Përvojat e para në organizimin e mësimit tërëditor në shkollat publike në Kosovë

Mësimet e nxjerra

Autorët

  • Lirije Bytyqi-Beqiri
  • Skender Mekolli

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v8i2.4884

Abstrakti

Mësimi tërëditor është një iniciativë e filluar në vitet e fundit në shkollat e Republikës së Kosovës dhe e pilotuar në dhjetë shkolla, në komunat Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Me qëllim që të mësojmë më shumë për përvojat e këtyre shkollave, është realizuar ky hulumtim, qëllimi i të cilit është të paraqesë një pasqyrim të gjendjes dhe të perceptimeve të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, drejtorëve të shkollave, koordinatorëve të shkollave dhe zyrtarëve të Drejtorive Komunale të Arsimit, lidhur me praktikat e mësimit tërëditor, me fokus të veçantë pranimin e iniciativës, mësimet, sfidat dhe mundësitë e vazhdimit të zbatimit. Raporti i hulumtimit është produkt i analizës së dokumentacionit përkatës të ofruar nga Drejtoritë Komunale dhe shkollat, si dhe i të dhënave të mbledhura përmes instrumenteve të hulumtimit, të administruara me një mostër prej 515 pjesëmarrësve, që përfaqësojnë aktorët kryesorë të 10 shkollave të përfshira në mësimin tërëditor, si: nxënës, mësimdhënës, prindër, drejtorë të shkollave dhe zyrtarë arsimorë në DKA-të e tri komunave. Rezultatet e hulumtimit tregojnë së iniciativat e këtyre komunave, të paraqitura përmes projekteve të përgatitura për fillimin e zbatimit të mësimit tërëditor, kanë dallime në strukturën e mësimit, kohën e fillimit të zbatimit dhe formatin e zbatimit. Shkollat kanë dallime sa u përket planeve dhe programeve të mësimit tërëditor, formës së organizimit, kushteve të punës dhe llojeve të aktiviteteve kryesore që i ofrojnë në kuadër të mësimit tërëditor. Dallime vërehen edhe në qëndrimet e aktorëve kryesorë të përfshirë në programin e mësimit tërëditor, sa i përket pranimit të mësimit tërëditor, përgatitjes, përfitimeve, sfidave dhe mundësive për vazhdimin e programit të mësimit tërëditor.

Fjalët kyçe:

organizim, mësim, aktivitete jashtëkurrikulare, shkollë, mësim tërëditor

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Author Biographies

Lirije Bytyqi-Beqiri

Instituti Pedagogjik i Kosovës

Skender Mekolli

Instituti Pedagogjik i Kosovës

References

  1. Miller, Bonnie (2007), Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit, Ferizaj, QPEA

  2. Qehaja,R., Makovci, V., Alshiqi, B., Berisha, A & Perteshoni, D. (2016). Vlerësimi i pilot mësimit gjithëditor në komunën e Prishtinës. Institute for Education Studios. Prishtinë.

  3. Woolfolk, A. (2011), Psikologji edukimi.

  4. Dokumente

  5. Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë (2016), Raport rezultatet e arritura në shkollat ku është duke u implementuar mësimi tërëditor në vitin shkollor 2015/2016, në raport me vitin paraprak.

  6. Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë (2017), Raport -suksesi dhe rezultati i nxënësve i arritur në tri nivelet e arsimit

  7. parauniversitar gjatë vitit shkollor 2016/2017.

  8. Drejtoria Komunale e Arsimit, Prishtinë, Draft dokument (2015), Mësimi tërëditor në Prishtinë,

  9. Instituti EdGuard, Korniza e mësimit gjithëditor, 2016.

  10. Kuvendi i komunës - Shtime (2017), Plani i veprimit për zhvillimin e mësimit tërëditor në komunën e Shtimes.

  11. Kuvendi i komunës - Shtime (2017), Rregullore komunale për organizimin e punës në arsimin parauniversitar.

  12. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (2016), Udhëzim Administrativ nr. 02/2016 për aktivitetet jashtëshkollore, http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/01/ua masht-nr-02-2016-per-aktivitetet-jashteshkolllore-rotated.pdf

  13. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.(2016). Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës (e rishikuar). Prishtinë. http://masht.rks gov.net/uploads/2017/02/korniza-kurrikulare-finale.pdf

  14. Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.(2016). Kurrikulat Bërthamë të rishikuara për (i) Arsimin e parafillor dhe fillor, (ii) Arsimin e mesëm të ulët. Prishtinë. http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/kurrikula-berthame 1-finale-2.pdf

  15. Ligj për arsimin fillor, http://mon.gov.mk/index.php/AL/2014-07-24-06-34-41/zakoni-al,

Downloads

Botuar

2024-06-19

Si të citoni

Beqiri, L., & Mekolli, S. (2024). Përvojat e para në organizimin e mësimit tërëditor në shkollat publike në Kosovë: Mësimet e nxjerra. Kërkime Pedagogjike, 8(2), 139–169. https://doi.org/10.62928/kp.v8i2.4884

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor

1 2 > >>