Zhvillimi i aftësive dhe shkathtësive të nxënësve në shkrim
DOI:
https://doi.org/10.62928/kp.v9i2.4863Abstrakti
Të shkruarit është një ndër shkathtësitë themelore të gjuhës, të cilën nxënësit e përvetësojnë gjatë arsimit fillor. Është shumë e rëndësishme (thelbësore) që të gjithë nxënësit të shkruajnë mirë dhe pa gabime. Përmes hulumtimit, mblodhëm të dhëna lidhur me shkathtësitë e nxënësve në shkrim. Qëllimi i hulumtimit ishte matja/vlerësimi i shkathtësive të nxënësve në shkrim, si dhe përmirësimi i tyre si rezultat i mbështetjes së ofruar. Shqyrtimi i literaturës dhe analiza e programeve mësimore zyrtare mundësuan të mbledhim të dhëna për rezultatet e pritshme të nxënësve në shkrim, ndërsa të dhënat e mbledhura nga terreni tregojnë për nivelin e arritjeve të nxënësve në përvetësimin e shkathtësive të shkrimit. Rezultatet e hulumtimit treguan se nxënësit e klasës së tretë përballen me vështirësi të ndryshme në shkrim, si: në njohjen e shkronjave, shkrimin e shkronjave, renditjen e shkronjave dhe formimin e fjalëve, përdorimin e shkronjës së madhe, zanorë ë, etj. Ofrimi i mbështetjes në formë të mësimit plotësues ndihmon në zhvillimin dhe përmirësimin e shkathtësive të nxënësve në shkrim. Hipoteza jonë në raport me pyetjen e hulumtimit, se mësimi plotësues ndihmon në përvetësimin e shkathtësive të nxënësve në shkrim, është vërtetuar si e tillë. Rezultatet treguan se nxënësit e përfshirë në programin e mbështetjes nga shkolla arritën rezultate në zhvillimin dhe përmirësimin e shkathtësive në shkrim. Për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet punë, angazhim, vullnet, planifikim dhe angazhim nga ana e mësimdhënësve, e po ashtu edhe bashkëpunim e angazhim nga ana e nxënësve.Fjalët kyçe:
Aftësi, shkathtësi, zhvillim, nxënës, shkrim.Shkarkimet
Metrics
References
-
ASH e RPS të Shqipërisë & Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (1976). Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe, Tiranë.
-
ASH e RPS të Shqipërisë & Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (2002). Rregullat e pikësimit në gjuhën shqipe, Shkenca, Tiranë.
-
Memushaj, R., (2005). Shqipja standarde, Si ta flasim dhe ta shkruajmë, Toena, Tiranë.
-
Nacional Center for Education Evaluation (2012). Teaching Elementary School Students to be Effective Writers,
-
Osmani, Sh.(1983). Fjalor i pedagogjisë, 8 Nëntori, Tiranë.
-
Pllana, SH.( 2012). Aftësimi i nxënësve me ngecje në shkrim dhe lexim (hulumtim në veprim).
-
Schade, B. (PvB). Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë, redaktor dhe përkthyes, Maloku, N., Printing press, Prishtinë.
-
Tahiraj G., Räsänen P. (PVB). Testi i shkrimit, Mbështetja Finlandeze për sistemin e arsimit gjithëpërfshirës në Kosovë 2011-2013
-
Temple Ch., Crawford A., Saul W., Mathews S. R., Makinster, J. (2006). Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit për klasat mendimtare, CDE, Tiranë.
-
Dokumente zyrtare
-
MASHT (2016). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovë,
-
MASHT (2016). Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor,
-
MASHT (2018). Kurrikula lëndore/programi mësimor, klasa e parë, Prishtinë,
-
MASHT (2018), Kurrikula lëndore/programi mësimor, klasa e dytë, Prishtinë,
-
MASHT (2018). Kurrikula lëndore/programi mësimor, klasa e tretë (draft), Prishtinë,
-
MASHT (2005). Plani dhe programi për klasën e katërt të arsimit fillor,
-
MASHT(2016). Plani dhe programi për klasën e pestë të arsimit fillor.