Aspekte mbi pozitën procedurale të personit të tretë në procesin gjyqësor civil
Abstrakti
Personi i tretë është subjekt me rol të kufi zuar në procesin gjyqësor civil, të drejtat procedurale të të cilit nuk shtrihen deri në disponimin e gjykimit apo të objektit të padisë. Ai ndërhyn ose thirret në një çështje gjyqësore në vazhdim, duke u pozicionuar në mënyrë të caktuar ndaj palëve, dhe në varësi të mënyrës së përfundimit të procesit, të tretit ose palës, në përputhje me të drejtën civile materiale, mund t'i jepet mundësia juridike për të iniciuar një çështje gjyqësore pasardhëse, në të cilën të refl ektohet mënyra e përfundimit të çështjes paraardhëse. Kufi zimi i të drejtave të personit të tretë vetëm në veprimet që nuk përbëjnë disponim të objektit të padisë, është menduar nga ligjvënësi t’i përshtatet kufi zimit të të drejtave procedurale të ndërhyrësit dytësor. Atëherë kur pala e mbështetur prej ndërhyrësit dytësor ka humbur interesin për ta ndjekur çështjen, rezulton se vullneti i ndërhyrësit dytësor nuk do të ishte i mjaftueshëm pa iu bashkëngjitur atij të palës që ai mbështet. Personi i tretë, duke mos qenë ‘palë’ në kuptimin e mirëfi lltë të fjalës, nuk mund të ngarkohet me detyrime, sipas dispozitivit të vendimit përfundimtar të gjykatës. Por sa u takon përfundimeve në të cilat arrin gjykata në kuadër të zgjidhjes së mosmarrëveshjes, këto përfundime të gjykatës sjellin pasoja të caktuara për të tretin, të cilat shndërrohen nga gjendja e tyre potenciale në gjendjen efektive, vetëm kur i treti ose pala vendos të iniciojë çështjen pasardhëse gjyqësore.Fjalët kyçe:
person i tretë, proces gjyqësor civil, palë, të drejta procedurale të kufi zuara, efektet e vendimit përfundimtar.Shkarkimet
References
-
Vendimi Unifi kues nr. 74, datë 07.10.2002, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
-
Troci, K. Ndërhyrja dytësore e personit të tretë në procesin gjyqësor civil. Revista Avokatia, nr.16.
-
N. 160 i K.P.C.: “I padituri ka të drejtë të paraqesë kundërpadi, kur kërkimi i kundërpadisë ka lidhje me atë të padisë ose kur midis tyre mund të bëhet kompensimi.”
-
Troci, K. Ndërhyrja kryesore e personit të tretë, si i ndërhyrjes vullnetare. Revista Avokatia, nr.8.
-
Brati, A. Procedura Civile. Tiranë, 2008; 137.
-
N. 192 i K.P.C.: “Secila palë mund të thërrasë në gjykimin e çështjes një person me të cilin mendon se e ka të përbashkët çështjen ose nga i
-
cili mund të kërkohet një garanci ose shpërblim, që lidhet me përfundimin e çështjes.”
-
N. 193 i K.P.C.: “Gjykata, kur çmon se procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në prani të një personi të tretë, i cili rezulton se ka interes në
-
çështje, e thërret atë ...”
-
Kola Tafaj, F., Vokshi, A. Procedurë Civile. Tiranë, 2013; 137.
-
Vendimi nr. 315, datë 21.05.2013, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.
-
Comoglio, L.P., Consolo, C., Sassani, B., Vaccarella, R. Commentario del Codice di procedura civile. Vol.2. UTET Giuridica, 2012; 118.
-
Vendimi Unifi kues nr. 901, datë 14.07.2000, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
-
Lamani, A. Procedura Civile e RepublikësM Popullore të Shqipërisë. Tiranë, 1962; 45.
-
Tarzia, G. Lineamenti del processo civile di cognizione. Giuff rè Editore, 2009; 183.
-
Lezioni di diritto processuale civile. ScriptaWeb, 2006; 267.
-
“Blerësi, i paditur nga një i tretë që pretendon se ka të drejta mbi sendin e shitur, duhet ta thërasë shitësin në çështje. Kur nuk e bën këtë
-
dhe në dëm të tij është dhënë një vendim i formës së prerë, humbet të drejtën e garancisë për eviksion, në qoftë se shitësi provon se ekzistonin arsye të mjaftueshme për të refuzuar kërkesën. Blerësi që ka njohur vullnetarisht të drejtën e të tretit, e humb të drejtën e garancisë për eviksion, në qoftë se nuk provon se nuk ekzistonin arsye të mjaftueshme për të penguar marrjen e sendit.”
-
Sassani, B. Lezioni di diritto processuale civile. ScriptaWeb, 2006; 296.
-
Ciavola, A., Maccarone, F. Il nuovo processo di cognizione davanti al tribunale. Halley Editrice, 2006; 39.
-
Cecchella, C. Processo Civile. Gruppo 24 Ore, 2012; 37.
-
Nuni, A., Vokshi, A. Pjesëmarrja e personave të tretë në procesin gjyqësor civil. Revista Jeta Juridike; 2010, nr. 1; 21.
-
“Personi i tretë ka të drejtë të kryejë të gjitha veprimet procedurale që u lejohen palëve, përveç atyre që përbëjnë disponim të objektit të padisë.”
-
Vendimi nr. 3343, datë 06.03.2003, i Seksionit I Civil të Gjykatës Italiane të Kasacionit. Në të njëjtën linjë edhe Vendimi nr. 3616, datë 16.04.1994, i Gj.I.K., në të cilin i mohohet kjo mundësi ndërhyrësit dytësor, duke mos qenë ky i fundit titullar i marrëdhënies juridike që përbën
-
objektin e mosmarrëveshjes. Shih: Grasselli, G. Il nuovo processo di cognizione. Cedam, 2012.
-
Kjo vlen edhe nëse të tretit (ndërhyrës dytësor ose i thirrur) kërkohet t’i akordohen të drejta me vendimin gjyqësor përfundimtar. Shih Vendimin Unifi kues nr. 74, datë 07.10.2002, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.