Kompetencat pedagogjike të mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta në Kosovë

Autorët

  • Agim Bujari

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4847

Abstrakti

Kompetenca pedagogjike e mësimdhënësve është aftësia për të menaxhuar mësimin, gjegjësisht klasën dhe orën mësimore, e cila përfshin planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e rezultateve të të nxënit të nxënësve. Kompetencat pedagogjike: njohuritë, aftësitë, shprehitë, si dhe mënyrat dhe mjetet e realizimit të aktivitetit në komunikim, zhvillim dhe vetëzhvillim të personalitetit, duhet t’i zotërojë çdo mësimdhënës. Cilësia e kompetencës luan rol të rëndësishëm në krijimin dhe vendosjen e cilësisë së procesit të të nxënit për nxënësit, tregon nivelin e profesionalizmit të mësimdhënësve sipas fushës së tyre, si dhe mund të kontribuojë në përmirësimin e performancës së të nxënit. Qëllimi i studimit të kësaj teme është të konstatohen cilat kompetenca pedagogjike i zotërojnë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta. Popullacionin e hulumtimit e përbëjnë të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta në Kosovë, kurse grupin përfaqësues e përbëjnë 270 mësimdhënës. Mënyra e pjesëmarrjes së mësimdhënësve është e rastësishme. Studimi është i natyrës sasiore dhe për realizimin e tij si instrument është përdorur pyetësori për mësimdhënës, i shkallës Likert. Analiza e të dhënave është bërë përmes programit SPSS 21. Për realizimin e punimit, janë zbatuar metoda e analizës së dokumentacionit, metoda statistikore dhe metoda krahasuese. Përmes pyetjeve janë marrë opinionet e mësimdhënësve për kompetencat pedagogjike që i zotërojnë dhe njëkohësisht është përmbushur qëllimi i hulumtimit. Bazuar në rezultatet e përgjithshme, 88.7% e mësimdhënësve konsiderojnë se kanë kompetenca pedagogjike të nivelit të lartë, 8.3 % konsiderojnë se kompetencat e tyre janë në nivelin mesatar, ndërsa 3 % konsiderojnë se kompetencat i kanë në nivel të ulët, mesatarja e përgjithshme M=4.4. Rezultatet empirike vërtetuan se ka dallime në zotërimin e kompetencave pedagogjike nga ana e mësimdhënësve. Këto rezultate treguan se mesataren më të lartë për kompetencat pedagogjike e kanë mësimdhënësit e gjimnazeve, M=141.05, pastaj mësimdhënësit e shkollave profesionale, M=139.53, ndërsa mesataren më të ulët e kanë mësimdhënësit e shkollave të kombinuara, M=98.93, vlera e X2=7.438, p=0.024<0.05. Rezultatet empirike dëshmojnë se mësimdhënësit kanë vetëbesim të lartë për kompetencat e tyre pedagogjike. Mësimdhënësit e gjimnazeve nivelin e kompetencave pedagogjike e kanë më të lartë se mësimdhënësit e shkollave profesionale dhe shkollave të kombinuara. Rezultatet e hulumtimit tregojnë nivel më të lartë të kompetencave për përdorimin e TIK-ut nga mësimdhënësit e moshës më të re, si dhe zotërim më të lartë të kompetencave pedagogjike nga mësimdhënësit e gjinisë femërore. Mësimdhënësit tregojnë nivel të lartë të kompetencave pedagogjike, të cilat u ndihmojnë atyre të menaxhojnë me sukses procesin mësimor, duke filluar nga planifikimi, deri në procesin e vlerësimit të nxënësve.

Fjalët kyçe:

kompetencë, pedagogjike, mësimdhënës, shkollë e mesme e lartë.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biography

Agim Bujari

Instituti Pedagogjik i Kosovës

References

  1. Bankauskienė, N., Augustinienė, A., Čiučiulkienė, N. (2005). The expression of teacher competencies in action research field: the case-based study of KTU teacher education program Pedagogy. Paper presented at the European Conference on Educational Research, University College Dublin, 7-10.

  2. Maliqi, B. (2012). Etika pedagogjike si faktor në edukim, Disertacion doktorate, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Tiranë.

  3. Cohen. L., et al. (2000). Research Methods in Education (Metodat kërkimore në shkenca sociale), fifth edition, London.

  4. Hakim, Adnan. (2015). Contribution of Competence Teacher (Pedagogical, Personality, Professional Competence and Social) On the Performance of Learning, IJES. Vol. 4, Issue 2, p-1-12, ISSN (e): 2319 – 1813 ISSN (p): 2319 – 1805

  5. Hartini, S. et al. (2018). Teacher pedagogic competency development model: A literature review, semantic Scholar, ISSN: 2352-5398.

  6. Zylfiu, H.; Potera, I.; Alija, R. (2015), Arsimi dhe aftësimi i të rriturve në shkollat profesionale në Kosovë 2010- 2015, Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  7. Kalayci, Ş. (2017). Teknikat statistikore me shumë ndryshore me aplikim SPSS.

  8. Kauffeld, S. (2006): Kompetenzen messen, bewerten, entwickeln. Ein prozessanalytischer Ansatz für Gruppen. Stuttgart, fq. 23-26.

  9. Komisioni i komuniteteve evropiane (2005), Drejt një kuadri evropian të kualifikimit për të mësuarin gjatë gjithë jetës, Bruksel.

  10. König, Johannes, Sigrid Blömeke & Gabriele Kaiser. (2015). Early Career Mathematics Teachers’ General Pedagogical Knowledge and Skills: Do Teacher Education, Teaching Experience, and Working Conditions Make a Difference? International Journal of Science and Mathematics Education volume 13, pages331–350.

  11. Lin, Tzu-Chiang, Chin-Chung Tsai, Ching Sing Chai & Min-Hsien Lee. (2013). Identifying Science Teachers’ Perceptions of Technological Pedagogical and Content Knowledge (TPACK), Journal of Science Education and Technology volume 22, pages325–336

  12. Mardia Hi. R. (2014), Professional Competence, Pedagogical Competence and the Performance of Junior High School of Science Teachers.

  13. MAShT (2013), Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

  14. MAShT (2014), Udhëzim Administrativ, Organizimi dhe planifikimi i procesit arsimor në arsimin dhe aftësimin profesional.

  15. MAShT (2016), Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017- 2021.

  16. MAShT (2017), Korniza Strategjike për Zhvillimin e Mësimdhënësve në Kosovë.

  17. Nouvianti, N. & Iyen Nurlaelawati. (2019). Pedagogical competence development of university teachers with non-education backround: The case of a large university of education in Indonezia, IJE, vol. 11, no. 2, pp. 169-177.

  18. Rahman, M. Hi. (2014). Professional Competence, Pedagogical Competence and the Performance of Junior High School of Science Teachers, Journal of Education and Practice, ISSN 2222-1735 (Paper) ISSN 2222-288X (Online), Vol.5, No.9, pp 75-80.

  19. Statistikat e Arsimit në Kosovë. (2019). ASK/MASHT, SMIA 2018-2019.

  20. Suciu, I. A. (2011). Pedagogical Competences-The key to efficien education, semantic Scholar.

  21. Suciu, I. A.&L. Mâţă (2011). Pedagogical Competences-The key to efficient education, “IOJES”, 3 (2), 411-423.

  22. Trif, Letitia. (2015). Teachers Professional Competencies. Professional development, plus education, vol 12 no 1.

  23. Weinert, Franz E. (2014). Leistungsmessungen in Schulen. Weinheim und Basel: Beltz.

  24. Yasar, I. K.&Erten Pinar. (2014). Teachers' Technological Pedagogical Content Knowledge Self-Efficacies, Journal of Education and Training Studies, v2 n2 p126-144.

Botuar

2024-06-15

Si të citoni

Bujari, A. (2024). Kompetencat pedagogjike të mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta në Kosovë. Kërkime Pedagogjike, 11(1), 107–136. https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4847