Efektet e edukimit parashkollor në përgatitjen e fëmijëve për klasë të parë

Autorët

  • Majlinda Zhitija-Gjelaj

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v4i1.4569

Abstrakti

Qëllimi i këtij hulumtimit është të përcaktohet niveli i gatishmërisë së fëmijëve për klasë të parë, duke bërë një krahasim ndërmjet fëmijëve që kanë qenë të përfshirë gjatë moshës parashkollore në kopsht dhe atyre që i kanë ndjekur një vit klasat parafillore, ose janë edukuar në familje. Ky hulumtim është sasior dhe në të janë përfshirë 500 fëmijë, të cilët janë regjistruar në klasën e parë në shtator të vitit 2011. Ata i takojnë shkollave të qyteteve dhe fshatrave të ndryshme të Kosovës. Kampioni është përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Fëmijët janë vlerësuar kryesisht për gatishmërinë e tyre për klasë të parë, përmes instrumentit matës të standardizuar nga shoqata “Brainline” e autores Joey Du Plooy. Pyetësori është përkthyer dhe përshtatur. Instrumenti mat gatishmërinë e fëmijëve për të analizuar, për të dalluar format e figurat e ndryshme, zhvillimin e muskujve të imët dhe muskujve të mëdhenj, zhvillimin matematikor dhe gjuhësor, përcakton dominancën e përdorimit të dorës, syrit dhe këmbës së djathtë apo të majtë, përcakton aftësinë për të konkluduar, për të bërë sintezë, krahasime etj. Fëmijët janë vlerësuar nga një ekip pedagogësh, të cilët paraprakisht janë trajnuar për përdorimin e këtij pyetësori. Secili fëmijë është vlerësuar individualisht. Rezultatet e hulumtimit rrisin vetëdijen për rëndësinë e edukimit parashkollor institucional dhe japin këshilla për rëndësinë që ka përgatitja e fëmijëve për klasë të parë, jo vetëm në aspektin intelektual, por edhe atë socio- emocional.

Fjalët kyçe:

Edukim parashkollor, gatishmëri për klasë të parë, institucion parashkollor, klasë përgatitore.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Majlinda Zhitija-Gjelaj

Fakulteti Filozofik, Departamenti Pedagogji, Universiteti ‘Hasan Prishtina’, Prishtinë, Kosovë

References

  1. Brada, R. (2001) Pedagogjia familjare, Pejë.

  2. Deva-Zuna, A.(2003), Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë.

  3. Dervodeli, J. (2011), Dallimet në suksesin e nxënësve të shkollës fillore të regjistruar parakohe, me kohë dhe pas kohe.

  4. J.Ronald, L. (2010), School Readiness Begins in Infancy, Kappan magazine.

  5. Kajtazi- Thaçi, A. (2008), Analizë e gjendjes së tanishme në edukimin parashkollor në Kosovë, Prishtinë.

  6. Kelly L. M.(2004), School Readiness Assesment, Beyond the Journal, Young Children on the Web.

  7. Kuvendi i Kosovës (2006), Ligji mbi edukimin parashkollor,

  8. Mulla, A. ( 2011) Roli i institucioneve parashkollore në zhvillimin dhe përgatitjen e fëmijërisë së hershme për përvetësimin e parë të shkronjave, të leximit dhe shkrimit, Buletini 1, Universiteti Planetar i Tiranës.

  9. MASHT (2011), Standardet e zhvillimit dhe të mësuarit mosha 0-6, Prishtinë

  10. Rrapo, N.,& Babamusa, N. (2001), Fëmija, Prindi dhe Matematika1, Tiranë.

  11. Rhode Island KIDS COUNT (2005), Getting ready, Executive Summary, National School Readiness Indicators Initiative, A 17 State Partnership.

  12. Shala, M. (2011, Tetor 28), Në parashkollor apo në parafillor? E përditshmja ‘Kosova Sot’

  13. Veseli, Abdylaziz (1999), Pedagogjia Parashkollore, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë

  14. Zhitija-Gjelaj, M. (2012, Mars), Të përgatitur për klasë të parë, ‘Mësuesi i Kosovës’, 8-9.

Downloads

Botuar

2024-05-24

Si të citoni

Gjelaj, M. (2024). Efektet e edukimit parashkollor në përgatitjen e fëmijëve për klasë të parë. Kërkime Pedagogjike, 4(1), 123–132. https://doi.org/10.62928/kp.v4i1.4569