikulave dhe i Standardeve, Tiranë.

  16. Mehmeti, Selim (2010): Provimi i Maturës në Kosovë, Fakulteti Filozofik (Punim master), Prishtinë.

  17. Mita, Dr. Nikoleta – Redaktor shkencor (2009): Vlerësimi i nxënësit-Manual për mësuesin, Instituti i Kurrikulës dhe i Trajnimit, Tiranë.

  18. Mita, Dr. Nikoleta (2003): Vlerësimi në bazë shkolle, Qendra për Arsim e Kosovës, Prishtinë.

  19. Njësia për Standarde dhe Vlerësim – MASHT (2007): Raport - Vlerësimi i Maturës 2007, MASHT, Prishtinë.

  20. Programet orientuese për provimin e Maturës Shtetërore – Matura 2010, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë, 2010.

  21. Qendra për Arsim e Kosovës (2009): Assessment on the quality of primary education in Kosovo – Report.

  22. Salihu, Arbër (2008): Zhvillimet në arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë gjatë viteve 2000-2006. Temë e magjistraturës, Fakulteti Filozofik, Nr. 1294/1, datë 11.09.08, Prishtinë.

  23. Udhëzimi Administrativ nr. MASHT 1/2006, Datë: 31.01.2006. Për organizimin dhe vlerësimin e provimit të Maturës në shkollën e mesme të lartë, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë, Prishtinë, 2006.

  24. Zeneli, Isuf (2003): Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, ‘Libri shkollor’, Prishtinë.

  25. Raporti i maturës, qershor 2011

  26. Matura Shtetërore 2012

  27. Faqe të internetit:

  28. http://www.masht-gov.net

  29. http://www.mash.gov.al/matura

Downloads

Botuar

2024-05-24

Si të citoni

Shala, L. (2024). Rezultatet e provimit të maturës në shkolla profesionale në raport me vlerësimin e brendshëm. Kërkime Pedagogjike, 4(1), 61–78. https://doi.org/10.62928/kp.v4i1.4565

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 > >>