Objektivizmi i mësimdhënësve në vlerësimin përfundimtar të nxënësve (klasa e nëntë) në rajonin e prishtinës

Autorët

  • MA Bekim Morina

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v6i1.4781

Abstrakti

Vlerësim përfundimtar i nxënësve nga mësimdhënësit bëhet pas një pune njëvjeçare, apo një gjysmëvjetori, përmes formave dhe teknikave të ndryshme. Suksesi dëshmon angazhimin e nxënësve gjatë një periudhe të caktuar kohore, gjithmonë nëse vlerësimi i mësimdhënësve është objektiv dhe i bazuar në standarde, duke i respektuar kriteret e vlerësimit me notë për të gjithë nxënësit njësoj. Me qëllim që të kuptojmë se sa janë mësimdhënësit objektivë në vlerësimin përfundimtar të nxënësve të klasave nënta, vështirësitë me të cilat përballen gjatë vlerësimit, kemi bërë një hulumtim me drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe nxënës të klasave të nënta. Përveç analizës kabinetike, është bërë hulumtimi në rajonin e Prishtinës, në 10 shkolla, në të cilin janë përfshirë 10 drejtorë, 20 kujdestarë të klasave dhe 200 nxënës. Për mbledhjen e të dhënave janë përdorur metoda e analizës teorike, metoda e analizës së dokumentacionit dhe metoda e krahasimit, teknika e anketimit dhe e vëzhgimit, ndërsa instrumentet e përdorura kanë qenë fletëpyetësorët. Të dhënat e dala nga hulumtimi na kanë shërbyer për të kuptuar se sa u përmbahen mësimdhënësit udhëzimeve administrative, rregulloreve, standardeve dhe kritereve për vlerësimin e nxënësve, a janë trajnuar mësimdhënësit për vlerësim, a mbajnë portfoljo me punimet e nxënësve, sa është i theksuar dallimi në suksesin e nxënësve në gjysmëvjetorin e dytë krahasuar me të parin, a përballen mësimdhënësit me intervenime në fund të vitit shkollor etj. Bazuar në rezultatet e dala nga hulumtimi, vlerësimi përfundimtar i nxënësve edhe me tutje mbetet një çështje shumë e ndjeshme, në mungesë të objektivizmit të qëndrueshëm në zbatimin e kritereve të standardizuara nga ana e mësimdhënësve. Shkaku subjektivizmit të mësimdhënësve në vlerësim, dallimet në suksesin e nxënësve gjysmëvjetorin e parë dhe të dytë janë të dukshme. Në gjysmëvjetorin e dytë disa nxënësve u jepen nota të pamerituara, prandaj nuk i arsyetojnë ato as përafërsisht në vlerësimin e jashtëm - testin e arritshmërisë, apo kur regjistrohen në arsimin e mesëm të lartë. Rezultatet tregojnë se Udhëzimi administrativ për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve nuk gjen zbatimin e duhur, e po ashtu shpesh nuk zbatohen as standardet e vlerësimit dhe nuk merret për bazë kodi i etikës për vlerësimin e nxënësve nga ana e mësimdhënësve. Meqenëse kemi vlerësim jo të qëndrueshëm në gjysmëvjetorin e dytë nga ana e mësimdhënësve, janë nxjerrë edhe rekomandimet për institucionet përgjegjëse- konkretisht shkollat, drejtorët dhe mësimdhënësit, për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen, bazuar në gjetjet në shkolla. Ndër rekomandimet kryesore është që drejtorët e shkollave dhe inspektorët e arsimit të mbikëqyrin dhe të monitorojnë procesin e vlerësimit të nxënësve nga ana e mësimdhënësve.

Fjalët kyçe:

Kriter, mësimdhënës, nxënës, objektivizëm, standard, sukses, vlerësim

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Devetaku, Hajrije (2014), ‘Ndikimi i vlerësimit të brendshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies’. Kërkime

  2. Pedagogjike (Përmbledhje punimesh). Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë.

  3. Devetaku, Hajrije & Mehmeti, Selim (2010), “Vlerësimi i nxënësve – praktikat dhe treguesit’, Kërkime Pedagogjike (Përmbledhje

  4. punimesh), Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë.

  5. Grup autorësh (2005), “Plan- programet kombëtare në Kosovë - vlerësimi i hapave të parë” Instituti i Edukimit – Universiteti i Londrës,

  6. Prishtinë.

  7. Musai, Bardhyl (2014), ”Metodologji e mësimdhënies”, Qendra për Arsim Demokratik, (botimi i dytë), Tiranë.

  8. Musai, Bardhyl (1998),“Mjeshtëritë themelore të mësimdhënies”,Qendra për Arsim Demokratik, Tiranë.

  9. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2011), Kodi etik për vlerësimin e nxënësve, nr. 49101B, Prishtinë.

  10. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2011), Standardet e vlerësimit, Prishtinë.Mehmeti, Selim, (2013), ‘Hapat e zhvillimit dhe zbatimit të standardeve arsimore dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë’, Kërkime pedagogjike - përmbledhje

  11. punimesh, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë.

  12. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2004): Udhëzimi administrativ për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve, nr. 50/04.

  13. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2011), Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr. 04/L-032,

  14. Prishtinë.

  15. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë (2008), Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Prishtinë.

Downloads

Botuar

2024-06-11

Si të citoni

Morina, B. (2024). Objektivizmi i mësimdhënësve në vlerësimin përfundimtar të nxënësve (klasa e nëntë) në rajonin e prishtinës. Kërkime Pedagogjike, 6(1), 52–74. https://doi.org/10.62928/kp.v6i1.4781

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor