Përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-mësimit

Autorët

  • Bekim Morina

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4845

Abstrakti

Standardi është varianti i gjuhës që përdoret në rrafshin kombëtar në domenet publike, si në shkolla, në institucionet shtetërore, në gazeta, në televizione etj., prandaj është trajtuar përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Qëllimi i punimit ishte të identifikojë nivelin e zotërimit të shqipes standarde nga mësimdhënësit dhe kujdesin e treguar për gjuhën gjatë realizimit të e-Mësimit. Për realizimin e punimit, janë përdorur metoda e analizës dhe protokolli i vëzhgimit. Janë vëzhguar 50 mësimdhënës gjatë realizimit të mësimit në distancë, përmes e-Mësimit në RTK dhe në platformën “YouTube”, gjatë periudhës prill-qershor 2020. Meqenëse në fokus të hulumtimit ishte përdorimi i gjuhës nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-Mësimit, gjatë vëzhgimit kemi vërejtur mësimdhënës me shkathtësi të mira gjuhësore, të cilët e zotëronin kënaqshëm gjuhën standarde dhe bënin kujdes në përdorimin e saj, por kishte nga ata që bënin shkelje të theksuara të normës standarde shqipe gjatë ligjërimit, duke përdorur trajta dialektore, lokalizma, fjalë të huaja të panevojshme dhe formulime të pasakta të fjalive. Rezultatet tregojnë se jo të gjithë mësimdhënësit i kushtojnë vëmendjen e duhur përdorimit të gjuhës standarde, veçanërisht në të folur, prandaj bëjnë shkelje të normave gjuhësore, në rrafshin fonetik, morfologjik, sintaksor, leksikor dhe sidomos shqiptimor. Përqendrimi ynë ishte në identifikimin e shmangieve nga normat gjuhësore gjatë ligjërimit, duke dhënë rekomandimet si të përmirësohet gjendja në të ardhmen nga institucionet përgjegjëse.

Fjalët kyçe:

mësim, mësimdhënës, nxënës, normë, shkelje, shkollë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë (1976). Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë.

  2. Bajçinca, I. (2003). Shqipja standarde në medie, administratë dhe institucione. Kulturë e Gjuhës 1, Prishtinë.

  3. Bajçinca, I. (2016), Shqipja standarde dhe probleme rreth saj, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë.

  4. Elezi, Sh. (2015). Përdorimi i shqipes standarde nga mësimdhënësit e ciklit fillor, Seminari XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë.

  5. Islamaj, Sh. (2004). Gjuha ligjërimi dhe fjala. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë.

  6. Ismajli, R. (2005). Gjuhë standarde dhe histori identitetesh. AShSh, Tiranë.

  7. Këlliçi-Goga N. (2014). Gjuha shqipe në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, Studime Gjuhësore, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë.

  8. Kryeziu, B. (2006). Mësimi i gjuhës standarde në shkollë, Seminari XXV për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë.

  9. Kuçi, S. (2006). Kujdesi për gjuhën standarde, Seminari XXV për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë.

  10. Lloshi, Xh. (2011). Shqipja, gjuhë e hapur dhe dinamike. ‘Onufri’, Tiranë.

  11. Memushaj, R. (2005). Shqipja standarde, “Toena”, Tiranë.

  12. Ministria e Arsimit dhe Shkencës (2020). Udhëzues metodologjik për mësimdhënësit, Prishtinë.

  13. Morina, B. (2014). Roli i mësimdhënësve në përvetësimin e normës së shkruar në shkolla, Studime Gjuhësore, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë.

  14. Munishi, Sh. (2013). Probleme të shqipes standarde në Kosovë, ‘ZeroPrint’, Prishtinë.

  15. Potera, I., Shala, L., Mehmeti, S. (2020). Mësimi në distancë (E-mësimi në arsimin parauniversitar në Kosovë në rrethanat e krijuara nga pandemia covid-19), Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë.

  16. Rugova, B. (2009). Gjuha e gazetave, “Koha”, Prishtinë.

  17. Shkurtaj, Gj. (2008). Si të shkruajmë shqip, “Toena”, Tiranë.

  18. Vinca, A. (2010). Gjuha Standarde shqipe dhe bota akademike, Gjuha Shqipe, Prishtinë

Downloads

Botuar

2024-06-15

Si të citoni

Morina, B. (2024). Përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-mësimit. Kërkime Pedagogjike, 11(1), 39–54. https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4845

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor