Gjendja e planifikimit dhe realizimit të mësimit plotësues për nxënësit e shkollës fillore në Kosovë

Autorët

  • Lirije Bytyqi-Beqiri

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v4i1.4566

Abstrakti

Mësimi si proces edukativo-arsimor planifikohet dhe organizohet për nxënësit. Gjatë planifikimit të mësimit, mësimdhënësi bazohet në njohuritë e nxënësve mesatarë, duke mos lënë anash edhe nxënësit e zgjuar dhe talentet e as nxënësit të cilët për shkaqe të ndryshme mbesin mbrapa në mësime. Edhe për këto kategori të nxënësve mësimdhënësi planifikon dhe organizon forma të përshtatshme të mësimdhënies, si: punë shtesë për nxënësit e zgjuar dhe talentet dhe punë plotësuese për nxënësit të cilët mbesin mbrapa në mësime. Mësimi plotësues organizohet për nxënësit, të cilët për arsye të ndryshme mbesin mbrapa në mësime. Kjo formë e organizimit të mësimit ka rëndësi të madhe si për nxënësit që përfshihen, ashtu edhe për mësimdhënësit, ngase mundëson që pas një periudhe të caktuar kohore nxënësit të plotësojnë njohuritë dhe të ecin me mësime paralelisht me nxënësit e tjerë. Me anë të këtij hulumtimi paraqesim gjendjen e planifikimit dhe realizimit të mësimit plotësues për nxënësit e shkollës fillore në Kosovë. Hulumtimi është realizuar me anë të pyetësorëve të përgatitur për mësimdhënës dhe nxënës të shkollës fillore.

Fjalët kyçe:

Mësim, mësim plotësues, mësimdhënës, plani mësimor, programi mësimor, kategoritë mësimore, nënkategoritë mësimore, planifikimi mësimor, planifikim, organizim, nxënës, hulumtim, analizë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Lirije Bytyqi-Beqiri

Lirije Bytyqi-Beqiri, Sektori i planifikimit mësimor, Instituti Pedagogjik i Kosovës

 

References

  1. - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2011), Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

  2. - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2012), Kurrikula Bërthamë për klasën parafillore dhe arsimin fillor, Prishtinë.

  3. - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2003), Plani dhe programi mësimor për klasën e parë fillore, Prishtinë.

  4. - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2004), Plani dhe programi mësimor, për klasën e dytë fillore, Prishtinë.

  5. - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2005), Plani dhe programi mësimor, për klasën e tretë fillore, Prishtinë.

  6. - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2005), Plani dhe programi mësimor, për klasën e katërt fillore, Prishtinë.

  7. - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2005), Plani dhe programi mësimor, për klasën e pestë fillore, Prishtinë.

  8. - Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (2002), Fjalor i Gjuhës së Sotme, botim i dytë i ripërpunuar (me rreth 35.000 fjalë), ‘Toena’, Tiranë.

  9. - Grillo, k. (2002), Fjalor Edukimi (Psikologji-Sociologji-Pedagogji), Tiranë.

  10. - Musai, B. (2003), Metodologji e mësimdhënies, ‘Pegi’, Tiranë.

  11. - Usaid & Aed (2009), Mësimdhënia dhe mësimi në shekullin 21, Doracak për arsimtarët e arsimit fillor, projekt i arsimit fillor, Shkup.

  12. - Woolkfolk, a. (2011), Psikologji Edukimi, botimi xi, CDE, Tiranë.

  13. Të tjera:

  14. - http://fjalorshqip.com/

  15. - Pyetësori për mësimdhënës

  16. - Pyetësori për nxënës

Downloads

Botuar

2024-05-24

Si të citoni

Beqiri, L. (2024). Gjendja e planifikimit dhe realizimit të mësimit plotësues për nxënësit e shkollës fillore në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 4(1), 79–98. https://doi.org/10.62928/kp.v4i1.4566