Ndikimi i interesave në inkurajimin e të rriturve për kualifikim
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v5i1.4719Abstrakti
Një shoqëri që ndryshon parashtron me shpejtësi kërkesa të reja për qytetarët e saj, e një prej tyre është edhe kualifikimi dhe rikualifikimi që të mund të realizojnë më mirë mundësitë e tyre në një shoqëri. I rrituri sot është i përfshirë në një realitet shoqëror i cili karakterizohet nga procese ndryshimesh të shpejta të kualifikimeve të nevojshme për punësim. Interesi e shtyn njeriun të marrë pjesë pandërprerë në arsim gjatë gjithë jetës. Ai manifestohet në formë të nevojës për të siguruar mirëqenie stabile, personale, pavarësinë jetësore në mjedisin ku jetondhe për ngritje dhe përsosje profesionale. Në këtë aspekt të rriturit i bazojnë interesat në qëllime të arritshme ose të perceptuara për t’i arritur, si dhe, kur të rriturit e dinë se në fund do të kenë interes, qoftë ai material, apo për ngritje page, ngritje në detyrë apo karrierë. Asnjë i rritur nuk shfaq interesim të marrë pjesë në kualifikim nëse nuk është i bindur për vlefshmërinë e atij kualifikimi. Pra, interesat e të rriturit për një qëllim praktik apo jetësor janë një nga nxitësit edhe për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Meqë të gjithë të rriturit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ata janë plotësisht të ndryshëm edhe sa i përket aspektit të interesave që ata kanë. Kualifikimi tash shihet si një domosdoshmëri, për arsye se qytetarëve sot u duhet të marrin informacione dhe të përballen me sfidat e së ardhmes në vitet që pasojnë, andaj ata planifikojnë kualifikimet që praktikisht të jenë të përballueshme sa i përket kohës, vendit dhe mundësive financiare. Gjithashtu interesat kanë një ndikim të madh në kualifikim, sepse në kushtet bashkëkohore hapen mundësitë për përfitimin e kualifikimit, të cilat u lejojnnë të rriturve të kenë një autonomi dhe një përgjegjësi më të madhe për kualifikimin e tij. Në këtë aaspekt jeta modernë sjell mundësi më të mëdha dhe altërnativa më të shumta për të rriturit që kanë interesa për t’u arsimuar dhe kualifikuar. Qëllimi i punimit është të analizojë rolin e interesave në arsimin gjatë gjithë jetës nga aspekti i nxitjes për kualifikim, për të ndikuar që të rriturit të arsimohen gjatë gjithë jetës. Pas analizës së tërësishme, do të pasojnë disa rekomandime, të cilat do të jenë në funksion të çështjes së trajtuar.Shkarkimet
Metrics
References
-
Abraham H. Maslow, Drejt psikologjisë së qenies, “Plejad’, Tiranë, 2008.
-
APA Citation: Conlan, J., Grabowski, S., & Smith, K.. (2003). Adult Learning. In M. Orey (Ed.), Emerging perspectives on learning,
-
tëaching, and technology. Retrieved , from http://projects.coe.uga.edu/epltt/
-
Cooper, L. & Von Kotze, A. (2000). Exploring the transformative potential of project based learning in university adult education.
-
Studies in the Education of Adults, v. 32, no. 2, p. 212-229.
-
Dokumentet strategjike për arsimin e të rriturve në Evropën Juglindore.
-
Wade, S. & Hammick, M. (1999). Action learning circles: Action learning in theory and practice. Teaching in Higher Education, v. 4, p. 163-179.
-
King, K. P. & Lawler, P.A. (2003). Trends and issues in the professional development of teachers of adults. New Directions for Adult & Continuing Education, v. 98, p. 5-13.
-
Knowles, M. (2002). Lifelong learning: A Dream. Creating the Future: Perspectives on Educational Change, v. January. October 10,
-
http://www.newhorizons.org/future/Creating_the_Future/crfut_knowles.html.
-
Malcolm S. Knowles, The adult learner, London, 2005
-
Pickles, T. (2000). Experiential Learning... on the Web. October 10, 2003. http://www.reviewing.co.uk/research/experiential.learning.htm.
-
Smith, M. K. (2002). Malcolm Knowles, informal adult education, self-direction and andragogy. The Encyclopedia of Informal
-
Education. October 10, 2003. http://www.infed.org/thinkers/etknowl.htm.