Vështrim juridiko-penal I formave të veçanta të bashkëpunimit

Autorët

  • Jonida Hyka Departamenti i Shkencave Juridike, Albanian University

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.208

Abstrakti

 

 Qëllimi kryesor i këtij punimi do të jetë trajtimi i formave të veçanta të bashkëpunimit, dallimet e organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal si dhe përkufizimin e organizatës terroriste sipas legjislacionit shqiptar. Krimi i organizuar është bërë problem shqetësues në shkallë ndërkombëtare dhe qëllimi kryesor është luftimi i tij, për të bërë gjithçka të mundur për ta parandaluar, pa dobësuar aspak luftën kundër tij. Edhe në Shqipëri ai qëndron në plan të parë të strategjisë së politikës shtetërore, për shkak të rrezikshmërisë së madhe shoqërore dhe të pasojave të rënda kriminale që sjell. Për luftimin e tij, shtete të ndryshëm, kanë hartuar ligje penale të posaçme, me sanksione të ashpra. Baza juridike e përpjekjeve të përbashkëta qëndron në Konventën e Kombeve të Bashkuara “Për krimin e organizuar ndërkombëtar“ në vitin 2000, e cila unifikoi konceptin e pikëpamjet për krimin e organizuar dhe synoi parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti. Rezultatet tregojnë se janë me dhjetra rastet e arrestimit të pjesëtarëve të organizatave kriminale, ku shtetas shqiptarë e shtetas italian, në bashkëpunim kryejnë veprimtari të gjerë kriminale për trafikun e drogës apo të prostitucionit. Si përfundim, shteti shqiptar ka si detyrë luftën kundër krimit të organizuar, si një krim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të realizuar një nga objektivat kryesore të tij, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Integrimi është një proçes historik që ka përpara sfida të shumta e të mëdha që mbeten për t‘u kapërcyer. 

Fjalët kyçe:

Krimi i organizuar, organizata kriminale, organizata terroriste, banda e armatosur, Konventa e OKB-së

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Elezi, I., “Leksione për kriminologjinë”, Tiranë, 1994, f.72.

  2. Poda, Z., “Krimi i organizuar”, ShBLU, Tiranë, 1998, f.5.

  3. Konventa e OKB-së “Për krimin e organizuar ndërkombëtar”, 1953, botuar në përmbledhje aktesh juridike për drejtësinë, Tiranë, 2000.

  4. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, 1998, neni 122.

  5. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Botim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare, Alb Juris, Tiranë, 2017, f. 19-20.

  6. Elezi, I, Komentari i shtesave dhe ndryshimeve të reja në Kodin penal 2003-2004, Albin, Tiranë, 2004, f.207-210.

  7. Elezi, I, Zhvillimi historik i mendimit juridik shqiptar, SHBLU, Tiranë, 2010, f.222-224.

  8. Konventa kundër trafikimit të paligjshëm të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, botuar në përmbledhje e akteve juridike ndërkombëtare për drejtësinë, Tiranë 2006.

  9. Elezi, I., Kaçupi, S., Haxhia, M, “Komentari i Kodit Penal tw RSH”, Kumi, Tiranw, 2017, f.212-217.

  10. Koça, A, Grupi i strukturuar kriminal – si formë e veçantë e bashkëpunimit, Studime Juridike, N.2, 2005, f.192-200.

  11. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Botim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare, Alb Juris, Tiranë, 2017, f. 20.

  12. Lidhja e kombeve, Masa për eleminimin e terrorizmit ndërkombëtar, rezolutë nr. 51/210, 1937.

  13. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Botim i Qëndrës së Publikimeve Zyrtare, Alb Juris, Tiranë, 2013, f. 115-122.

  14. Bovenkerk, F; Chakra, B, Terrorism and organized crime, Forum on crime and Society,vol. 4, nr.1, f.3.

  15. Konventa Europiane, për shtypjen e terrorizmit, botuar në përmbledhje aktesh juridike ndërkombëtare, Tiranë, 2006.

  16. Shala.XH, Krimi i organizuar, siguria kombëtare dhe sfidat e integrimit, Qëndra Shqiptare e Studimeve për Sigurinë Kombëtare, Tiranë, 2003, f.26-29.

Downloads

Botuar

2021-10-27

Si të citoni

Hyka, J. (2021). Vështrim juridiko-penal I formave të veçanta të bashkëpunimit. Optime, 12(1-2), 149–157. https://doi.org/10.55312/op.v12i1-2.208

Numri

Seksioni

Articles