Planifikimi dhe përdorimi i burimeve, mjeteve e materialeve mësimore nga mësimdhënësit e arsimit fillor

Autorët

  • Lirije Bytyqi-Beqiri

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4822

Abstrakti

Ky studim paraqet një analizë të burimeve, mjeteve e materialeve mësimore, udhëzimet e ofruara për mësimdhënës, përfshirjen e tyre në planifikimet e mësimdhënësve, si dhe përdorimin praktik në orë mësimore me nxënës. Qëllimi i studimit ishte të analizojmë praktikat e mësimdhënësve në planifikimin dhe përdorimin e burimeve, mjeteve e materialeve mësimore dhe perceptimet e tyre lidhur me rëndësinë e burimeve, mjeteve e materialeve mësimore në arritjen e rezultateve mësimore me nxënës. Të dhënat e mbledhura janë rezultat i analizës së planifikimeve të mësimdhënësve, vëzhgimit në orë mësimore, si dhe opinioneve të mësimdhënësve të arsimit fillor, të mbledhura përmes pyetësorëve. Hulumtimi ka qenë sasior dhe cilësor. Gjithsej kemi analizuar 31 planifikime mësimore, kemi vëzhguar 29 orë mësimore dhe përmes pyetësorit kemi përfshirë në hulumtim 108 mësimdhënës të arsimit fillor. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se në dokumentet zyrtare, udhëzimet e dhëna për burimet, mjetet e materialet mësimore, janë të përgjithshme, jo specifike, dhe pothuajse të njëjta për secilën klasë. Mjetet e materialet mësimore përfshihen në planifikimet e mësimdhënësve, por jo gjithherë gjejnë zbatim të njëjtat burime, mjete e materiale mësimore të planifikuara paraprakisht, edhe pse janë bukur të pakta në planifikim. Po ashtu, mësimdhënësit kufizohen në mjetet e materialet e gatshme, nuk shfrytëzojnë mjete e materiale nga natyra dhe as mundësinë e përgatitjes së materialeve mësimore. Megjithatë, mësimdhënësit burimet, mjetet e materialet mësimore i shohin si mjaft të rëndësishme, ngase lehtësojnë punën e tyre me nxënës, ndihmojnë në arritjen e rezultateve mësimore, dhe nxisin të menduarit kritik, aktivitetin dhe kreativitetin e nxënësve.

Fjalët kyçe:

Planifikim, burime, mjete, materiale, nxënës, mësimdhënës, arsim fillor.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Lirije Bytyqi-Beqiri

Instituti Pedagogjik i Kosovës

Downloads

Botuar

2024-06-14

Si të citoni

Beqiri, L. (2024). Planifikimi dhe përdorimi i burimeve, mjeteve e materialeve mësimore nga mësimdhënësit e arsimit fillor. Kërkime Pedagogjike, 13(1), 339–358. https://doi.org/10.62928/kp.v13i1.4822